|
Provat arkeologjike tė pėrmbytjes
 |
| Njė ilustrim qė paraqet
pėrmbytjen e Nuhut. |
|
Nuk ėshtė rastėsi qė pikėrisht nė kohėn e sotme ne ndeshim
gjurmėt e shumicės sė popujve, pėr tė cilėt nė Kuran thuhet
se janė shkatėrruar. Dėshmitė arkeologjike pohojnė faktin
se sa mė befasisht tė zhduket njė komunitet, aq mė e mundur
ėshtė qė ne tė hasim nė rrėnojat e tij.
Nė rastin e civilizimeve tė zhdukura befasisht si pasojė
e fatkeqėsive natyrore, migrimit tė papritur apo luftrave,
gjurmėt e tyre nė shumicėn e rasteve janė tė ruajtura mė
mirė. Shtėpitė nė tė cilat jetonin njerėzit dhe veglat e
punės tė pėrdorura prej tyre nė jetėn e pėrditshme varrosen
nė tokė brenda njė kohe tė shkurtėr. Kėshtu ato ruhen pėr
njė kohė tė gjatė tė paprekura nga dora e njeriut, duke
siguruar prova tė rėndėsishme tė sė kaluarės.
Ja pėrse sot janė zbuluar shumė prova pėr pėrmbytjen e
Nuhut. E menduar se ka ndodhur rreth mijėvjeēarit tė tretė
p.e.s., pėrmbytja shėnoi fundin e rrufeshėm tė njė qytetėrimi
tė tėrė, i cili mė vonė u zėvendėsua nga njė qytetėrim tjetėr.
Kėshtu, evidenca tė qarta pėr pėrmbytjen u ruajtėn pėr mijėra
vjet pėr tė qenė provė dhe paralajmėrim pėr ne.
Nė lidhje me pėrmbytjen, e cila mbuloi Ultėsirėn e Mesopotamisė
janė bėrė shumė gėrmime. Nė to janė gjetur gjurmė tė njė
pėrmbytjeje veēanėrisht tė madhe nė 4 qytete kryesore. Kėto
qytete ishin mė tė rėndėsishmet nė Mesopotami. Ato ishin:
Uri, Ereku, Kishi dhe Shurupaku.
Gėrmimet e bėra tregojnė se tė gjitha kėto qytete u bėnė
objekt i njė vėrshimi rreth mijėvjeēarit tė tretė p.e.s.
Nė fillim le tė hedhim njė vėshtrim nė gėrmimet e bėra
nė qytetin e Urit.
Rrėnojat mė tė vjetra tė qytetėrimit tė zbuluara nė gėrmimet
e bėra nė kėtė qytet, i cili nė ditėt tona quhet "Tel el-Mukkajar",
e kanė fillimin rreth vitit 7000 p.e.s. Si njė prej qyteteve,
i cili ka qenė qendra e njė prej civilizimeve mė tė hershme,
qyteti i Urit ka qenė njė vendbanim ku shumė kultura kanė
pasuar njėra-tjetrėn.
Zbulimet arkeologjike tregojnė se nė qytetin e Urit civilizimi
u ndėrpre pas njė pėrmbytjeje gjigande dhe mė vonė u shfaq
njė civilizim i ri. R. H. Hall nga Muzeu Britanik ishte
i pari qė bėri gėrmime nė kėtė qytet. Pas tij, gėrmimet
u vazhduan nėn drejtimin e Leonard Woolley, i cili drejtonte
njė ekspeditė tė ndėrmarrė nga Muzeu Britanik dhe Universiteti
i Pensilvanisė. Gėrmimet e drejtuara prej tij, tė cilat
patėn njė efekt shumė tė madh nė tė gjithė botėn, zgjatėn
nga viti 1922 deri nė 1934.
Kėto gėrmime u bėnė nė shkretėtirėn midis Bagdadit dhe
Gjirit Persik. Themeluesi i qytetit tė Urit ishte njė popull,
i cili kishte ardhur nga Mesopotamia Veriore e qė u vetėquajt
Ubejdian. Nė fillim, gėrmimet kishin pėr qėllim mbledhjen
e informacionit pėr kėta njerėz. Gėrmimet e Woolley janė
pėrshkruar kėshtu nga arkeologu gjerman Werner Keller:
"Varret e mbretėrve tė Urit"
- kėshtu i kishte pagėzuar Woolley, nė ēastet e para tė
entuziazmit, varret e fisnikėve sumerianė - madhėshtia mbretėrore
e tė cilave doli nė pah kur lopatat e arkeologėve ndeshėn
njė grumbull dheu 50 kėmbė tė jug tė tempullit dhe gjetėn
njė varg tė gjatė varresh shumė hijerėndė. Gropat e varreve
prej guri ishin tė mbushura me kupa tė ēmueshme, amfora
dhe vazo me forma tė mrekullueshme, mjete ngrėnieje prej
bronxi, mozaik perlash, gurė tė ēmuar me copa tė vogla tė
shndritshme piriti etj. Trupat e tyre tė shpėrbėrė ishin
tė rrethuar me argjend. Harpa dhe lira mbėshteteshin nė
mur. "Gati menjėherė," - shkruante ai mė vonė nė ditarin
e tij, - "zbulimet e bėra vėrtetuan dyshimet tona. Menjėherė
pas dyshemesė sė njė prej varreve tė mbretėrve ne gjetėm,
nėn njė shtresė hiri, rrasa tė shumta balte tė mbuluara
me simbole e gėrma tė njė tipi shumė mė tė vjetėr se ato
tė shkrimeve mbi varre. Duke gjykuar nga natyra e shkrimit
rrasat u pėrkisnin viteve 3000 p.e.s. Ato ishin 2 - 3 shekuj
mė tė hershme se varret."
Galeritė shkonin thellė e mė thellė. Shtresa
tė reja me copa qypash, amforash dhe vazosh shfaqeshin.
Ekspertėt vunė re se qeramika kishte mbetur ēuditėrisht
fare e pandryshuar. Ajo ishte njėsoj si ato tė gjetura nė
varret e mbretėrve. Dukej se pėr shekuj, civilizimi sumerian
nuk kishte pėsuar ndryshime radikale. Sipas konkluzioneve
tė nxjerra, ata duhet tė kishin arritur njė nivel tė lartė
zhvillimi ēuditėrisht shumė herėt.
Kur pas disa ditėsh disa prej punėtorėve
tė Woolley e thirrėn dhe i thanė: "Arritėm nė nivelin e
tokės", ai u lėshua nė dyshemenė e galerisė pėr t'u kėnaqur.
Mendimi i parė i Woolley ishte: "Kaq ishte." Ishte rėrė,
rėrė e pastėr e njė lloji tė tillė qė mund tė depozitohej
vetėm nga uji.
Ata vendosėn tė vazhdonin tė gėrmonin e
ta bėnin galerinė mė tė thellė. Lopatat venin thellė e mė
thellė, 3 kėmbė, 6 kėmbė, akoma baltė e pastėr. Papritur
nė 10 kėmbė shtresa e baltės u zhduk menjėherė, ashtu siē
ishte shfaqur. Poshtė kėsaj depozite balte, pothuajse 10
kėmbė tė trashė, ata kishin zbuluar prova tė qarta tė njė
vendbanimi njerėzor. Cilėsia dhe pamja e qeramikės kishte
ndryshuar nė mėnyrė tė dukshme. Kėtu ato ishin tė bėra me
dorė. Mbeturinat e metaleve nuk gjendeshin asgjėkundi. Veglat
primitive qė u shfaqėn ishin bėrė prej stralli tė prerė.
Duhet t'i pėrkisnin Epokės sė Gurit.
Pėrmbytja - ky ishte i vetmi shpjegim i
mundshėm i kėsaj depozite gjigande balte poshtė kodrės sė
Urit, e cila ndau si me thikė dy epoka. Deti kishte lėnė
gjurmėt e tij tė qarta nė mbetjet e organizmave tė vogla
detare tė gjetura nė baltė.4
 |
| Sipas
zbulimeve arkeologjike, pėrmbytja e Nuhut ka ndodhur
nė Ultėsirėn e Mesopotamisė, e cila atėherė kishte
njė formė tė ndryshme nga e ajo e sotmja. Nė diagramin
e mėsipėrm, kufijtė e sotėm tė Ultėsirės janė shėnuar
me vijė tė kuqe tė ndėrprerė. Sektori i madh qė shtrihet
midis vijės sė kuqe ka qenė pjesė e detit nė atė kohė.
|
Analizat mikroskopike treguan se kjo depozitė e madhe balte
poshtė kodrės nė Ur, ishte grumbulluar si rezultat i njė
pėrmbytjeje aq tė madhe sa tė zhdukte qytetėrimin e lashtė
sumerian. Epika e Gilgameshit dhe historia e Nuhut bashkoheshin
nė kėtė galeri tė thellė nėn shkretėtirėn e Mesopotamisė.
Max Mallowan i referohet mendimeve tė Leonard
Woolley, i cili thoshte se njė masė e tillė kaq e madhe
materiali tė depozituar nga uji, e formuar nė njė periudhė
kohe tė vetme, mund tė ishte vetėm rezultat i njė pėrmbytjeje
shkatėrruese. Woolley, gjithashtu, e pėrshkruante shtresėn
qė ndau qytetin sumerian tė Urit nga qyteti i El-Ubejdit,
banorėt e tė cilit pėrdornin qeramikė tė pikturuar, si mbetje
tė pėrmbytjes.5
Kėto tregojnė se qyteti i Urit ishte njė
nga vendet e prekura nga pėrmbytja. Werner Keller ka theksuar
rėndėsinė e gėrmimeve tė lartpėrmendura, duke thėnė se sasia
e rrėnojave tė qytetit nėn njė shtresė balte vėrteton se
nė Mesopotami ka ndodhur njė pėrmbytje.6
Njė tjetėr qytet mesopotamian qė mban gjurmėt
e pėrmbytjes ėshtė "Kishi i sumerianėve", i cili njihet
tani si Tel El-Uheimer. Sipas burimeve tė lashta sumeriane,
ky qytet ishte "vendi i dinastisė sė parė diluviane".7
Qyteti i Shurupakut nė Mesopotaminė Jugore,
i cili sot njihet si Tel Fe'reh, gjithashtu mbart gjurmė
tė dukshme tė pėrmbytjes. Studimet arkeologjike nė kėtė
qytet drejtoheshin prej Erich Schmidt, nga Universiteti
i Pensilvanisė, nė vitet 1920-1930. Kėto gėrmime zbuluan
tre shtresa vendbanimi tė shtrira nė njė distancė kohore
qė nga periudha parahistorike, deri nė dinastinė e tretė
tė Urit (2112-2004 p.e.s.). Gjetjet mė tė qarta ishin rrėnojat
e shtėpive tė mirėndėrtuara dhe rrasat nė formė pyke, nė
tė cilat gjendeshin tė shkruara shėnime zyrtare si dhe lista
fjalėsh. Ato tregonin pėr njė shoqėri shumė tė zhvilluar
qė ka ekzistuar nga fundi i mijėvjeēarit tė katėrt p.e.s.8
Ēėshtja kryesore ėshtė se u kuptua qė njė
shkatėrrim i madh, si pasojė e njė pėrmbytjeje, kishte ndodhur
nė kėtė qytet rreth viteve 2900-3000 p.e.s. Sipas pėrshkrimit
tė Mallowan, 4-5 m nėn tokė, Schmidt kishte ndeshur njė
shtresė dheu tė verdhė (tė formuar nga pėrmbytja) e pėrbėrė
nga njė pėrzierje balte dhe rėre. Schmidt e pėrcaktoi kėtė
shtresė tė pėrbėrė nga balta dhe rėra, e cila kishte mbetur
qė nga mbretėria e lashtė e Semdet Nasr, si "rėrė me origjinė
nga lumi" dhe e lidhi kėtė me pėrmbytjen e Nuhut.9
Nė gėrmimet e bėra nė qytetin e Shurupakut,
u vu re se mbeturinat e pėrmbytjes i pėrkisnin pėrafėrsisht
viteve 2900-3000 p.e.s. Ndoshta qyteti i Shurupakut ka mundėsi
tė ketė qenė po aq i prekur nga pėrmbytja sa edhe qytetet
e tjera.10
Gėrmimet e bėra nga Leonard
Woolley nė Ultėsirėn e Mesopotamisė nxorėn nė dritė
ekzistencėn e njė shtrese balte 2.5 m tė trashė. Kjo
shtresė ėshtė formuar, me sa duket, nga materiali i
transportuar nga ujėrat e pėrmbytjes dhe ėshtė e vetme
nė tė gjithė Botėn. |
Vendi i fundit, i cili mendohet tė ketė
qenė i prekur nga pėrmbytja ėshtė qyteti i Erekut nė jug
tė Shurupakut, i cili sot njihet si Tel El-Uerka. Edhe nė
kėtė qytet, ashtu si nė qytetet e tjera, ėshtė zbuluar njė
shtresė e pėrmbytjes. Kjo shtresė daton midis viteve 2900-3000
p.e.s., njėsoj si tė tjerat.11
Siē dihet, lumenjtė Tigėr dhe Eufrat ndajnė nė mes Mesopotaminė
nga njėri cep te tjetri. Duket se gjatė ndodhisė, kėta dy
lumenj dhe shumė burime tė tjera uji, tė mėdha e tė vogla,
vėrshuan dhe, duke u bashkuar me ujin e shiut, shkaktuan
njė pėrmbytje tė madhe. Ngjarja pėrshkruhet kėshtu nė Kuran:
Ne hapėm portat e qiellit me ujė qė derdhej
me furi dhe bėmė qė burimet tė shpėrthejnė nga toka. Kėshtu
ujėrat (e qiellit dhe tokės) u takuan pėr njė ēėshtje tė
paracaktuar. (El-Kamer: 11-12)
Kur faktorėt qė shkaktuan pėrmbytjen shqyrtohen njė nga
njė, shihet se ato tė gjitha duken si fenomene natyrale.
Ajo qė e bėn tė mbinatyrshme ngjarjen ėshtė se ato ndodhėn
nė tė njėjtėn kohė dhe pikėrisht pas paralajmėrimit qė Nuhu
i bėri popullit tė tij pėr afrimin e ndėshkimit.
Vlerėsimi i provave tė gjetura nga studimet e pėrfunduara,
tregon se sipėrfaqja e pėrmbytjes shtrihet afėrsisht 160
km nga lindja nė perėndim dhe 600 km nga veriu nė jug. (Disa
herė mė e madhe se sipėrfaqja e Shqipėrisė. sh.r.) Kjo tregon
se pėrmbytja pėrshiu gjithė Ultėsirėn e Mesopotamisė. Kur
shqyrtojmė renditjen e qyteteve Ur, Erek, Shurupak dhe Kish,
tė cilat mbartin gjurmėt e pėrmbytjes, shohim se ato ishin
tė rreshtuara nė njė drejtim. Prandaj, pėrmbytja duhet tė
ketė prekur kėto katėr qytete dhe rrethinat e tyre. Pėrveē
kėsaj, duhet tė theksohet se rreth viteve 3000 p.e.s. struktura
gjeografike e Ultėsirės sė Mesopatamisė ishte e ndryshme
nga ē'ėshtė tani. Nė atė kohė, shtrati i lumit Eufrat ishte
mė nė lindje nga ē'ėshtė sot. Kjo vijė rrjedhjeje pėrputhet
me vijėn qė kalon midis Urit, Erekut, Shurupakut dhe Kishit.
Me hapjen e "burimeve tė tokės dhe qiellit" duket se lumi
Eufrat vėrshoi dhe u pėrhap, duke shkatėrruar kėshtu katėr
qytetet e pėrmendura mė sipėr.
--------------------------------------------------------------------------------------------
(4)
Werner Keller, "Und die Bibel hat doch
recht", New York: William Morrow, 1964, fq. 25-29
(5)
Max Mallowan, "Nuh's Flood Reconsidered",
Irak: XXVI-2, 1964, fq. 70
(6)
Werner Keller, "Und die Bibel hat doch
recht", New York: William Morrow, 1964, fq. 23-32
(7)
"Kish", Britannica Micropaedia, Vol
VI, fq. 893
(8)
"Shuruppak", Britannica Micropaedia,
Vol X, fq. 772
(9)
Max Mallowan, "Early Dynastic Period
in Mesapotamia", Cambridge Ancient History 1-2, Cambridge:
1971, fq. 238
(10)
Joseph Campbell, "Eastern Mythology", fq. 129
(11)
"Bilim ve Utopya", July 1996, 176. Shėnimi
fq. 19
|