| Fatkeqėsitė qė i ndodhėn faraonit dhe
rrethit tė tij tė ngushtė
Faraoni dhe rrethi i tij i ngushtė ishin kaq shumė tė dhėnė
pas idhujtarisė, e cila ishte "feja e stėrgjyshėrve tė tyre",
saqė nuk menduan kurrė pėr t'u larguar prej saj. Madje as
dy mrekullitė kryesore tė Musait, dora e tij qė shkėlqente
dhe shkopi qė u shndėrrua nė gjarpėr, nuk mjaftuan pėr t'i
larguar prej idhujtarisė. Jo vetėm kaq, por ata e shprehėn
hapur kundėrshtimin e tyre dhe thanė: "Ēfarėdo
argumenti qė ti mund tė sjellėsh pėr tė na marrė mendjen me
magjinė tėnde, ne nuk do tė tė besojmė ty." (El-Araf: 132)
Pėr shkak tė kėsaj sjelljeje arrogante, Allahu
u dėrgoi njė sėrė fatkeqėsish nė mėnyrė qė t'i bėnte ata
tė provonin vuajtjen nė kėtė botė, pėrpara vuajtjes sė dėnimit
nė botėn e pėrjetshme.
E para ishte thatėsira dhe rėnia e ndjeshme e prodhimit
tė tė korrurave. Nė lidhje me kėtė, nė Kuran shkruhet:
Ne e sprovuam popullin e faraonit me vite
thatėsire dhe me zi drithėrash e frutash, me qėllim qė tė
zinin mend. (El-Araf: 130)
| Sipėr: Meqė faraonėt
e konsideronin veten si perėndi, ata u pėrpoqėn
tė dukeshin superiorė ndaj njerėzve tė tjerė.
Fotoja tjetėr: Robėr lufte
tė kapur nga egjiptianėt, duke pritur ekzekutimin
e dėnimit me vdekje. |
 |
Egjiptianėt e kishin bazuar sistemin e tyre bujqėsor
nė lumin e Nilit, prandaj ata nuk influencoheshin nga ndryshimet
e faktorėve tė tjerė natyrorė. Por njė fatkeqėsi e papritur
ra mbi ta pėr shkak tė arrogancės dhe mohimit tė tyre. Ka
shumė mundėsi qė pėr arsye tė ndryshme niveli i Nilit ra
shumė dhe kanalet vaditėse qė furnizoheshin nga lumi nuk
kishin ujė tė mjaftueshėm pėr sipėrfaqet bujqėsore. Nxehtėsia
shumė e madhe shkaktoi tharjen e tė mbjellave. Kėshtu, fatkeqėsia
i erdhi faraonit dhe njerėzve tė tij andej nga s'e prisnin,
nga lumi Nil, mbi tė cilin ata mbėshteteshin tėrėsisht.
Kjo thatėsirė e frikėsoi faraonin, i cili mė parė e kishte
zakon t'i drejtohej popullit tė tij si mė poshtė:
"
O populli im! A nuk ėshtė i imi sundimi
i Egjiptit dhe i kėtyre lumenjve qė rrjedhin poshtė meje?
A nuk e shikoni pra?" (Ez-Zuhruf: 51)
Megjithatė, nė vend qė tė zinin mend, egjiptianėt mendonin
se tė gjitha kėto fatkeqėsi ndodhnin pėr shkak tė fatit
ogurzi qė u kishte sjellė Musai dhe Beni Israilėt. Ata ishin
plotėsisht tė bindur pėr kėtė gjė, pėr shkak tė besimeve
tė tyre supersticioze, ndaj pranuan qė tė vuanin prej mjerimit
qė kishte pllakosur. Mirėpo puna nuk mbaroi me aq. Ky ishte
vetėm fillimi. Mė pas, Allahu i goditi ata me njė sėrė fatkeqėsish,
tė cilat pėrshkruhen nė Kuran si mė poshtė:
Kėshtu Ne dėrguam mbi ta vėrshimin, karkalecat,
pleshtat, bretkosat dhe gjakun nė vazhdimėsi tė shenjave
tė qarta, por pėrsėri ata mbetėn mospėrfillės dhe kryeneēė,
sepse ishin njerėz mėkatarė. (El-Araf: 133)
Kėto fatkeqėsi me tė cilat Allahu goditi faraonin dhe njerėzit
e tij pėrshkruhen dhe nė Dhiatėn e Vjetėr.
Dhe peshqit qė ishin nė lumė ngordhėn; dhe
lumi u qelb, kėshtu qė Egjiptasit nuk mund tė pinin mė ujėt
e lumit. Kėshtu pati gjak nė tėrė vendin e Egjiptit. {Eksodi,
7: 21}
Dhe nė qoftė se nuk pranon ta lėsh tė shkojė, ja unė do
ta godas gjithė vendin tėnd me kamzhikun e bretkosave.
Kėshtu lumi do tė mbushet me bretkosa, dhe ato do tė ngjiten
dhe do tė hyjnė nė shtėpinė tėnde, nė dhomėn ku fle ti,
mbi shtratin tėnd, nė shtėpitė e shėrbėtorėve tė tu dhe
midis popullit, nė furrat e tua dhe nė magjet e bukės. {8:
2-3}
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "I thuaj Aaronit: "Zgjate bastunin
tėnd dhe rrih pluhurin e tokės, dhe ai do tė bėhet mushkonja
pėr tėrė vendin e Egjiptit. {8: 16}
Dhe karkalecat u ngjitėn nė tėrė vendin e Egjiptit dhe u
ulėn nė tėrė territorin e tij nė numėr tė madh. Nuk kishte
pasur kurrė njė murtajė tė tillė karkalecash mė parė dhe
nuk do tė ndodhė ndonjė tjetėr. {10: 14}

Ramses II duket nė karrocėn e tij
tė luftės, duke ndjekur njė grup armiqsh. Si shumė
tė tjerė, edhe ky ėshtė njė skenar imagjinar i
imponuar nga faraoni ndaj piktorėve tė tij.
|

Lufta e Kadeshit. Kjo betejė e zhvilluar ndėrmjet
faraonit dhe Hititėve ėshtė transformuar nėpėrmjet
fallsifikimeve nė njė fitore tė madhe tė faraonit.
Nė tė vėrtetė, faraoni u shpėtua nga vdekja nė
momentet e fundit dhe u detyrua tė bėnte paqe.
|
Fatkeqėsi tė tmerrshme po i ndodhnin faraonit dhe rrethit
tė tij tė ngushtė. Meqė ata prisnin udhėzim prej zotave
tė tyre dhe kėrkonin ndihmėn e tyre, Allahu i ndėshkoi nėpėrmjet
vetė objekteve qė ata adhuronin. Psh, lumi Nil dhe bretkosat
ishin tė shenjta pėr egjiptianėt dhe hyjnizoheshin prej
tyre.
Sipas komentuesve tė Dhiatės sė Vjetėr "gjaku" i pėrmendur
ndėrmjet fatkeqėsive qė pllakosėn nė Egjipt ishte kthimi
i lumit Nil nė gjak. Kjo u shpjegua si njė metaforė pėr
kthimin nė tė kuq tė fortė tė lumit Nil. Sipas disa komentusve
tė tjerė, ajo qė i dha lumit kėtė ngjyrė ishte njė lloj
bakterie. Po tė marrim pėr bazė kėtė koment, mund tė thuhet
se bakteria e kishte mbuluar lumin aq shumė, sa e kishte
kthyer nė ngjyrė tė kuqe, ndaj dhe pėrdorimi i kėtij uji
do tė shkaktonte infektimin e ēdo gjallese qė pėrdorte atė.
Shpjegimet e kohėve tė fundit lidhur me gjetjen e shkakut
tė ngjyrosjes nė tė kuqe tė ujit kanė favorizuar faktin
qė protozoarėt, zooplanktonet, lulet algale tė ujėrave tė
kripura dhe tė ėmbla (fitoplanktonet) dhe dinoflagelatet
mund tė jenė shkaktarėt e kėsaj ngjyrosjeje. Tė gjitha kėto
deoksigjenojnė ujin dhe prodhojnė shumė helme tė dėmshme,
si pėr peshqit ashtu edhe pėr bretkosat.
Duke cituar pėrshkrimin e Eksodit nė Bibėl,
Patricia A. Tester, punonjėse e Shėrbimit Kombėtar tė Peshkimit
Detar, vėren nė shkrimin e saj nė Analet e Akademisė sė
Shkencave tė New York-ut, se ndėrsa mė pak se 50 prej afėrsisht
5000 llojeve tė fitoplanktoneve tė njohura janė toksike,
ato tė cilat pėrmbajnė helme mund tė jenė tė dėmshme pėr
jetėn ujore. Nė tė njėjtin botim, Ewen C. D. Tod i "Health
Canada", duke iu referuar tė dhėnave historike dhe parahistorike,
citon afro dy duzina me shembuj tė fitoplanktoneve tė veēanta
qė kanė shkaktuar probleme tė ndryshme nė tė gjithė botėn.
W. W. Carmichael dhe I. R. Falconer kanė hartuar njė listė
tė sėmundjeve qė kanė lidhje me algat blu-jeshile tė ujit
tė ėmbėl. Ekologjisti ujor Joan M. Burkholder i Universitetit
tė Karolinės sė Veriut ka thėnė se njė dinoflagelat (Pfisteria
Piscimorte), i gjetur nė ujėrat e grykėderdhjeve tė lumenjve,
ėshtė e aftė t'i vrasė peshqit siē mund tė kuptohet dhe
nga emri i species.36
Nė kohėn e faraonit ka mundėsi tė ketė ndodhur njė skenar
i tillė. Kur Nili u infektua, peshqit ngordhėn dhe egjiptianėt
u privuan nga njė burim ushqimi i tė rėndėsishėm. Me zhdukjen
e gjahtarėve tė tyre, bretkosat si fillim mund tė shtoheshin
lirisht dhe kėshtu tė mbipopullonin lumin, pastaj, duke
iu larguar ujit tė ndotur, ngordhėn nė tokė dhe u dekompozuan
nė sipėrfaqen e saj bashkė me peshqit. Kėshtu Nili dhe tokat
afėr tij u ndotėn dhe uji u bė i rrezikshėm pėr t'u pirė
ose pėr t'u larė. Pėrveē kėsaj zhdukja e bretkosave bėri
tė mundur qė insektet tė tilla si karkalecat tė riprodhoheshin
jashtė mase. Ky ėshtė njė skenar i mundshėm, megjithatė
vetėm Allahu e di mė sė miri tė vėrtetėn.
Si pėrfundim, edhe pas fatkeqėsive tė njėpasnjėshme qė
ndodhėn dhe pasojave qė ato lanė, as faraoni as njerėzit
e tij nuk i besuan Musait, por vazhduan rrugėn e mendjemadhėsisė.
Faraoni dhe rrethi i tij i ngushtė ishin kaq mendjelehtė,
saqė mendonin se mund ta mashtronin Musain. Kur ndėshkimi
i tmerrshėm ra mbi ta, ata i kėrkuan Musait t'i lutej Allahut
qė t'i shpėtonte:
Kur u erdhi ndėshkimi, ata thanė: "O Musa!
Lutju Zotit tėnd pėr ne pėr hir tė premtimit qė tė ka dhėnė
ty. Nėse e largon ndėshkimin prej nesh, ne do tė tė besojmė
dhe do t'i lėmė Beni Israilėt tė vijnė me ty."
Por kur Ne e larguam ndėshkimin prej tyre deri nė njė afat
tė pėrcaktuar qė duhet ta mbėrrinin, ata nuk e mbajtėn fjalėn
e dhėnė. (El-Araf: 134-135)
Emigrimi nga Egjipti
Musai, duke ndjekur shpalljen e Allahut, e kėshilloi sa
mundi faraonin dhe rrethin e tij tė ngushtė. Si pėrgjigje,
ata u rebeluan dhe e akuzuan Musain se ishte gėnjeshtar
dhe i kishin bėrė magji. Pėr kėtė arsye, Allahu pėrgatiti
njė fund poshtėrues pėr ta.
Ne e frymėzuam Musain duke i thėnė: "Largohu
natėn bashkė mė robėrit e Mi, por ju do tė ndiqeni."
Faraoni dėrgoi lajmėtarė nė tė gjitha qytetet pėr tė mbledhur
njerėz (dhe thoshte): "Ata nuk janė veēse njė grup i vogėl
dhe kanė bėrė diēka qė na ka zemėruar me tė vėrtetė. Ndaj
dhe ne tė gjithė duhet tė jemi tė kujdesshėm."
Nė kėtė mėnyrė Ne i nxorėm nga kopshtet dhe burimet, nga
thesaret dhe vendet e bukura dhe ua lamė trashėgim (pasuritė
e tyre) Beni Israilėvė.
Ata i ndoqėn Beni Israilėt nė kohėn e lindjes sė diellit.
Kur dy grupet panė njėra-tjetrėn, njerėzit e Musait thanė:
"Tani do tė na kapin." (Esh-Shuara: 52-61)
Nė rrethana tė tilla, kur Beni Israilėt menduan se ranė
nė kurth dhe njerėzit e faraonit menduan se ishin gati t'i
zinin, Musai u tha njerėzve tė tij, "Jo,
kurrė! Zoti im ėshtė me mua. Sigurisht qė Ai do tė mė udhėzojė."
(Esh-Shuara: 62)
Nė atė moment, Allahu e shpėtoi Musain dhe Beni Israilėt
duke e ndarė detin. Kur ata kaluan, faraoni dhe njerėzit
e tij u munduan t'i arrinin por uji u kthye pėrsėri nė vendin
e mėparshėm, duke shėnuar fundin e tyre tė premtuar.
Ne e frymėzuam Musain: "Bjeri detit me shkopin
tėnd." Deti u hap dhe tė dy anėt (e ujit) u bėnė si masa
mali tė palėvizshme.
Pastaj Ne i sollėm atje njerėzit e faraonit dhe e shpėtuam
Musain bashkė me ata qė ishin me tė. Ndėrsa tė tjerėt i
pėrmbytėm nė ujė.
S'ka dyshim se kjo ngjarje ėshtė argument i qartė, megjithatė
shumica e tyre nuk janė besimtarė.
Me tė vėrtetė Zoti yt ėshtė i Plotfuqishėm dhe Mėshirėplotė.
(Esh-Shuara: 63-68)
Nė takimin e parė tė Musait me faraonin,
Allahu e shndėrroi shkopin e Musait nė gjarpėr, i cili gėlltiti
magjitė e magjistarėve tė faraonit. Edhe detin, Musai e
ndau me tė njėjtin shkop. Kjo ishte njė nga mrekullitė mė
tė mėdha tė profetit Musa.
| Ku ndodhi ngjarja? |
| Nuk
ka ndonjė mendim tė pėrbashkėt se ku ndodhet vendi
ku Musai ndau detin. Meqė nė Kuran nuk ėshtė dhėnė
asnjė hollėsi mbi kėtė temė, ne nuk mund tė jemi tė
sigurtė pėr korrektėsinė e ndonjė prej mendimeve lidhur
me kėtė subjekt. Disa burime i paraqesin brigjet mesdhetare
tė Egjiptit si vendin ku u nda deti. Nė enciklopedinė
hebraike thuhet:
"Sot
shumica dėrrmuese e opinioneve e identifikojnė Detin
e Kuq tė Eksodit me njė prej lagunave nė brigjet e
Mesdheut."37
Douin Ben Gurion
ka thėnė se ngjarja mund tė ketė ndodhur gjatė mbretėrimit
tė Ramsesit II, ndoshta pas humbjes sė Kadeshit. Nė
librin e Eksodit nė Dhiatėn e Vjetėr, thuhet se ngjarja
ka ndodhur nė Migdol dhe Baal-Zefon, tė cilat ndodhen
nė veri tė deltės sė Nilit. Ky mendim bazohet nė Dhiatėn
e Vjetėr.38
Nė pėrkthimet e librit tė Eksodit
thuhet se faraoni dhe njerėzit e tij u mbytėn nė Detin
e Kuq. Por sipas atyre qė mbėshtesin mendimin e parė,
fjala e pėrkthyer "Deti i Kuq" ėshtė nė fakt "Deti
i Kallamave". Deti i Kallamave aktualisht pėrdoret
pėr t'iu referuar bregut mesdhetar tė Egjiptit. Nė
Dhiatėn e Vjetėr, ndėrsa pėrmendet drejtimi i ndjekur
nga Musai dhe nga ata qė e ndiqnin atė, pėrmenden
fjalėt Migdol dhe Baal-Zefon, vende qė gjenden nė
veri tė deltės sė Nilit, nė bregun e Egjiptit. Kėshtu
Deti i Kallamave i hap shteg mundėsisė qė ngjarja
tė ketė ndodhur nė brigjet mesdhetare tė Egjiptit
sepse nė kėtė zonė, nė pėrputhje me kuptimin e emrit,
kallamat rriten nė sajė tė materialeve tė depozituara
nga lumi.
|
 |
Nė hartė janė shėnuar pikat nga
mund tė ketė kaluar profeti Musa. Siē duket dhe nė hartė,
numrat 1 dhe 2 gjenden nė Detin e Kuq, ndėrsa numri
3 gjendet nė bregdetin mesdhetar tė Egjiptit.
|
-------------------------------------------------------------------------
36 http://www2.plaguescape.com/a/plaguescape/
37 "Red Sea", Encyclopedia
Judaica, Vol. XIV, fq.14-15
38 David Ben-Gurion, "The
Jews in Their Land", New York: A Windfall Book, 1974, fq.32-33
|