| Zbulimet arkeologjike nė
lidhje me Themudin
Nga tė gjithė popujt e pėrmendur nė Kuran,
Themudi ėshtė njė prej popujve pėr tė cilin disponojmė mė
tepėr informacione deri mė sot. Burimet historike vėrtetojnė
ekzistencėn e njė populli tė quajtur Themud. Populli i qytetit
tė Hixhrit tė pėrmendur nė Kuran nė njė ajet tjetėr mendohet
se ėshtė pikėrisht Themudi, sepse njė emėr tjetėr i Themudit
ishte As'hab El-Hixhr. Kėshtu, fjala "Themud" ėshtė emri
i popullit, ndėrsa qyteti El-Hixhr ėshtė njė prej qyteteve
tė ndėrtuara nga ky popull. Pėrshkrimi i gjeografit grek,
Plinit, pėrputhet me kėtė fakt. Ai shkruante se Domatha
dhe Hegra ishin vendet ku banoi Themudi dhe ku mė vonė u
ngrit qyteti i El-Hixhrit.29
Burimet mė tė vjetra tė njohura qė bėjnė
fjalė pėr Themudin, janė kronikat e fitoreve tė mbretit
babilonas Sargon II (shek. VIII p.e.s.), i cili e mundi
kėtė popull gjatė njė fushate nė Arabinė Veriore. Nė shkrimet
e Aristotelit, Ptolemeut dhe Plinit, grekėt i referohen
kėtij populli si "Tamudaei", d.m.th. "Themud".30
Ky popull u zhduk plotėsisht pėrpara dėrgimit tė profetit
Muhamed, afėrsisht rreth viteve 400-600 e.s.

Nga Kurani mund tė kuptojmė se populli
i Themudit ėshtė pasardhės i Adit. Tė njėjtėn
gjė e konfirmojnė dhe zbulimet arkeologjike, tė
cilat tregojnė se origjina e Themudit, i cili
jetonte nė veri tė Gadishullit Arabik, ėshtė nga
Arabia Jugore, atje ku ka jetuar dikur Adi.
|
Nė Kuran, Adi dhe Themudi gjithmonė pėrmenden sė bashku.
Pėrveē kėsaj, nė shumė ajete, Themudit i kėrkohet tė nxjerrė
mėsime nga shkatėrrimi i Adit. Kjo tregon se Themudi kishte
njohuri tė hollėsishme pėr Adin.
Ne dėrguam te populli i Themudit vėllain
e tyre, Salihun. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun!
Ju nuk keni tė adhuruar tjetėr tė vėrtetė pėrveē Tij
"
Mos harroni se Ai ju bėri trashėgues pas popullit tė Adit,
duke ju dhuruar vendbanime nė tokė, ndėrsa ju ndėrtoni pėr
vete nė fusha ndėrtesa madhėshtore dhe ngrini shtėpi duke
gdhendur shkėmbinjtė nė male. Kėshtu pra, pėrkujtoni mirėsitė
e dhuruara nga Allahu dhe mos bėni ligėsi nė tokė. (El-Araf:
73-74)
Siē kuptohet nga ajeti, ekziston njė lidhje midis Adit
dhe Themudit. Madje Adi mund tė ketė qenė njė pjesė e historisė
dhe kulturės sė Themudit. Salihu e kėshilloi Themudin qė
tė kujtonte shembullin e Adit dhe tė nxirrte mėsime prej
tij.
Ndėrsa vetė Adit iu tregua shembulli i popullit tė Nuhut,
i cili kishte jetuar para tyre. Ashtu siē pati Adi njė rėndėsi
historike pėr Themudin, po ashtu edhe populli i Nuhut pati
njė rėndėsi historike pėr popullin e Adit. Kėta popuj kishin
njohuri pėr njėri-tjetrin dhe ndoshta kishin tė njėjtėn
prejardhje.
Ne kemi thėnė se Kurani flet pėr ekzistencėn e njė lidhjeje
midis Adit dhe Themudit. Themudit iu kėrkua qė tė kujtonte
shembullin e Adit dhe tė merrte mėsim nga shkatėrrimi i
tij, megjithėse vendet ku jetuan Adi dhe Themudi janė shumė
larg nga njėra-tjetra. Nga kjo mund tė mendohet se nuk ekziston
ndonjė lidhje midis kėtyre dy komuniteteve. Atėherė pėrse
i kėrkohet Themudit qė tė kujtojė Adin?
Pėrgjigja zbulohet pas njė hetimi tė shkurtėr. Largėsia
gjeografike midis Adit dhe Themudit ėshtė mashtruese. Burimet
historike zbulojnė se ekziston me tė vėrtetė njė lidhje
e fortė midis tyre. Themudi e njihte Adin, sepse kėta dy
popuj ka shumė tė ngjarė tė kenė pasur tė njėjtėn origjinė.
"Britanica Micropaedia" shkruan pėr kėta popuj nėn titullin
"Themud":
"Nė Arabinė e lashtė
disa fise ose grupe fisesh kanė qenė tė njohura rreth shekullit
IV p.e.s. deri nė gjysmėn e parė tė shekullit VII e.s. Meqenėse
Themudi ka mundėsi ta ketė prejardhjen nga Arabia Jugore,
duket se njė grup shumė i madh prej tyre u shpėrngul nė
veri nė kohėt e hershme, duke qėndruar nė shpatet e Xhebel
Ethleb (malit Ethleb). Punimet arkeologjike tė kohėve tė
fundit kanė nxjerrė nė dritė shkrime dhe piktura tė shumta
themudiane jo vetėm mbi Xhebel Ethleb, por nė tė gjithė
Arabinė Qendrore."31

Nebateanėt, njė prej fiseve arabe,
themeluan mbretėrinė e tyre nė Luginėn e Rumit,
nė Jordani. Nė kėtė vend, i cili njihet dhe si
Lugina e Petrės, mund tė shihen shembujt mė tė
mirė tė mjeshtrisė sė skalitjes sė gurit. Edhe
Themudi pėmendet nė Kuran pėr mjeshtėrinė e punimit
dhe skalitjes sė gurit. Sidoqoftė, sot nuk ka
mbetur gjė tjetėr nga kėta dy popuj veēse disa
rrėnoja qė na japin njė ide tė qartė tė nivelit
tė artit tė asaj kohe. Nė kėto foto ju mund tė
shihni disa shembuj tė punimit tė gurit, nė Luginėn
e Petras.
|
Shkrime tė ngjashme me alfabetin smaitik
(i quajtur themudian) janė gjetur si nė Arabinė Jugore ashtu
edhe nė Arabinė Qendrore.32
Nė fillim, shkrimet u identifikuan nė njė zonė nė veri tė
Jemenit Qendror qė njihet me emrin Themud, e cila kufizohet
nė veri nga Rub'al Khali, nė jug nga Hadrameuti dhe nė perėndim
nga Sheb'ua.
Mė parė, pamė se Adi jetonte nė Arabinė Jugore. Ėshtė shumė
domethėnės fakti se disa mbetje tė Themudit janė gjetur
nė zonėn ku ka jetuar Adi, sidomos pėrreth zonės ku Hadramitėt,
pasardhėsit e Adit, jetuan dhe ndėrtuan kryeqytetin e tyre.
Ky zbulim shpjegon lidhjen midis Adit dhe Themudit, e cila
pėrmendet dhe shpjegohet nė Kuran. Salihu u thotė njerėzve
tė tij se ata ishin trashėguesit e Adit:
Ne dėrguam te populli i Themudit vėllain
e tyre, Salihun. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun!
Ju nuk keni tė adhururar tjetėr tė vėrtetė pėrveē Tij
Mos harroni se Ai ju bėri trashėgues pas popullit tė Adit,
duke ju dhuruar vendbanime nė tokė
" (El-Araf: 73-74)
Themudi e pagoi shtrenjtė mosbindjen ndaj tė dėrguarit
tė Allahut dhe u ndėshkua rėndė. Ndėrtesat madhėshtore nuk
mundėn ta shpėtonin prej fundit tė tmershėm. Fati i tij
ishte i njėjtė me fatin e shumė popujve tė tjerė, tė cilėt
mohuan tė vėrtetėn.
--------------------------------------------------------------------------------------------------
29 "Hicr", Islam
Ansiklopedisi: Islam Alemi, Tarihi, Cografya, Etnografya
ve Bibliyografya Lugati, Vol. V/1, fq. 475
30 Philip Hitti, "A History
of the Arabs", London: Macmillan, 1979, fq. 37
31 "Thamuds", Britannica Micropaedia,
Vol. XI, fq. 672
32 Brian Doe, "Southern Arabia",
Thames and Hudson, 1971, fq. 21-22
|