Populli i Lutit Dhe Qyteti Qė u Kthye Pėrmbys

Edhe Pompei pati njė fund tė njėjtė


Sipėr tregohet njė fotografi qė paraqet luksin e qytetit tė
Pompeit para shkatėrrimit.

Ligjet e vendosura nga Allahu kanė qenė dhe do tė mbeten tė padryshuara. Nė Kuran thuhet:

Ata u betuan nė emėr tė Allahut me betimin mė tė fortė se, nė qoftė se do t'u vinte njė kėshillues, ata do tė ishin mė tė udhėzuar se ēdo popull (para tyre), por kur u erdhi kėshilluesi (Muhamedi), ata u larguan mė tepėr nga e vėrteta.
(Ata u larguan nga e vėrteta) pėr shkak tė kryeneēėsisė nė tokė dhe pėrbetimit pėr tė punuar ligėsi, por ligėsia i kthehet vetėm atij qė e bėn atė. Atėherė a mund tė presin ata gjė tjetėr veē asaj qė ėshtė vepruar me popujt e parė? Ndaj, nuk do tė gjesh asnjė ndryshim apo shmangie nė ligjet e caktuara nga Allahu." (El-Fatir: 42 - 43)

Me tė vėrtetė, "nuk do tė gjesh asnjė ndryshim apo shmangie nė ligjet e caktuara nga Allahu". Kush qėndron kundėr ligjeve tė Tij njė ditė do tė dėnohet. Pompei, simboli i degjenerimit tė perandorisė romake, ishte edhe ai i zhytur nė shthurje e degjenerim tė plotė moral. Fundi i tij ishte i ngjashėm me atė tė popullit tė Lutit.

Shkatėrrimi i Pompeit ndodhi si pasojė e shpėrthimit tė vullkanit Vezuv.

Vullkani Vezuv ėshtė simboli i Italisė, e veēanėrisht i qytetit tė Napolit. Duke qėndruar i heshtur pėr 2000 vitet e fundit, Vezuvi ėshtė quajtur "Mali i Paralajmėrimit". Jo pa arsye Vezuvi njihet si i tillė. Fatkeqėsia qė i ndodhi Sodomit dhe Gomorrės ėshtė shumė e ngjashme me atė qė shkatėrroi Pompein.

Nė tė djathtė tė Vezuvit gjendet Napoli, ndėrsa nė lindje Pompei. Llava dhe pluhuri i njė shpėrthimi vullkanik gjigand qė ndodhi 2000 vjet mė parė goditi banorėt e atij qyteti. Fatkeqėsia ndodhi kaq papritur saqė ēdo gjė nė qytet u kap gjatė ushtrimit tė jetės sė pėrditshme dhe ka mbetur sot njėsoj siē ishte 2000 vjet mė parė. Duket sikur atje akrepat e kohės kanė mbetur nė vend.

Shkatėrrimi i Pompeit nuk u bė pa qėllim. Shėnimet historike tregojnė se qyteti ishte njė qendėr shthurjeje dhe imoraliteti. Qyteti dallohej pėr njė nivel aq tė lartė prostitucioni saqė numri i shtėpive publike nuk dihej me saktėsi. Sipas traditės sė rrėnjosur nė besimin Mithraik, organet seksuale dhe marrėdhėniet seksuale nuk duhet tė fshiheshin, por duhet tė ekspozoheshin hapur.

Llava e Vezuvit e fshiu nga harta gjithė qytetin brenda njė ēasti tė vetėm. Aspekti mė interesant i ngjarjes ėshtė se askush nuk shpėtoi, megjithėse shpėrthimi i Vezuvit ishte shumė i fuqishėm. Duket tamam sikur ata as qė e kishin vėnė re katastrofėn, sikur tė ishin magjepsur. Njė familje u gjend e ngurtėsuar nė momentin e ngrėnies. Ēifte tė shumta tė ngurtėsuara u gjetėn gjatė aktit seksual. Gjėja mė interesante ishte se atje gjendeshin ēifte tė tė njėjtit seks, ēifte djemsh dhe vajzash tė reja. Fytyrat e disa prej trupave tė ngurtėsuar tė nxjerrė nga Pompei ishin tė padėmtuara. Shprehja e pėrgjithshme e fytyrave tė tyre ishte hutimi.

Kėtu gjendet aspekti mė i pakuptueshėm i fatkeqėsisė. Si ka mundėsi qė mijėra njerėz pritėn vdekjen pa parė e dėgjuar gjė?

Ky aspekt i ngjarjes tregon se zhdukja e Pompeit ishte e ngjashme me ngjarjet shkatėrruese tė pėrmendura nė Kuran, sepse Kurani, kur flet pėr kėto ngjarje, pėrmend zhdukjen e papritur. P.sh., banorėt e qytetit tė pėrshkruar nė suren Jasin u zhdukėn tė gjithė menjėherė nė njė ēast tė vetėm. Situata tregohet si vijon.


Nė kėtė faqe mund tė shihni trupat e ngurtėsuar tė zbuluara nga gėrmimet e bėra nė Pompei.

Ajo ishte vetėm njė britmė shkatėrruese dhe ja, tė gjithė ata (u bėnė) tė heshtur, tė ngrirė.. (Jasin: 29)

Nė ajetin 31 tė sures El-Kamer pėrsėri theksohet "zhdukja e menjėhershme", kur tregohet shkatėrrimi i Themudit.

Ne dėrguam kundėr tyre njė britmė shkatėrruese dhe ata u bėnė si ato bimėt e thara me tė cilat thuren vathėt e bagėtive.

Vdekja e njerėzve nė Pompei ishte e menjėhershme, pikėrisht ashtu siē tregohet nė ajetet e mėsipėrme.

Disa shembuj tė tjerė tė trupave tė ngurtėsuar qė u zbuluan nė rrėnojat e Pompeit.

Disa shembuj tė tjerė tė trupave tė ngurtėsuar qė u zbuluan nė Pompei. Fotoja nė tė majtė ėshtė njė shembull i mirė pėr tė provuar se sa e shpejtė ishte katastrofa.

Megjithatė, gjėrat nuk kanė ndryshuar shumė atje ku Pompei gjendej dikur. Krahinave tė Napolit ku dominon shthurja, nuk u mjaftuan dėshmitė e heshtura tė Pompeit. Ishulli i Kaprit ėshtė njė bazė ku banojnė homoseksualėt dhe nudistėt. Ai u paraqitet turistėve si "parajsa" e homoseksualėve. Jo vetėm nė Kapri apo nė Itali, por pothuajse nė tė gjithė botėn ėshtė pėrhapur njė degjenerim i tillė moral. Njerėzit akoma nuk nxjerrin mėsime nga pėrvoja e popujve tė kaluar.

 

 

www.popujtezhdukur.com
Na Shkruani