Pėrmbytja e Nuhut

Profeti Nuh dhe pėrmbytja nė Kuran

Pėrmbytja e Nuhut ėshtė pėrmendur nė shumė ajete tė Kuranit. Mė poshtė po citojmė ajetet sipas radhės kronologjike tė ngjarjes.

Thirrja qė profeti Nuh i bėri popullit tė tij

Ne e dėrguam Nuhun te populli i tij dhe ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni tė adhuruar tė vėrtetė tjetėr veē Tij. Unė kam frikė se do t'ju zėrė ndėshkimi i njė dite tė madhe!" (El-Araf: 59)

Unė jam njė i dėrguar i besueshėm pėr ju.
Kini pra, frikė Allahun dhe dėgjojini fjalėt e mia.
O populli im, unė nuk ju kėrkoj asnjė shpėrblim pėr mesazhin qė ju transmetoj. Shpėrblimin e kėrkoj vetėm prej Atij qė mė krijoi mua. (Esh-Shuara: 107- 110)

Ne e dėrguam Nuhun te populli i tij dhe ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun! Ju s'keni tė adhuruar tė vėrtetė tjetėr veē Tij. A nuk frikėsoheni (prej dėnimit)?" (El-Mu'minun: 23)

Paralajmėrimi pėr ndėshkimin e Allahut

Ne e dėrguam Nuhun te populli i tij (duke i thėnė): "Kėshilloje popullin tėnd para se t'i vijė njė ndėshkim i dhimbshėm." (Nuh: 1)

Do ta merrni vesh se mbi cilin do tė vijė ndėshkimi poshtėrues dhe mbi cilin do tė bjerė dėnimi i pėrjetshėm. (Hud: 39)

… mos adhuroni asgjė tjetėr nė vend tė Allahut. Unė kam frikė se do t'ju zėrė ndėshkimi i njė dite tė dhimbshme. (Hud: 26)

Refuzimi i popullit tė Nuhut

Paria e popullit tė tij i tha: "Ne mendojmė se po bėn njė gabim tė qartė." (El-Araf: 60)

Ata i thanė: "O Nuh, ti ke polemizuar me ne dhe e zgjate shumė polemikėn. Sille pra, dėnimin me tė cilin na kėrcėnove, nėse thua tė vėrtetėn." (Hud: 32)

Sa herė qė prijėsit e popullit tė tij kalonin pranė tij, ndėrsa ndėrtonte anijen, talleshin me tė dhe e vinin nė lojė. Ai u tha: "Nėse talleni me ne, po kėshtu do tė tallemi edhe ne me ju, siē po talleni tani." (Hud: 38)

Por prijėsit e mosbesimtarėve nga populli i tij thanė: "Ai ėshtė njė njeri i thjeshtė si ju qė kėrkon tė qėndrojė mė lart se ju. Po tė dėshironte Allahu, do tė kishte zbritur engjėj. Ne kurrė nuk kemi dėgjuar njė gjė tė tillė nga tė parėt tanė.
Ai ėshtė njė njeri i ēmendur, kėshtu qė prisni edhe pak kohė." (El-Mu'minun: 24, 25)

Populli i Nuhut e pėrgėnjeshtroi tė dėrguarin mė parė. Ata e mohuan robin Tonė, e tallėn, e kėrcėnuan dhe e quajtėn tė ēmendur. (El-Kamer: 9)

Mospėrfillja e jobesimtarėve ndaj besimtarėve

Paria jobesimtare e popullit tė tij tha: "Ne shohim se ti je njė njeri i thjeshtė si ne, pėrveē kėsaj, rrugėn tėnde e ndjekin vetėm njerėzit e parėndėsishėm e tė ulėt. Pastaj ne nuk shohim se ju keni ndonjė meritė ndaj nesh, pėrkundrazi ne ju konsiderojmė gėnjeshtarė." (Hud: 27)

Jobesimtarėt i thanė: "Mos vallė duhet tė tė besojmė, kur ty tė ndjekin vetėm mė tė dobėtit?"
Ai u tha: "Unė nuk e di se ē'bėnin ata tė cilėt ju i quani tė dobėt? Llogaria e tyre ėshtė nė dorėn e Zotit tim, nėse kuptoni. Unė nuk mund t'i largoj besimtarėt, sepse jam vetėm njė paralajmėrues qė ka ardhur pėr t'ju tėrhequr vėrejtjen haptazi." (Esh-Shuara: 111-115)

Allahu e kėshillon Nuhun tė mos mėrzitet

Kėshtu Nuhut iu shpall: "Askush nuk do tė besojė nga populli yt, pėrveē atyre tė cilėt tashmė kanė besuar, kėshtu qė nuk ka pse tė tė vijė keq pėr ēka vepruan ata." (Hud: 36)

Lutjet e profetit Nuh

"Atėherė pra, gjyko Ti (o Allah) mes meje dhe tyre dhe mė shpėto mua bashkė me besimtarėt." (Esh-Shuara: 118)

Pastaj ai e luti Zotin e tij (duke thėnė): "Unė jam i pafuqishėm, ndaj mė ndihmo!" (El-Kamer: 10)

Ai tha: "O Zoti im, unė e ftova popullin tim natė e ditė, por gjithė thirrja ime nuk solli gjė tjetėr veē largimit tė tyre (nga e vėrteta)." (Nuh: 5-6)

Ai tha: "O Zoti im! Mė ndihmo, sepse ata mė mohojnė." (El-Mu'minun: 26)

Nuhu na u lut dhe vėrtet Ne jemi mė tė mirėt pėr t'iu pėrgjigjur lutjes. (Es-Saffat: 75)

Ndėrtimi i anijes

Ndėrtoje anijen nėn mbikqyrjen dhe frymėzimin Tonė dhe mos m'u lut pėr ata qė bėnė padrejtėsi dhe humbėn. Nuk ka dyshim se ata do tė mbyten. (Hud: 37)

Shkatėrrimi i popullit tė profetit Nuh nga pėrmbytja

Ata e pėrgėnjeshtruan Nuhun, por Ne e shpėtuam atė bashkė me ndjekėsit e tij nė anije dhe i pėrmbytėm ata qė mohuan shenjat Tona. Vėrtet ata ishin njė popull i verbuar. (El-Araf: 64)

Mė pas Ne i fundosėm tė tjerėt (mosbesimtarėt)." (Esh-Shuara: 120)

Ne e dėrguam Nuhun te populli i tij dhe ai qėndroi mes tyre njė mijė pa pesėdhjetė vjet dhe tufani i pėrmbyti, sepse ishin keqbėrės. (El-Ankebut: 14)

Vdekja e "djalit" tė profetit Nuh

Kurani tregon njė dialog midis Nuhut dhe djalit tė tij para se tė fillonte pėrmbytja:

Kėshtu ajo lundroi mes valėve tė mėdha si male, ndėrsa Nuhu i thirri tė birit qė ishte ndarė veē: "O biri im! Eja nė barkė me ne dhe mos u bėj prej mosbesimtarėve."

I biri iu pėrgjigj: "Do tė ngjitem nė njė mal dhe ai do tė mė shpėtojė nga uji." Nuhu i tha: "Sot nuk ka shpėtim nga urdhri i Allahut, pėrveē atyre qė mėshiron Ai." Ndėrkohė valėt u futėn mes tyre dhe ai u mbyt bashkė me tė tjerėt. (Hud: 42-43)

Shpėtimi i besimtarėve prej pėrmbytjes

Ne e shpėtuam Nuhun bashkė me ata qė ishin me tė nė barkėn e ngarkuar. (Esh-Shuara: 119)

Pastaj Ne e shpėtuam Nuhun bashkė me ata qė ishin me tė nė anije, tė cilėn e bėmė argument dhe shenjė pėr tė gjithė njerėzimin. (El-Ankebut: 15)

Natyra fizike e pėrmbytjes

Kėshtu Ne hapėm portat e qiellit me ujė qė derdhej me furi.
Dhe bėmė qė burimet tė shpėrthejnė nga toka. Kėshtu ujėrat (e qiellit dhe tė tokės) u takuan pėr njė ēėshtje tė paracaktuar.
Ne e mbartėm atė nė anijen e ndėrtuar me dėrrasa e gozhdė. (El-Kamer: 11-13)

Kur erdhi urdhri ynė dhe nga furra doli ujė, Ne thamė: "Fut nė anije njė ēift (mashkull dhe femėr) nga ēdo lloj, familjen tėnde dhe besimtarėt, pėrveē atyre pėr tė cilėt ėshtė marrė njė vendim i pėrhershėm. Por, pėrveē njė pakice, shumica nuk besoi."

Nuhu u tha: "Hipni nė anije! Me emrin e Allahut do tė jetė lėvizja dhe ndalimi i saj. Vėrtet Zoti im ėshtė gjithnjė Falės dhe Mėshirėplotė.

Kėshtu ajo lundroi mes valėve tė mėdha si male, ndėrsa Nuhu i thirri tė birit qė ishte ndarė veē: "O biri im! Eja nė anije me ne dhe mos u bėj prej mosbesimtarėve." (Hud: 40-42)

Kėshtu Ne e frymėzuam atė (duke i thėnė): "Ndėrto anijen nėn mbikqyrjen dhe frymėzimin Tonė. Pastaj, kur tė vijė urdhri Ynė dhe kur nga furra tė gurgullojė ujė, merr nė anije njė ēift nga ēdo lloj si edhe familjen tėnde, pėrveē atyre pėr tė cilėt ėshtė marrė njė vendim i pėrhershėm. Mos m'u lut pėr mbrojtje pėr keqbėrėsit, sepse ata do tė mbyten." (El-Mu'minun: 27)

Qėndrimi i anijes nė njė vend tė lartė

U tha: "O tokė, gėlltite ujin tėnd! O qiell, pushoje shiun tėnd!" Uji u ul dhe urdhri i Allahut u pėrmbush, ndėrsa anija ndaloi nė (malin) Xhudij. U tha: "I shkatėrruar qoftė populli mizor!" (Hud: 44)

Paralajmėrimi nėpėrmjet pėrmbytjes

Kur uji u ngrit tej kufijve tė tij, Ne ju mbartėm nė anijen lundruese.
Me qėllim qė ta bėjmė atė kujtim pėr ju dhe tė kuptojnė ata qė dėgjojnė me vėmendje. (El-Hakkah: 11-12)

Lavdėrimi i Allahut pėr profetin Nuh

Paqja qoftė mbi Nuhun nė tė gjithė botėt!
Sigurisht qė kėshtu i shpėrblejmė ata qė punojnė punė tė mira.
Nuhu ishte me tė vėrtetė njė nga robėrit Tanė besimtarė. (Es-Saffat: 79-81)

 

www.popujtezhdukur.com
Na Shkruani