Populli i Sebeit dhe pėrmbytja e Arimit

Vendbanimi i Sebeit ishte njė argument i qartė pėr banorėt e tij. Dy kopshte nė tė djathtė dhe nė tė majtė. "Hani nga begatia e Zotit tuaj dhe falenderoni (pėr) kėtė vend tė mirė dhe (pėr) njė Zot falės tė madh. Por ata u larguan (nga bindja ndaj Allahut), kėshtu qė Ne ēuam kundėr tyre sejlul-arim (pėrmbytjen nga diga e ujit) dhe i shndėrruam tė dy kopshtet e tyre nė toka qė prodhonin fryte tė kėqija e tė hidhura, drunj tė thatė dhe pak bar tė egėr. (Sebe'ė: 15 - 16)

Populli i Sebeit ėshtė njė nga katėr qytetėrimet mė tė mėdha qė populluan Arabinė Jugore. Ky popull vlerėsohet se ėshtė formuar aty midis viteve 1000-750 p.e.s. dhe ėshtė shkatėrruar rreth viteve 550 e.s. nga sulmet qė zgjatėn pėr dy shekuj me radhė, tė persianėve dhe arabėve.

Koha e formimit tė qytetėrimit tė Sebeit ėshtė objekt i shumė diskutimeve. Populli i Sebeit nisi t'i regjistronte dokumentacionet qeveritare rreth vitit 600 p.e.s. Kjo ėshtė arsyeja pėrse nuk ka dokumente tė tyre pėrpara kėsaj date.

Burimet mė tė vjetra, tė cilat i referohen popullit tė Sebeit, janė kronikat vjetore tė luftės qė nga koha e mbretit asirian Sargon II (722 - 705 p.e.s.). Nė shėnimet qė Sargoni shėnonte pėr ata qė i paguanin taksa atij, pėrmendet edhe mbreti i Sebeit, It'amara. Kėto shėnime janė burimi mė i vjetėr i shkruar qė jep informacion pėr qytetėrimin e Sebeit. Megjithatė nuk do tė ishte e drejtė tė arrish nė pėrfundimin se kultura e kėtij populli u formua rreth viteve 700 p.e.s., duke u mbėshtetur vetėm mbi kėtė burim, sepse ka shumė mundėsi qė Sebei tė ketė ekzistuar shumė kohė mė parė se tė regjistrohej dokumentacioni me anė tė shkrimit. Kjo do tė thotė se historia e Sebeit mund tė jetė shumė e hershme. Nė mbishkrimet e Arad-Nanmar, njė prej mbretėrve tė fundit tė shtetit tė Urit, ėshtė pėrdorur fjala Sabum, e cila mendohet se do tė thotė "vendi i Sebeit".39 Nė qoftė se kjo fjalė ka me tė vėrtetė kėtė kuptim, atėherė historia e Sebeit ka nisur qė nė vitet 2500 p.e.s.


Shkrime tė shkruara nė gjuhėn e popullit tė Sebeit.

Tė dhėnat historike qė flasin pėr Sebein zakonisht tregojnė se kultura e tij, ashtu si ajo e fenikasve, ishte e pėrqėndruar kryesisht nė veprimtarinė tregtare. Kėta njerėz zotėronin dhe administronin disa nga udhėt tregtare qė kalonin pėrmes Arabisė Veriore. Tregtarėt sebeinė qė transportonin mallrat e tyre nė Mesdhe dhe nė Gaza, duke kaluar pėrmes Arabisė Veriore, duhet t'i merrnin leje pėr kalim Sargonit II, sundimtarit tė zonės ose t'i paguanin atij njė taksė tė caktuar. Kur sebeinėt filluan t'i paguanin taksa mbretėrisė asiriane, emri i tyre filloi tė regjistrohej nė shėnimet e kėtij shteti.

Sebeinėt njihen nė histori si njė popull i qytetėruar. Nė mbishkrimet e sundimtarėve tė Sebeit janė pėrdorur shpesh fjalėt "rindėrtoj", "dedikoj" dhe "ndėrtoj". Diga e Maribit, e cila ėshtė njė nga monumentet mė tė rėndėsishme tė kėtij populli, ėshtė njė tregues i rėndėsishėm i nivelit teknologjik qė ky popull kishte arritur. Megjithatė, kjo nuk do tė thotė se fuqia ushtarake e Sebeit ishte e dobėt, pėrkundrazi ushtria sebeine ishte njė nga faktorėt mė tė rėndėsishėm qė kontribuoi nė mbijetesėn e kulturės sė kėtij shteti pėr njė periudhė tė tillė kaq tė gjatė.

Shteti sebein zotėronte njė nga ushtritė mė tė forta nė rajon. Nė sajė tė kėsaj ushtrie, shteti ishte i aftė tė ushtronte njė politikė ekspansioniste. Sebeinėt kishin pushtuar tokat e shtetit tė vjetėr Kataban dhe zotėronin shumė toka nė Afrikė. Gjatė vitit 24 p.e.s., gjatė njė ekspedite nė Magrib, ushtria sebeine shpartalloi krejtėsisht ushtrinė e Marcus Aurelius Gallus, guvernatorit romak tė Egjiptit. Sebei mund tė portretizohet si njė shtet qė ndiqte njė politikė tė moderuar, megjithatė nuk hezitonte tė pėrdorte forcėn kur ishte e nevojshme. Me kulturėn e avancuar dhe ushtrinė e tij, shteti sebein ishte njė nga superfuqitė e zonės nė atė kohė.

Kjo ushtri jashtėzakonisht e fortė e shtetit sebein pėrshkruhet edhe nė Kuran. Njė shprehje e parisė sebeine e treguar nė Kuran tregon besimin e madh qė ata kishin nė ushtrinė e tyre. Paria e popullit, duke iu drejtuar mbretėreshės, tha:

Ne kemi fuqi tė madhe dhe mundėsi tė mėdha pėr luftė, por ty tė takon urdhri. Kėshtu pra, mendo mirė se ēfarė do tė urdhėrosh. (En-Neml: 33)

Kryeqyteti i Sebeit ishte Maribi, i cili ishte shumė i pasur falė pozitės sė favorshme gjeografike. Kryeqyteti ishte shumė afėr lumit Adana. Pika ku lumi arrinte malin Belak ishte shumė e pėrshtatshme pėr ndėrtimin e njė dige. Duke e shfrytėzuar kėtė faktor, sebeinėt ndėrtuan njė digė nė kėtė vend me qėllim qė tė ujisnin tokat e tyre. Ata arritėn njė nivel shumė tė lartė mirėqenieje. Kryeqyteti Marib ishte njė nga qytetet mė tė zhvilluara tė kohės. Shkrimtari grek Plini, qė e kishte vizituar atė zonė, e cila i kishte bėrė shumė pėrshtypje, tregon se zona ishte shumė e gjelbėruar.40

Lartėsia e digės nė Marib ishte 16 m, gjerėsia e saj ishte 60 m, ndėrsa gjatėsia 620 m. Sipas llogaritjeve, sipėrfaqja totale qė mund tė vaditej nga diga ishte 9600 ha, prej tė cilave 5300 ha i pėrkisnin ultėsirės jugore, ndėrsa pjesa e mbetur i pėrkiste ultėsirės veriore. Kėto dy ultėsira pėrmenden nė shkrimet sebeine si "Maribi dhe dy ultėsirat".41 Shprehja "dy kopshte nė tė djathtė dhe nė tė majtė" nė Kuran u referohet kopshteve mbresėlėnėse dhe vreshtave nė kėto dy lugina. Nė sajė tė kėsaj dige dhe sistemeve ujitėse, zona u bė e njohur si zona mė pjellore e Jemenit. Francezi J. Holevy dhe austriaku Glaser vėrtetuan nga dokumentet e shkruara se diga e Maribit ekzistonte qė nė kohėt e lashta. Nė kėto dokumente tė shkruara nė dialektin Himer thuhet se kjo digė e bėri territorin shumė pjellor.

Diga u riparua disa herė gjatė shekujve V - VI e.s., megjithatė kėto riparime nuk mundėn ta parandalonin shkatėrrimin e saj nė vitin 542 e.s. Shkatėrrimi i digės solli vėrshimin e Arimit, tė pėrmendur nė Kuran, i cili shkaktoi dėme tė mėdha. Vreshtat, kopshtet dhe fushat e kultivuara pėr qindra vjet u shkatėrruan krejtėsisht. Pas kėsaj fatkeqėsie populli sebein ra nė njė periudhė agonie, e cila shėnoi dhe fundin e sundimit tė tyre.

Pėrmbytja e Arimit


Me ndihmėn e Digės sė Maribit, e cila ishte ndėrtuar nėpėrmjet teknologjisė sė avancuar, populli i Sebeit arriti njė nivel tė lartė zhvillimi dhe mirėqenieje. Tokat e tyre pjellore dhe kontrollimi i rrugėve tregtare ishin faktorėt kryesorė qė ndikuan nė pėrparimin e tyre. Megjithatė, ata i kthyen shpinėn Allahut nė vend qė t'i ishin mirėnjohės pėr gjithė kėto tė mira, ndaj diga u shkatėrrua dhe vėrshimi i Arimit shkatėrroi gjithēka.

Kur ekzaminojmė Kuranin nė aspektin e tė dhėnave historike, vėmė re njė saktėsi tepėr tė madhe. Zbulimet arkeologjike dhe tė dhėnat historike pajtohen mjaft mirė me atė qė tregohet nė Kuran. Siē pėrmendet nė ajetet kuranore, kėta njerėz tė cilėt nuk ua vinin veshin kėshillave tė profetit tė tyre dhe refuzonin besimin e Allahut u ndėshkuan nė fund me njė shkatėrrim tė tmerrshėm. Ky shkatėrrim pėrshkruhet nė Kuran si mė poshtė:

Vendbanimi i Sebeit ishte njė provė e qartė pėr banorėt e tij: dy kopshte nė tė djathtė dhe nė tė majtė. "Hani nga begatia e Zotit tuaj dhe falenderoni (pėr) kėtė vend tė mirė dhe (pėr) njė Zot falės tė madh.
Por ata u larguan (nga bindja ndaj Allahut), kėshtu qė Ne ēuam kundėr tyre sejlul-arim (pėrmbytjen nga diga e ujit) dhe i kthyem tė dy kopshtet e tyre nė toka qė prodhonin fryte tė kėqija e tė hidhura, drunj tė thatė dhe pak bar tė egėr.
Kėshtu i ndėshkuam ata, sepse ishin jobesimtarė dhe mosmirėnjohės. Kėshtu i shpėrblejmė gjithmonė mosmirėnjohėsit. (Sebe'ė: 15 - 17)

Siē theksohet nė ajetet e mėsipėrme, populli i Sebeit jetoi nė njė zonė tė njohur pėr pamjen e saj tė mahnitshme, pėr vreshtat e mėdha dhe pėr kopshtet plot hijeshi. I vendosur nė rrugėt tregtare, Sebei kishte standart shumė tė lartė jetese dhe ishte njė nga qytetet mė tė preferuara tė kohės.

Nė njė vend tė tillė ku niveli i jetesės dhe kushtet ishin kaq pozitive, ajo qė duhet tė kishte bėrė populli sebein ishte tė falenderonte Allahun pėr tė mirat dhe begatitė qė i kishte dhėnė. Por ata nuk vepruan kėshtu. Ata pretenduan se ai vend u pėrkiste atyre dhe se ishin ata tė cilėt i bėnė tė mundura gjithė ato kushte tė mrekullueshme. Ata preferuan tė silleshin me mendjemadhėsi nė vend qė tė ishin tė nėnshtruar dhe mirėnjohės ndaj Allahut. Pėr kėtė shkak ata humbėn gjithēka. Siē tregohet nė ajet, pėrmbytja e Arimit shkatėrroi gjithēka qė ata kishin.

Nė Kuran, ndėshkimi i popullit tė Sebeit njihet me emrin "sejlul-arim" qė do tė thotė "pėrmbytja e Arimit". Kjo shprehje e pėrdorur nė Kuran na tregon gjithashtu mėnyrėn se si ndodhi shkatėrrimi. Fjala "Arim" do tė thotė digė ose pengesė. Shprehja "sejlul-arim" pėrshkruan njė pėrmbytje qė ndodhi me shembjen e kėsaj dige. Duke u bazuar nė termat e pėrdorura nė Kuran pėr pėrmbytjen e Arimit, komentuesit e Kuranit kanė pėrcaktuar vendin dhe kohėn e pėrmbytjes. Meududi shkruan nė komentin e tij:

Siē pėrmendet edhe nė shprehjen "sejlul-arim", fjala "Arim" rrjedh nga fjala "arimen" e pėrdorur nė dialektin arabiko-jugor, e cila do tė thotė "digė, pengesė". Nė gėrmadhat e zbuluara nga gėrmimet e bėra nė Jemen u pa se kjo fjalė ėshtė pėrdorur shpesh me kėtė kuptim. Psh, nė mbishkrimet e shkruara me urdhėr tė sunduesit etiopian tė Jemenit, Ebrehesė, pas restaurimit tė murit tė madh tė Maribit nė 542 dhe 543 p.e.s., kjo fjalė ėshtė pėrdorur herė pas here me kuptimin digė. Pra, shprehja "sejlul-arim" do tė thotė "pėrmbytje, e cila ndodhi pas shkatėrrimit tė njė dige".

"Dy kopshtet e tyre u shndėrruan nė dy kopshte qė prodhonin fruta tė kėqija e tė hidhura." (Sebe'ė: 16)


Sot, diga e famshme e sebeinėve nuk ekziston mė.
Diga e Maribit, rrėnojat e sė cilės shihen sipėr, ishte njė prej projekteve mė tė rėndėsishme tė sebeinėve. Kjo digė u shkatėrrua pėr shkak tė vėrshimit tė Arimit, i cili pėrmendet nė Kuran dhe tė gjitha zonat e kultivuara pėrreth u pėrmbytėn. Pėr shkak tė kėsaj katastrofe, sebeinėt humbėn forcėn e tyre ekonomike pėr njė kohė shumė tė shkurtėr dhe u asimuluan.

Kjo sepse pas shembjes sė digės i gjithė vendi u pėrmbyt. Kanalet qė u hapėn nga sebeinėt bashkė me murin qė u ndėrtua, duke ngritur barrierra midis maleve, u shkatėrruan, ndėrsa sistemi vaditės pushoi sė ekzistuari. Si rezultat, territori, i cili ishte mė parė tokė e begatė u kthye nė xhungėl. Nuk mbeti asnjė frut pėrveē disa pemėve tė vogla qė prodhonin fruta tė ngjashme me qershitė.42

Arkeologu i krishterė Werner Keller, autori i librit "Libri i Shenjtė kishte tė drejtė", ka pranuar se pėrmbytja e Arimit ka ndodhur sipas pėrshkrimit tė Kuranit. Ai ka shkruar gjithashtu se ekzistenca e njė dige tė tillė dhe shkatėrrimi i tėrė vendit nga shembja e saj vėrteton saktėsinė e informacionit tė dhėnė nė Kuran pėr popullin e "dy kopshteve".43

Pas pėrmbytjes sė Arimit, zona nisi tė kthehej nė shkretėtirė dhe me zhdukjen e tokave bujqėsore, sebeinėt humbėn burimin e tyre mė tė madh tė fitimit. Njerėzit, tė cilėt nuk i kishin kushtuar vėmendje thirrjes sė Allahut pėr tė qenė mirėnjohės ndaj Tij, u ndėshkuan me kėtė fatkeqėsi. Pas shkatėrrimit tė madh tė shkaktuar nga vėrshimi, populli filloi tė shpėrbėhej; sebeinėt nisėn t'i braktisnin shtėpitė e tyre dhe tė emigronin nė Arabinė Veriore, Mekė dhe Siri.44

Qyteti i Maribit, i cili dikur ishte vendbanimi i sebeinėve, tani ėshtė vetėm njė gėrmadhė e shkretuar. Pa dyshim, ai ėshtė njė paralajmėrim pėr tė gjithė ata qė pėrsėrisin gabimin e sebeinėve, tė cilėt nuk kanė qenė tė vetmit qė janė ndėshkuar nga Allahu pėr tė njėjtin shkak. Nė suren El-Kehf tregohet historia e dy njerėzve, njėri prej tė cilėve zotėronte dy kopshte tė mėdha, megjithatė ai bėri tė njėjtin gabim si sebeinėt dhe i ktheu shpinėn Allahut, duke menduar se ēdo gjė e kishte arritur me mundin dhe forcėn e vet:

Tregoju atyre shembullin e dy njerėzve, njėrit prej tė cilėve Ne i patėm dhėnė dy kopshte me vreshta dhe ia patėm rrethuar me hurma arabe, ndėrsa ndėrmjet tyre patėm vendosur fusha tė gjelbėruara.
Tė dy kopshtet jepnin prodhime tė bollshme pa asnjė humbje, ndėrsa midis tyre Ne bėmė tė rrjedhė njė lumė.
Kėshtu, ai pati prodhime tė bollshme e i tha shokut tė tij, duke u mburrur: "Unė kam mė shumė se ti pasuri dhe jam mė i fortė e mė i nderuar ndėr njerėz."
Pastaj hyri nė kopshtin e tij, ndėrkohė qė (me mosbesimin e tij) po i bėnte dėm vetvetes dhe tha: "Nuk ma merr mendja qė e gjithė kjo do tė zhduket ndonjėherė.
Nuk besoj se Dita e Kijametit do tė vijė ndonjėherė, por edhe nėse do tė kthehem pėrsėri te Zoti im (ditėn e gjykimit), sigurisht qė do tė gjej mė tepėr begati se kjo qė kam tani."
Shoku i tij i tha duke e kėshilluar: "Si po e mohon Atė qė tė krijoi nga dheu, pastaj nga njė pikė uji, pastaj tė bėri njeri tė plotė?!
Sa pėr mua, unė besoj se Ai ėshtė Allahu, Zoti im dhe unė nuk i bėj shok Zotit tim nė adhurim.
Do tė ishte mė mirė pėr ty tė thoje kur hyre nė kopshtin tėnd: "Mashall-llah, ē'dėshiron Allahu bėhet". Nėse tani mė sheh mua me mė pak pasuri e fėmijė, mundet qė Zoti im tė mė japė mė tepėr mirėsi se kopshti yt dhe tė dėrgojė mbi tė njė rrufe nga qielli, pastaj tė shndėrrohet nė tokė djerrė e tė zhveshur.
Apo tė shterojė ujin e tij dhe ti nuk do tė kesh mundėsi ta gjesh pėrsėri."
Kėshtu, kopshtet e tij u shkatėrruan dhe ai mbeti duke rrahur shuplakat me keqardhje pėr ēfarė kishte shpenzuar nė to, ndėrkohė qė ajo (pasuri) u shkatėrrua e gjitha qė nga rrėnjėt. Ai vetėm mundi tė thoshte: "Ah, sikur tė mos i kisha bėrė shok Zotit tim!"
Ai nuk gjeti asnjė grup njerėzish qė t'i vinin nė ndihmė kundėr Allahut dhe as nuk ishte nė gjendje tė mbronte e tė shpėtonte veten.
Atje (ditėn e llogarisė) mbrojtja dhe sundimi i takojnė vetėm Allahut, Zotit tė vėrtetė. Ai ėshtė shpėrblyesi mė i mirė dhe vetėm tek Ai ėshtė pėrfundimi i mirė. (El-Kehf: 32 - 44)

Siē kuptohet nga ajetet, gabimi i pronarit tė kėtij kopshti nuk ishte mohimi i ekzistencės sė Allahut. Ai nuk e mohonte Allahun, pėrkundrazi ai mendonte se nėse do tė kthehej te Zoti i tij (Ditėn e Gjykimit), sigurisht qė do tė gjente mė tepėr begati se ē'kishte nė kėtė botė. Ai krenohej duke thėnė se gjendja, nė tė cilėn kishte arritur, ishte rezultat i pėrpjekjeve tė tij tė suksesshme.

Kjo ėshtė pika ku duhet tė pėrqendrojmė vėmendjen tonė: Njeriu asnjėherė nuk duhet tė pretendojė se sukseset dhe arritjet e tij janė rezultat vetėm i punės dhe pėrpjekjeve tė tij, duke e mohuar tėrėsisht rolin e Allahu, Krijuesit tė Gjithėsisė.

Ky, pra, ishte gabimi i sebeinėve dhe i pronarit tė dy kopshteve. Allahu i dėnoi ata me tė njėjtin dėnim, me qėllim qė ndėshkimi i tyre tė shėrbejė si mėsim pėr ta dhe pėr tė gjithė brezat qė do tė vijnė mė pas.

Kurani na tregon se mbretėresha e Sebeit dhe njerėzit e saj "adhuronin diellin nė vend tė Allahut", para se ajo tė ndiqte Sulejmanin. Informacionet e marra nga mbishkrimet e lashta e vėrtetojnė kėtė fakt dhe tregojnė se kėta njerėz adhuronin diellin dhe hėnėn nė tempujt e tyre, njė prej tė cilėve mund tė shihet nė foton sipėr.


Nė shtylla gjenden mbishkrime tė shkruara nė gjuhėn sebeine.

 

---------------------------------------------------------------------------------------------

39 "Seba" Islam Ansiklopedisi: Islam Alemi, Tarihi, Cografya, Etnografya ve Bibliyografya Lugati, Vol. X, fq. 268
40 Hommel, "Explorations in Bible Lands", Philadelphia: 1903, fq.739
41 "Marib", Żslam Ansiklopedisi: Żslam Alemi, Tarihi, Cošrafya, Etnošrafya ve Bibliyografya Lugatż, Vol. VII, fq. 323-339.
42 Mawdudi, Tefhimul Kuran, Vol. IV, Stamboll: Insan Yayinlari, fq.517
43 Werner Keller, "Und die Bibel hat doch recht", New York: William Morrow, 1956, fq. 207.
44 New Traveller's Guide to Yemen, fq. 43

 


www.popujtezhdukur.com
Na Shkruani