| Ardhja e profetit Musa
Pėr shkak tė fanatizmit tė tepruar, egjiptianėt e lashtė
nuk donin ta braktisnin idhujtarinė e tyre. Disa profetė
u dėrguan pėr t'i paralajmėruar dhe pėr t'i thirrurr nė
fenė e drejtė, por faraonėt dhe populli i tyre gjithmonė
i kthyen shpinėn tė vėrtetės. Mė nė fund, Allahu u dėrgoi
atyre profetin Musa, i cili u urdhėrua qė tė ftonte banorėt
e Egjiptit nė fenė e vėrtetė dhe tė shpėtonte Beni Israilėt
nga skllavėria, duke u treguar rrugėn e drejtė. Nė Kuran
thuhet:
Ne tė lexojmė ty disa nga lajmet e vėrteta
tė Musait dhe faraonit pėr njerėzit qė besojnė.
Faraoni e ngriti shumė lart veten nė tokė dhe i ndau njerėzit
nė disa shtresa. Ai shtypte njė prej kėtyre shtresave (Beni
Israilėt) duke vrarė bijtė e tyre dhe duke lėnė gjallė gratė.
Me tė vėrtetė ai ishte shtypės e tiran. Ne deshėm t'u bėjmė
mirėsi tė shtypurve nė tokė, duke i bėrė prijėsa e trashėgues
dhe duke u dhėnė pushtet nė tokė me qėllim qė faraoni, Hamani
dhe njerėzit e tyre tė gjenin prej tyre ēka i frikėsoheshin.
(EL-Kasas: 1-6)
Faraoni donte ta parandalonte shtimin e numrit tė ēifutėve,
duke vrarė tė gjitha foshnjat meshkuj. Kjo qe arsyeja pėrse
me anė tė frymėzimit nga Allahu, nėna e Musait e vendosi
atė nė njė shportė dhe e lėshoi nė lumė. Nė kėtė mėnyrė,
Musai i vogėl arriti deri nė pallatin e faraonit. Nė Kuran,
ajetet qė flasin pėr kėtė ngjarje janė si vijon:
Ne e frymėzuam nėnėn e Musait: "Vazhdo t'i
japėsh gji, por kur tė frikėsohesh pėr tė, hidhe nė lumė
dhe mos ki frikė dhe as mos u pikėllo. Ne do ta kthejmė
pėrsėri te ti dhe do ta bėjmė prej tė dėrguarve."
Pastaj atė e mori familja e faraonit qė nė fund tė bėhej
pėr ta armik dhe (shkak pėr) pikėllim. S'ka dyshim se faraoni,
Hamani dhe ndjekėsit e tyre ishin mėkatarė.Gruaja e faraonit
tha: "(Ky fėmijė do tė jetė) shpresė dhe gėzim pėr mua dhe
pėr ty. Mos e vrisni! Mbase mund tė na sjellė dobi ose mund
ta bėjmė si djalin tonė." Por ata nuk mund ta parandjenin
dot pėrfundimin e kėsaj gjėje. (El-Kasas: 7-9)
Gruaja e faraonit pengoi vrasjen e Musait dhe e adoptoi
atė. Kėshtu, Musai e kaloi fėmijėrinė e tij nė pallatin
e faraonit. Me ndihmėn e Allahut, nėna e tij e vėrtetė u
soll nė pallat si mėndeshė pėr t'i dhėnė gji Musait tė vogėl.
Njė ditė, kur tashmė ishte rritur, Musai pa njė prej ēifutėve
qė po keqtrajtohej nga njė egjiptian. Ai e goditi me grusht
egjiptianin, i cili vdiq. Megjithėse jetonte nė pallatin
e faraonit dhe ishte adoptuar nga vetė mbretėresha, paria
e qytetit vendosi qė ta ndėshkonte me vdekje. Kur e mori
vesh kėtė lajm, Musai u largua nga Egjipti dhe shkoi nė
Medjen dhe ndenji atje pėr disa vjet. Mė pas ai u largua
nga Medjeni. Rrugės, Allahu foli me tė drejtpėrsėdrejti
dhe e ngarkoi me misionin e profetėsisė. Ai u urdhėrua tė
kthehej te faraoni dhe t'i bėnte tė ditur mesazhin e fesė
sė Allahut.
Pallati i faraonit
Musai dhe vėllai i tij, Haruni, shkuan te faraoni pėr t'i
njoftuar mesazhin e fesė sė vėrtetė. Ata i kėrkuan qė t'i
jepte fund shtypjes dhe keqtrajtimit tė Beni Israilėve dhe
t'i linte tė largoheshin nga Egjipti. Ishte e papranueshme
pėr faraonin qė Musai, tė cilin ai e kishte mbajtur afėr
pėr vite me radhė dhe ndoshta do tė ishte bėrė trashėgimtari
i fronit tė tij, tė qėndronte pėrballė tij dhe t'i fliste
nė atė mėnyrė. Pėr kėtė arsye, faraoni e akuzoi Musain se
ishte mosmirėnjohės:
Ai i tha: "A nuk tė rritėm ne ty nė mesin
tonė qė fėmijė dhe kalove shumė vite tė jetės tėnde me ne?
Pastaj bėre fajin qė bėre (duke vrarė njė njeri), pra, ti
je mosmirėnjohės." (Esh-Shuara: 18 - 19)
 |
Njerėzit e skllavėruar
tė cilėt shtypeshin nga faraoni. Veēanėrisht nė epokėn
e Mbretėrisė sė Re, pakicat qė banonin brenda vendit
u detyruan me forcė qė tė punonin nė ndėrtimin e projekteve
gjigande.
Bijtė e Israelit ishin njė prej kėtyre pakicave. Nė
figurėn sipėr, skllevėrit qė shihen duke punuar nė
ndėrtimin e njė tempulli, ka shumė mundėsi tė jenė
Bijtė e Israelit.
Figura e poshtme paraqet pėrgatitjet teknike tė skllevėrve
para fillimit tė njė projekti ndėrtimi. Ata janė duke
prodhuar tulla, duke pjekur baltėn nė zjarr. |
Faraoni u pėrpoq ta prekte Musain dhe tė ndikonte nė ndėrgjegjen
e tij. Ai i kujtoi Musait se ishte gruaja e tij ajo qė e
kishte rritur, ndaj dhe duhej t'i bindej urdhrave tė tij.
Pėrveē kėsaj, Musai kish vrarė gabimisht njė egjiptian.
Tė gjitha kėto veprime ndėshkoheshin rėndė sipas egjiptianėve.
Kjo atmosferė emocionale, qė faraoni pėrpiqej tė krijonte,
bėhej gjithashtu pėr tė influencuar parinė egjiptiane, nė
mėnyrė qė ata tė mbėshtesnin faraonin.
Nga ana tjetėr, mesazhi i fesė sė vėrtetė tė shpallur nga
Musai shkatėrronte fuqinė e faraonit dhe e ulte atė nė nivelin
e njerėzve tė zakonshėm. Qė nga ai moment faraoni nuk do
tė ishte zot dhe do tė detyrohej t'i bindej Musait. Pėrveē
kėsaj, nė qoftė se do t'i linte tė lirė Beni Israilėt, ai
do tė humbiste njė pjesė tė pushtetit dhe kėshtu mund tė
rrezikohej pozita e tij.
Pėr tė gjitha kėto arsye, faraoni as qė ia vuri veshin
fjalėve tė Musait. Ai pėrpiqej tė tallej me tė dhe pėrpiqej
gjithashtu tė ndėrronte temė duke bėrė pyetje pa kuptim.
Nė tė njėjtėn kohė, ai pėrpiqej t'i paraqiste Musain dhe
Harunin si anarkistė dhe i akuzonte ata se kishin motive
politike. Si pėrfundim, as faraoni, as paria e popullit,
pėrveē magjistarėve, nuk iu bindėn Musait. Ata nuk e ndoqėn
fenė e vėrtetė qė u erdhi atyre. Pėr kėtė arsye, Allahu
u dėrgoi disa fatkeqėsi tė ndryshme.
| |
I konsideruar si faraoni i
pėrmendur nė Kuran prej shumė historianėve, Ramsesi
II shihet duke vrarė disa nga skllevėrit e kapur.
Siē mund tė kuptohet dhe nga kėto piktura nė mure,
faraonėt e idealizonin vetveten dhe mundoheshin
tė paraqiteshin si luftėtarė tė pamposhtur dhe
heronj tė gjatė e shpatullgjerė, tė cilėt ishin
nė gjendje tė mundnin njė numėr njerėzish nė tė
njėjtėn kohė.
|
|