Themudi

Populli i Themudit i pėrgėnjeshtroi tė dėrguarit.
Pasi ata thanė: "Si mund t'i shkojmė prapa njė njeriu tė vetėm nga gjithė ne? Nėse do ta bėnim kėtė ne do tė ishim tė humbur dhe tė ēmendur. Si ka mundėsi qė shpallja iu dha atij qė ėshtė njė prej nesh? Ai ėshtė njė gėnjeshtar i pafytyrė!"
Nesėr do ta marrin vesh se kush ėshtė gėnjeshtar i pafytyrė! (El-Kamer 23-26)

Siē thuhet nė Kuran, populli i Themudit i refuzoi paralajmėrimet e profetit tė dėrguar nga Allahu, ashtu siē kishte vepruar edhe populli i Adit mė parė. Pėr kėtė arsye ata merituan ndėshkimin e Allahut.

Sot, si rezultat i studimeve arkeologjike dhe historike, shumė gjėra tė panjohura mė parė janė zbuluar, ndėrmjet tyre vendi ku jetoi Themudi, shtėpitė qė kishin ndėrtuar dhe mėnyra e tyre e jetesės. Ekzistenca e Themudit, i cili pėrmendet nė Kuran, ėshtė njė fakt historik i vėrtetuar nga shumė zbulime arkeologjike tė kohėve tė fundit.

Pėrpara se tė hedhim njė vėshtrim mbi zbulimet arkeologjike, do tė ishte me dobi tė shqyrtonim mė parė historinė e pėrmendur nė Kuran dhe tė vėmė re kokėfortėsinė dhe kryeneēėsinė e kėtyre njerėzve.

Profeti Salih transmeton mesazhin

Salihu u dėrgua pėr tė paralajmėruar popullin e Themudit. Ai ishte njė person i njohur brenda shoqėrisė sė Themudit. Njerėzit e tij, tė cilėt nuk e prisnin njė gjė tė tillė, u habitėn nga thirrja qė u bėri ai pėr tė hequr dorė nga rruga e tyre. Reagimi i menjėhershėm i tyre ishin shpifjet dhe kėrcėnimet e shumta qė Salihu tė hiqte dorė nga rruga e nisur.

Edhe te populli i Themudit dėrguam vėllain e tyre, Salihun. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun, ju nuk keni tė adhuruar tė vėrtetė tjetėr veē Atij. Ai ju krijoi nga toka dhe ju vendosi nė tė, kėshtu pra, kėrkoni falje prej Tij dhe kthehuni tek Ai tė penduar. Me tė vėrtetė Zoti im ėshtė gjithmonė afėr (robit me dijen e Tij) dhe i pėrgjigjet lutjes sė tij."
Ata i thanė: "O Salih, mė parė ne shpresonim shumė te ti. Si mund tė na ndalosh qė tė adhurojmė atė qė kanė adhuruar prindėrit tanė? Ne me tė vėrtetė jemi nė dyshim pėr ēka po na kėshillon." (Hud: 61-62)

Njė pjesė e vogėl e popullit iu pėrgjigj thirrjes sė Salihut, ndėrsa pjesa mė e madhe vazhdoi rrugėn e mohimit dhe mosbindjes. Krerėt e popullit nė veēanti i hodhėn poshtė mėsimet e Salihut dhe mbajtėn njė qėndrim tepėr armiqėsor. Ata u pėrpoqėn me tė gjitha mjetet qė t'i pengonin dhe t'i shtypnin besimtarėt e paktė. Po pėrse gjithė ky zemėrim dhe kokėfortėsi? Sepse Salihu kėrkonte prej tyre qė tė adhuronin vetėm Allahun, Zotin e qiejve dhe tokės. Vlen tė theksohet se kjo kokėfortėsi nuk ishte karakteristikė vetėm e Themudit, sepse nė tė vėrtetė ky popull po pėrsėriste gabimin e bėrė mė parė nga populli i Nuhut dhe Adi. Kjo ėshtė arsyeja pėrse Kurani i pėrshkruan kėta popuj si mė poshtė:

A nuk ju ka ardhur juve (o njerėz) lajmi i atyre qė kanė jetuar para jush, lajmi i popullit tė Nuhut, Adit, Themudit dhe tė tjerėve pas tyre? Askush nuk i njeh ata veē Allahut. Tek ata erdhėn tė dėrguarit e tyre me prova tė qarta, por ata vendosėn duart nė gojė (nga inati) dhe thanė: "Ne nuk e besojmė mesazhin, me tė cilin jeni dėrguar dhe jemi nė dyshim tė thellė nė lidhje me ēka po na ftoni." (Ibrahim: 9)

Megjithė paralajmėrimet e profetit Salih, njerėzit nuk mundėn tė shkėputeshin nga kthetrat e dyshimit dhe mosbesimit, megjithatė njė grup i vogėl e besoi Salihun. Ata ishin tė vetmit qė shpėtuan sė bashku me Salihun kur erdhi ndėshkimi i premtuar. Krerėt e popullit u pėrpoqėn ta shtypnin kėtė grup tė vogėl besimtarėsh:

Prijėsit kryeneēė tė popullit tė tij u thanė besimtarėve, tė cilėt i konsideronin tė dobėt: "A e dini se Salihu ėshtė i dėrguari i Allahut?" Ata u pėrgjigjėn: "Ne besojmė mesazhin, me tė cilin ai ėshtė dėrguar."
Kryeneēėt pėrsėri thanė: "Ndėrsa ne e mohojmė atė qė ju e besoni." (El-Araf: 75-76)

Njė grup prej atyre qė refuzuan besimin - gjoja nė emėr tė Allahut - bėnė plane pėr ta vrarė Salihun.

Ata i thanė: "Ne parandjejmė prej teje dhe prej atyre qė janė me ty shenja ogurzeza." Ai u tha: "Shenja juaj ogurzezė ėshtė tek Allahu, por ju jeni njė popull qė po vihet nė provė."
Nė qytet gjendeshin nėntė vetė (nga bijtė e parisė), tė cilėt bėnin ligėsi nė tokė dhe ishin tė pandreqshėm.
Ata thanė: "Betohuni ndaj njėri-tjetrit nė emėr tė Allahut qė ta vrasim Salihun natėn bashkė me familjen e tij dhe pastaj t'u themi tė afėrmve tė tij: "Ne nuk morėm pjesė nė vrasjen e familjes sė tij; ne nuk po gėnjejmė."
Kėshtu ata pėrgatitėn planet e tyre djallėzore, por edhe Ne bėmė planet Tona, por ata nuk e kuptonin." (En-Neml: 47 - 50)

Populli i kėrkoi Salihut argumente bindėse qė vėrtetonin se ai ishte me tė vėrtetė i dėrguar nga Allahu. Atėherė Allahu u dha atyre si provė njė deve femėr, e cila doli nga njė shkėmb i madh, mirėpo njėkohėsisht i sprovoi ata duke u vendosur disa kushte tė caktuara. Por ata e vranė devenė. Nė suren Esh-Shuara ngjarja tregohet si vijon:

Populli i Themudit i pėrgėnjeshtroi tė dėrguarit.
Kur vėllai i tyre, Salihu, u tha: "Pėrse nuk i frikėsoheni Allahut?
Unė jam njė i dėrguar i besueshėm pėr ju.
Kini pra frikė Allahun dhe dėgjojini fjalėt e mia.
Unė nuk ju kėrkoj asnjė shpėrblim pėr mesazhin qė ju transmetoj.
Shpėrblimin e kėrkoj vetėm prej Atij qė mė krijoi mua.
A mendoni se do tė liheni tė sigurtė nė kėtė vend?
Nė kopshte dhe burime?
Nė fusha me tė mbjella dhe hurma me fryte tė pjekura?
Duke ndėrtuar shtėpitė duke skalitur shkėmbinjtė nė male me shumė mjeshtėri?
Kini pra, frikė Allahun dhe dėgjojini fjalėt e mia.
Dhe mos u shkoni prapa atyre qė janė tė shfrenuar (nė kryerjen e veprave te kėqija).
Tė cilėt bėjnė ligėsi nė tokė dhe janė tė pandreqshėm."
Ata i thanė: "Ti nuk je veēse njė njeri qė i kanė bėrė magji.
Ti je njė njeri i zakonshėm si ne. Nėse thua tė vėrtetėn, atėherė na sill njė provė."
Ai u tha: "Ja ku ėshtė deveja! Ajo duhet tė pijė ujė nė ditė tė caktuara, ndėrsa ju duhet tė pini nė ditė tė tjera.
Dhe mos i bėni asgjė tė keqe, pėrndryshe do t'ju godasė ndėshkimi i njė dite tė madhe."
Por ata e therėn devenė dhe mė pas u penduan (nga frika). (Esh-Shuara: 141-157)

Nė suren El-Kamer, Allahu thotė:

Populli i Themudit i pėrgėnjeshtroi tė dėrguarit.
Pasi ata thanė: "Si mund t'i shkojmė prapa njė njeriu tė vetėm, tė gjithė ne? Nėse do ta bėnim kėtė, ne do tė ishim tė humbur dhe tė ēmendur!
Si ka mundėsi qė shpallja iu dha atij qė ėshtė njė prej nesh? Ai ėshtė njė gėnjeshtar i pafytyrė!"
Nesėr do ta marrin vesh se kush ėshtė gėnjeshtar i pafytyrė!
Ne do t'u dėrgojmė devenė pėr t'i vėnė nė provė, ndaj vėzhgoi dhe bėj durim.
Tregoju se uji do tė ndahet ndėrmjet tyre dhe devesė. Secili do tė pijė ujė sipas radhės sė vendosur.
Por ata thirrėn shokun e tyre dhe ai e mori devenė dhe e theri. (El-Kamer: 23 - 29)

Fakti qė ata nuk u ndėshkuan nė atė moment e shtoi edhe mė shumė paturpėsinė dhe arrogancėn e tyre. Ata e sulmuan Salihun duke e akuzuar se ishte gėnjeshtar.

Kėshtu ata e therėn devenė dhe e mohuan nė mėnyrė tė pacipė urdhrin e Zotit tė tyre dhe thanė: "O Salih! Sille ndėshkimin qė na premtove, nėse je me tė vėrtetė i dėrguar i Allahut." (El-Araf: 77)

Allahu ua shkatėrroi planet dhe dredhitė jobesimtarėve dhe e shpėtoi Salihun prej tyre. Pas kėsaj Allahu, e urdhėroi Salihun t'u transmetonte njerėzve se ata do tė shkatėrroheshin pėr tri ditė.

Por ata e therėn devenė, ndaj dhe ai u tha: "Kėnaquni nė shtėpitė tuaja pėr tri ditė. Ky premtim nuk do tė pėrgėnjeshtrohet." (Hud: 65)

Tri ditė mė vonė paralajmėrimi i Salihut u bė realitet dhe Themudi u shkatėrrua.

Britma shkatėrruese i pėrpiu keqbėrėsit dhe ata u shndėrruan nė kufoma tė ngrira nė shtėpitė e tyre, sikur tė mos kishin jetuar kurrė mė parė atje. Nuk ka dyshim se Themudi e mohoi Zotin e tij. I mallkuar dhe i shkatėrruar qoftė Themudi! (Hud: 67-68)

 

www.popujtezhdukur.com
Na Shkruani