Kėto janė disa nga lajmet e vendbanimeve
tė hershme, tė cilat t'i tregojmė ty (o Muhamed):
disa prej tyre ekzistojnė akoma (si shenja), ndėrsa
disa tė tjera tashmė janė fshirė nga faqja e dheut.
Ne nuk u bėmė padrejtėsi atyre, por ata i bėnė padrejtėsi
vetvetes. Kur erdhi urdhri i Zotit tėnd, atyre nuk
u bėnė dobi zotat, tė cilėve ata u luteshin nė vend
tė Allahut dhe nuk fituan veēse shkatėrrim. (Hud:
100 - 101)
Allahu e krijon njeriun, i jep atij formėn shpirtėrore
dhe fizike, e lejon atė tė zgjedhė njė drejtim tė caktuar
nė jetė dhe mė pas e merr atė me anė tė vdekjes. Ai e njeh
mė mirė njeriun dhe i di mė sė miri nevojat e tij, ashtu
siē thuhet dhe nė Kuran: "Si
tė mos e dijė Ai, i Cili ka krijuar..?" (El-Mulk: 14).
Ndaj dhe qėllimi i vėrtetė qė njeriu duhet tė ketė nė jetė
ėshtė madhėrimi dhe adhurimi i Allahut. (Fjala adhurim nuk
pėrfshin vetėm adhurimet e mirėfillta, si falja apo agjėrimi,
por tė gjitha veprat qė janė nė dobi tė njeriut). Pėr tė
njėjtėn arsye, mesazhi dhe shpallja e pastėr e Allahut qė
iu transmetua njerėzve nėpėrmjet tė dėrguarve tė Tij ėshtė
i vetmi udhėzim pėr ta.
Kurani ėshtė libri i fundit dhe i pandryshuar i Allahut.
Kjo ėshtė arsyeja pse ne jemi tė detyruar qė ta pranojmė
Kuranin si udhėzuesin tonė dhe tė jemi krejtėsisht tė bindur
e tė kėnaqur me tė gjitha gjykimet e tij. Kjo ėshtė rruga
e vetme e shpėtimit si nė kėtė botė ashtu edhe nė tjetrėn.
Ndaj ne kemi nevojė tė studiojmė me shumė kujdes dhe vėmendje
Kuranin dhe tė meditojmė rreth tij. Allahu na tregon se
shpallja e Kuranit ka pėr qėllim t'i shtyjė njerėzit tė
mendojnė:
"Ky (Kuran) ėshtė mesazh pėr njerėzit, me qėllim qė
tė shėrbejė si paralajmėrim pėr ta e tė kuptojnė se Ai ėshtė
vetėm njė Zot i adhuruar dhe qė tė pėrkujtojnė njerėzit
me mendje tė shėndoshė." (Ibrahim: 52)
Historitė e popujve tė mėparshėm, tė cilat pėrbėjnė njė
pjesė jo tė vogėl tė Kuranit, janė pa dyshim njė ēėshtje
qė ne duhet t'i kushtojmė vėmendje tė madhe. Pjesa mė e
madhe e kėtyre popujve nuk i pranuan mėsimet e profetėve,
madje shfaqėn armiqėsi tė hapur ndaj tyre. Me kėtė veprim
ata merituan ndėshkimin dhe u zhdukėn nga faqja e dheut.
Kurani na tregon se kėto ndėshkime shėrbejnė si paralajmėrim
pėr brezat pasardhės. Le tė marrim njė shembull: menjėherė
pas pėrshkrimit tė dėnimit tė njė grupi ēifutėsh, tė cilėt
u rebeluan ndaj urdhrave tė Allahut, nė Kuran thuhet:
"Kėshtu pra, Ne e bėmė kėtė ndėshkim shembull pėr
ata dhe pėr brezat qė erdhėn mė pas, si dhe njė mėsim pėr
njerėzit e devotshėm." (El-Bekare: 66)
Nė kėtė website ne do tė flasim pėr disa popuj tė lashtė,
tė cilėt u zhdukėn pėr shkak tė rebelimit tė tyre kundrejt
urdhrave tė Allahut. Qėllimi ynė ėshtė tė hedhim sadopak
dritė mbi kėto ngjarje, ēdonjėra prej tė cilave ishte "njė
shembull pėr kohėn", kėshtu qė sot ato mund tė shėrbejnė
fare mirė si "paralajmėrim" pėr njerėzimin.
Arsyeja e dytė pėr tė cilėn ne po shqyrtojmė historitė
e shkatėrrimit tė kėtyre popujve ėshtė qė tė tregojmė nga
burime tė ndryshme ato qė pėrshkruan Kurani, duke provuar
nė kėtė mėnyrė saktėsinė e ngjarjeve tė pėrshkruara nė tė.
Allahu na tregon se vėrtetėsia e atyre gjėrave qė thuhen
nė ajetet kuranore mund tė vėrehet kudo.
Thuaju atyre: "Tė gjitha lavdėrimet dhe falenderimet
qofshin pėr Allahun! Ai do t'jua tregojė argumentet e Tij
dhe ju do t'i dalloni ato
" (En-Neml: 93)
Njohja e tyre ėshtė njė nga mėnyrat kryesore qė ēojnė drejt
besimit tė vėrtetė.
Pothuajse tė gjitha historitė kuranore qė pėrshkruajnė
ndėshkimin dhe shkatėrrimin e shumė popujve janė bėrė "tė
njohura" dhe "tė vėzhgueshme" nė sajė tė
zbulimeve arkeologjike dhe studimeve tė vazhdueshme. Nė
kėtė studim, ne do tė trajtojmė historitė e njė pjese tė
kėtyre popujve tė zhdukur. (Duhet tė kemi parasysh se disa
prej popujve tė zhdukur tė pėrmendur nė Kuran nuk janė pėrfshirė
nė kėtė libėr, sepse nė Kuran nuk ėshtė pėrcaktuar koha
dhe vendi ku kanė jetuar. Ata janė pėrshkruar vetėm pėr
arrogancėn, mosbindjen dhe kundėrshtimin qė shprehėn ndaj
tė dėrguarit tė Allahut, si dhe pėr fundin e tyre tė tmerrshėm.)
Qėllimi ynė ėshtė tė hedhim dritė mbi realitetin e pėrshkruar
nė Kuran, nėpėrmjet zbulimeve tė kohėve tė fundit pėr t'i
provuar kujtdo, besimtarėve dhe jobesimtarėve, vėrtetėsinė
e fesė sė Allahut.
|