Pėrmbytja e Nuhut

Pėrmbytja ishte lokale apo globale?

tjes sė Nuhut e justifikojnė qėndrimin e tyre duke thėnė se njė pėrmbytje e mbarė botės ėshtė e pamundur. Sipas tyre, tė gjithė librat e shpallur, duke pėrfshirė dhe Kuranin, mbrojnė idenė e njė pėrmbytjeje globale. Si rrjedhim kėta libra janė tė gabuar.

Ky trajtim si dhe vendosja e shenjės sė barazimit midis Kuranit dhe librave tė tjerė, psh, Pentateukut, ėshtė plotėsisht e gabuar. Kurani u shpall nga Allahu dhe ėshtė i vetmi libėr hyjnor i pandryshuar ndaj dhe nė tė nuk mund tė ketė gabime. Ai e trajton pėrmbytjen nga njė kėndvėshtrim shumė i ndryshėm, nė krahasim me Pentateukun apo legjendat e tjera tė pėrmbytjes qė transmetohen nė kultura tė ndryshme. Pentateuku, emri i pesė librave tė parė tė Dhiatės sė Vjetėr, pranon hapur se pėrmbytja ishte globale, pra, ajo pėrfshiu tė gjithė botėn. Kurani nuk e pohon diēka tė tillė, pėrkundrazi, ajetet pėrkatėse tė lėnė tė kuptosh se pėrmbytja ishte e pjesshme dhe nuk pėrfshiu tė gjithė botėn por vetėm popullin e Nuhut, i cili ishte paralajmėruar mė parė pėr njė dėnim tė tillė.

Kur shqyrtohen transmetimet e pėrmbytjes nė Kuran dhe nė Dhiatėn e Vjetėr, ndryshimi vihet re menjėherė. Dhiata e Vjetėr e pėrshkruan fillimin e pėrmbytjes si vijon:

Zoti pa se paudhėsia e njerėzve pėrmbi tokė ishte e madhe dhe se ēdo mendim i zemrės sė tyre nuk synonte tjetėr, por qė tė bėjė vazhdimisht tė keqen. Zotit i erdhi keq pse e krijoi njeriun pėrmbi tokė. I erdhi keq thellė nė zemėr e tha: "Do ta shuaj prej faqes sė dheut njeriun qė e krijova: njeriun, bagėtitė, zvarranikėt edhe shpendėt e qiellit - sepse po mė vjen keq qė i krijova." Porse Noehi gjeti hir para Zotit. (Gjeneza 6: 5-8)

Nė Kuran tregohet fare qartė se nuk u shkatėrrua e gjithė bota, por vetėm populli i Nuhut. Ashtu siē u dėrgua Hudi te populli i Adit (Hud: 50), apo Salihu te populli i Themudit (Hud: 61), apo ashtu siē u dėrguan tė gjithė profetėt e tjerė pėrpara Muhamedit te popujt e tyre, ashtu dhe Nuhu u dėrgua vetėm te populli i tij, ndaj dhe pėrmbytja ishte ndėshkim vetėm pėr popullin e tij.

Ne e dėrguam Nuhun te populli i tij: "Unė kam ardhur pėr t'ju kėshilluar dhe pėr t'ju tėrhequr vėrejtjen haptazi qė ju tė mos adhuroni asgjė tjetėr nė vend tė Allahut. Unė kam frikė pėr ju dėnimin e njė dite tė dhimbshme." (Hud: 25-26)

Ata qė u ndėshkuan ishin njerėz qė nuk e pėrfillėn mesazhin e profetit Nuh dhe nuk hoqėn dorė nga rebelimi dhe mosbindja. Ajetet qė pėrshkruajnė kėtė ngjarje janė mjaft tė qarta.

Por ata e pėrgėnjeshtruan Nuhun, kėshtu qė Ne e shpėtuam atė bashkė me ndjekėsit e tij nė anije dhe i mbytėm ata qė mohuan shenjat Tona. Vėrtet ata ishin njė popull i verbuar. (El-Araf: 64)

Ne me mėshirėn tonė e shpėtuam atė Nuhun bashkė me besimtarėt dhe i shkatėrruam nga themelet ata qė pėrgėnjeshtruan argumentet Tona. Ata nuk ishin besimtarė. (El-Araf: 72)

Pėrveē kėsaj, nė Kuran, Allahu thekson se Ai kurrė nuk e ndėshkon njė popull, derisa tė dėrgojė njė profet tek ai. Pra, ndėshkimi vjen vetėm pasi njė profet ka shkuar te njė popull, edhe ėshtė pėrgėnjeshtruar prej tij. Allahu thotė nė suren El-Kasas:

Zoti yt nuk i shkatėrron vendbanimet para se tė dėrgojė nė qendrėn e tyre njė tė dėrguar qė t'u lexojė atyre argumentet Tona. Ne i shkatėrronim vendbanimet, vetėm atėherė kur banorėt e tyre ishin keqbėrės. (El-Kasas: 59)

Allahu nuk i shkatėrron ata popuj, te tė cilėt Ai nuk ka dėrguar njė profet. Nuhu u dėrgua pėr tė paralajmėruar vetėm popullin e tij. Prandaj Allahu nuk kishte pse t'i shkatėrronte popujt e tjerė, tė cilėve nuk u kishte dėrguar njė paralajmėrues, ndaj dhe dėnimi i Tij goditi vetėm popullin e Nuhut.

Nga kėto pohime tė Kuranit, arrijmė nė pėrfundimin se pėrmbytja e Nuhut ishte njė katastrofė lokale dhe jo globale. Gėrmimet arkeologjike tė bėra nė zonėn ku mendohet se mund tė ketė ndodhur pėrmbytja, tė cilėn do ta shqyrtojmė mė poshtė, tregojnė qė pėrmbytja nuk ishte njė ngjarje globale qė pėrfshiu gjithė planetin, por njė katastrofė e gjerė qė preku Mesopotaminė.

A u morėn tė gjitha kafshėt nė anije?

Komentatorėt e Biblės besojnė se Nuhu mori nė anije tė gjitha llojet e kafshėve qė ekzistonin nė tokė, kėshtu qė kafshėt shpėtuan nga zhdukja falė ndėrhyrjes sė Nuhut. Sipas kėtij mendimi, njė ēift nga tė gjitha speciet e kafshėve qė banonin nė tokė u soll nė bordin e anijes.

Ata tė cilėt pohojnė diēka tė tillė, duhet tė pėrballojnė vėshtirėsi serioze nė shumė drejtime. Si u morėn kafshėt nė anije? Si u ushqyen? Si u vendosėn nė tė? Si u izoluan nga njėra-tjetra? Kėtyre pyetjeve ėshtė e pamundur t'u pėrgjigjesh. Pėr mė tepėr mbetet pyetja: Si u sollėn tė gjitha kafshėt nga kontinentet e ndryshme? Gjitarėt e poleve, kangurėt e Australisė ose bizonėt endemikė tė Amerikės? Pėrveē kėsaj, ka dhe shumė pyetje tė tjera qė kėrkojnė pėrgjigje. Si u kapėn kafshė shumė tė rrezikshme si ato helmuese, gjarpėrinjtė, akrepat etj, apo kafshėt grabitqare si leopardėt, luanėt etj? Si u mbajtėn ato larg prej instikteve tė tyre natyrale deri nė fund tė pėrmbytjes? Pastaj si u gjend ushqimi pėr gjithė kėto lloje kafshėsh?

Kėto janė pyetje me tė cilat pėrballohet Dhiata e Vjetėr. Nė Kuran nuk ka asnjė pohim tė tillė qė tė nėnkuptojė se tė gjitha llojet e kafshėve qė ekzistojnė mbi tokė u morėn nė anije. Siē e thamė dhe pak mė parė, pėrmbytja ndodhi nė njė zonė tė caktuar, si rrjedhim, kafshėt e marra nė anije mund tė ishin vetėm ato tė cilat jetonin nė atė zonė ku banonte populli i Nuhut.

Kuptohet qė ėshtė e pamundur qė tė mblidhen tė gjitha llojet e kafshėve, qofshin ato edhe vetėm tė njė zone. Ėshtė e vėshtirė tė mendosh qė Nuhu dhe numri i vogėl i besimtarėve (Hud: 40) shkuan nė tė gjitha drejtimet pėr tė mbledhur nga njė ēift prej qindra lloje kafshėsh. Ishte e pamundur pėr ta tė mblidhnin ekzemplarėt e insekteve qė jetonin nė atė rajon dhe pėr mė tepėr tė dallonin meshkujt nga femrat. Kjo ėshtė arsyeja pėrse ka shumė tė ngjarė qė kafshėt e mbledhura tė ishin ato tė cilat mund tė kapeshin dhe tė mbaheshin mė lehtė, prandaj ato duhet tė ishin kafshė shtėpiake qė ishin tė dobishme veēanėrisht pėr njeriun. Pėr profetin Nuh dhe besimtarėt e paktė ishte mė e pėrshtatshme tė merrnin nė anije kafshė tė tilla si lopė, dele, kuaj, deve e kafshė tė tjera shtėpiake tė ngjashme me kėto, sepse kėto ishin kafshėt mė tė dobishme qė do tė nevojiteshin pėr tė organizuar njė jetė tė re nė njė zonė, e cila do tė kishte humbur shumė prej botės shtazore pėr shkak tė pėrmbytjes.

Kėtu, pika mė e rėndėsishme qė duhet tė kuptojmė ėshtė se shkaku dhe urtėsia e marrjes sė kafshėve ishte mundėsia e rinisjes sė njė jete tė re dhe jo shpėtimi i tyre nga zhdukja. Kjo sepse pėrmbytja ishte rajonale dhe nuk kishte rrezik qė tė zhdukeshin pėrfundimisht llojet e kafshėve. Me kalimin e kohės, gjallesat e zonave tė tjera emigruan dhe e ripopulluan vendin e pėrmbytjes duke i kthyer atij larminė qė kishte pėrpara shkatėrrimit.

Nė ēfarė lartėsie u ngritėn ujėrat?

Njė tjetėr debat nė lidhje me pėrmbytjen ėshtė lartėsia e ngritjes sė nivelit tė ujėrave. A u ngrit niveli aq shumė sa tė mbulonte malet? Siē dihet, Kurani na informon se anija qėndroi nė Xhudij pas pėrmbytjes. Fjala Xhudij nė pėrgjithėsi i referohet njė vendi tė lartė. Prandaj nuk duhet harruar se fjala Xhudij mund tė jetė pėrdorur nė Kuran jo pėr tė treguar njė emėr specifik mali, por pėr tė treguar se anija qėndroi nė njė vend tė lartė.

Zona e pėrmbytjes sė Nuhut

Ultėsira e Mesopotamisė ėshtė vendi ku mendohet se ka ndodhur pėrmbytja. Nė kėtė zonė kanė ekzistuar qytetėrimet mė tė lashta tė njohura nė histori. Pėrveē kėsaj, kjo zonė, duke qenė e vendosur midis lumenjve Tigėr dhe Eufrat, ėshtė njė vend i pėrshtatshėm gjeografikisht pėr njė vėrshim gjigand. Njė nga faktorėt ndihmues nė realizimin e pėrmbytjes ka shumė mundėsi tė jetė dalja e kėtyre dy lumenjve nga shtrati, duke pėrmbytur tėrė zonėn.

Arsyeja e dytė se pėrse kjo zonė shikohet si zona e pėrmbytjes janė tė dhėnat historike. Nė shėnimet e shumė qytetėrimeve tė rajonit janė gjetur prova, nė tė cilat flitet pėr njė pėrmbytje qė ka ndodhur nė tė njėjtėn periudhė. Duke dėshmuar shkatėrrimin e popullit tė Nuhut, kėto qytetėrime duhet tė kenė ndjerė nevojėn pėr tė pėrshkruar mėnyrėn se si ndodhi ky shkatėrrim dhe pasojat qė ai la. Ėshtė e ditur qė pjesa mė e madhe e legjendave mbi pėrmbytjen janė me origjinė mesopotamiane. Pėr ne janė mė tė rėndėsishme zbulimet arkeologjike. Ato tregojnė se njė pėrmbytje shumė e madhe ka ndodhur me tė vėrtetė dikur nė kėtė zonė. Ashtu siē do ta shqyrtojmė me hollėsi nė faqet qė vijojnė, kjo pėrmbytje bėri qė qytetėrimi tė mbetej pezull pėr njė periudhė. Gjatė gėrmimeve janė zbuluar gjurmė tė dukshme tė njė shkatėrrimi shumė tė madh.

Gėrmimet e bėra nė Mesopotami tregojnė se, shumė herė gjatė historisė, ky rajon ka pėsuar fatkeqėsi tė ndryshme si rezultat i vėrshimeve dhe pėrmbytjeve tė lumenjve Tigėr dhe Eufrat. Psh, nė mijėvjeēarin e dytė p.e.s. nė kohėn e Ibisinit, sunduesit tė popullit tė madh tė Urit, i vendosur nė jug tė Mesopotamisė, njė prej viteve ėshtė shėnuar si viti qė "vinte pas pėrmbytjes qė zhduku kufijtė midis qiellit dhe tokės".1 Nė vitin 1700 p.e.s., nė kohėn e Hamurabit Babilonian, njė vit ėshtė shėnuar si viti i "shkatėrrimit tė qytetit Eshnuna nga njė vėrshim".

Nė shekullin X p.e.s., nė kohėn e sunduesit Nabu-mukin-apal, ndodhi njė vėrshim nė qytetin e Babilonisė.2 Nė shekullin VII, VIII, X, XI dhe XII nė rajon ndodhėn njė sėrė pėrmbytjesh tė konsiderueshme. E njėjta gjė ka ndodhur dhe nė 1925, 1930 dhe 1954.3 Ėshtė e qartė se kjo zonė gjithmonė ka qenė objekt pėrmbytjesh dhe nuk ėshtė aspak ēudi qė njė pėrmbytje masive tė ketė shkatėrruar njė popull tė tėrė, ashtu siē pėrmendet nė Kuran.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------

(1) Max Mallowan, "Nuh's Flood Reconsidered", Irak: XXVI-2, 1964, fq.66
(2) Shih mė sipėr
(3) "Muazzez Ilmiye Cig, Kuran, Incil ve Tevrat'in Sümer'deki Kkleri", 2.b., Stamboll: Kajnak, 1996

 

www.popujtezhdukur.com
Na Shkruani