Populli i Lutit Dhe Qyteti Qė u Kthye Pėrmbys

"Shenjat e dukshme" nė liqenin e Lutit

Ajeti 82 nė suren Hud tregon shumė qartė mėnyrėn e shkatėrrimit tė popullit tė Lutit.

Kėshtu, kur u erdhi urdhri Ynė, Ne i kthyem pėrmbys (vendbanimet e Sodomit) dhe derdhėm mbi ta pa reshtur gurė prej balte tė pjekur. (Hud: 82)

Shprehja "pėrmbys" tregon se zona u shkatėrrua totalisht nga njė tėrmet i fuqishėm. Nė pajtim me kėtė, nė Liqenin e Lutit, nė tė cilin ndodhi shkatėrrimi, gjenden prova tė qarta tė njė shkatėrrimi tė tillė. Le t'ia lėmė fjalėn arkeologut gjerman Werner Keller:


Fotografi satelitore tė zonės ku jetoi populli Lutit.

Sė bashku me bazėn e kėsaj ēarjeje tė madhe, e cila kalon pikėrisht nėpėrmjet kėsaj zone, lugina e Sidimit, qė pėrfshin Sodomin dhe Gomorrėn, u zhyt njė ditė nė humnerė. Shkatėrrimi i tyre ndodhi si pasojė e njė tėrmeti tė madh, i cili ka mundėsi tė jetė shoqėruar me shpėrthime, vetėtima, rrjedhje gazi natyror dhe zjarre tė mėdha.13

Nė fakt, Liqeni i Lutit ose siē njihet ndryshe Deti i Vdekur, gjendet pikėrisht nė qendėr tė njė zone aktive sizmike:

Baza e Detit tė Vdekur ėshtė e lokalizuar nė njė vendrėnie tektonike. Kjo luginė gjendet nė njė zonė tė tensionuar midis liqenit Taberije nė veri dhe mesit tė luginės Arabah nė jug.14

Ngjarja ėshtė pėrshkruar kėshtu nė pjesėn e fundit tė ajetit, "dhe derdhėm mbi ta pa reshtur gurė prej balte tė pjekur". Ka shumė mundėsi qė ky tė ketė qenė njė shpėrthim vullkanik, i cili ndodhi nė brigjet e Liqenit tė Lutit. Materiali qė shpėrtheu ishte si "gurė prej balte tė pjekur tė gurėzuar". E njėjta ngjarje tregohet nė ajetin 173 tė sures Esh-Shuara: "Dhe Ne derdhėm mbi ta shi (gurėsh pėr ndėshkim)."

Nė lidhje me kėtė temė, Werner Keller shkruan:

Nga brendėsia u ēliruan forca vullkanike qė kishin rėnė nė qetėsi shumė thellė pėrgjatė gjatėsisė sė thyerjes. Nė luginėn e sipėrme tė Jordanit, pranė Bashanit, akoma gjenden kratere tė larta tė vullkaneve tė zhdukura. Shtresa tė mėdha llave dhe bazalti janė depozituar nė sipėrfaqen e gurėve gėlqerorė.15


Fotografitė e Liqenit tė Lutit tė marra me satelit.

Kėto shtresa llave dhe bazalti pėrbėjnė njė provė tė qartė se njė shpėrthim vullkanik dhe njė tėrmet kanė ndodhur diku nė kėtė vend. Katastrofa e pėrshkruar nė shprehjen "dhe derdhėm mbi ta pa reshtur gurė prej balte tė pjekur", nė Kuran ka shumė mundėsi t'i referohet kėtij shpėrthimi vullkanik. Shprehja "kur u erdhi urdhėri Ynė, Ne i kthyem pėrmbys (vendbanimet e Sodomit)", e cila gjendet nė tė njėjtin ajet, ka mundėsi t'i referohet tėrmetit, i cili bėri qė vullkanet tė shpėrthejnė mbi sipėrfaqen e tokės. Sidoqoftė vetėm Allahu e di tė vėrtetėn.

"Shenjat e qarta" qė shfaqen nga Liqeni i Lutit janė me tė vėrtetė shumė interesante. Nė pėrgjithėsi, ngjarjet qė tregohen nė Kuran ndodhin nė Lindjen e Mesme, nė Gadishullin Arabik dhe nė Egjipt. Pikėrisht nė qendėr tė kėtyre vendeve ndodhet Liqeni i Lutit. Ky liqen, ashtu si dhe ngjarjet qė ndodhėn rreth tij, meriton vėmendje tė veēantė nga ana e studimeve gjeologjike. Liqeni ėshtė afėrsisht 400 m nėn sipėrfaqen e Mesdheut. Meqenėse vendi mė i thellė nė liqen ėshtė 400 m, fundi i liqenit ėshtė 800 m nėn sipėrfaqen e Mesdheut. Kjo ėshtė pika mė e ulėt nė tokė. Nė sipėrfaqet e tjera, tė cilat janė mė tė ulta se niveli i detit, thellėsia ėshtė maksimumi 100 m. Njė tjetėr veti e Liqenit tė Lutit ėshtė se kripėsia e ujit tė tij ka dendėsi shumė tė lartė, afėrsisht 30%. Si pasojė, asnjė organizėm i gjallė nuk mund tė mbijetojė nė kėtė liqen. Kjo ėshtė arsyeja pse Liqeni i Lutit quhet Deti i Vdekur nė literaturėn perėndimore.

Ngjarja e populli tė Lutit, e cila tregohet nė Kuran, sipas vlerėsimeve ka ndodhur rreth vitit 1800 p.e.s. I bazuar nė kėrkimet e tij arkeologjike dhe gjeologjike, studiuesi gjerman Werner Keller deklaroi se qytetet e Sodomit dhe Gomorrės ishin tė vendosura nė luginėn e Sidimit, e cila shtrihej nė zonėn mė tė largėt e mė tė ulėt tė Liqenit tė Lutit. Kėto qytete dikur ishin vende tė mėdha dhe tė banuara.

Struktura mė interesante e liqenit tė Lutit ėshtė njė provė e qartė qė tregon mėnyrėn si ka ndodhur ngjarja shkatėrruese e treguar nė Kuran:

Nė bregun lindor tė Detit tė Vdekur, gadishulli El-Lisan duket si njė gjuhė e futur thellė nė ujė. El-Lisan nė arabisht do tė thotė gjuhė. Vendi bie kėtu nėn sipėrfaqen e ujit nė njė kėnd tė ēuditshėm, duke e ndarė detin nė dy pjesė. Nė tė djathtė tė gadishullit, toka bie thikė poshtė nė njė thellėsi prej 1200 kėmbėsh. Nė tė majtė tė gadishullit, uji ėshtė i dukshėm e i cekėt. Matjet e bėra kėto vitet e fundit konfirmojnė njė thellėsi prej 50-60 kėmbėsh. Ajo pjesė jashtėzakonisht e cekėt e Detit tė Vdekur, nga gadishulli El-Lisan deri nė majėn mė jugore, ishte Lugina e Sidimit.16


Liqeni i Lutit, apo siē quhet ndryshe Deti i Vdekur.

Werner Keller vuri re se kjo pjesė e cekėt, e cila u zbulua se ishte formuar mė vonė, ishte rezultat i tėrmetit tė lartpėrmendur dhe i katastrofės masive qė shkaktoi ky tėrmet. Ky ishte vendi ku ishin vendosur Sodomi dhe Gomorra, d.m.th., vendi ku jetoi populli i Lutit.

Dikur ishte e mundur ta kaloje kėtė zonė nė kėmbė, ndėrsa tani, lugina e Sidimit, ku ishin vendosur dikur Sodomi dhe Gomorra, ėshtė mbuluar nga sipėrfaqja e pjesės mė tė ulėt tė Detit tė Vdekur. Shkatėrrimi i bazės, si rezultat i njė katastrofe tė tmerrshme qė ndodhi nė fillim tė mijėvjeēarit tė dytė p.e.s., bėri tė mundur qė uji i kripur nga veriu tė rrjedhė nė kėtė gropė tė formuar kohėt e fundit dhe ta mbushė me ujė tė kripur.

Gjurmėt e Liqenit tė Lutit janė tė dukshme… Nėse dielli shkėlqen nė drejtimin e duhur dhe dikush bėn njė shėtitje me barkė pėrgjatė Liqenit tė Lutit deri nė pikėn mė jugore, ai mund tė shohė diēka fantastike. Pak larg nga bregu dhe mjaft tė dukshme nėn sipėrfaqen e ujit, gjenden konturet e pyjeve tė moēme, tė cilat sasia jashtėzakonisht e madhe e kripės sė Detit tė Vdekur i ka ruajtur akoma. Trungjet dhe rrėnjėt nė ujin jeshil janė shumė tė lashta. Lugina e Sidimit, ku dikur kėto pemė ishin plot me gjelbėrim, ishte njė prej vendeve mė tė bukura nė zonė.

Aspekti mekanik i fatkeqėsisė qė i ndodhi popullit tė Lutit ėshtė zbuluar nga kėrkimet e gjeologėve. Ato tregojnė se tėrmeti, i cili shkatėrroi popullin e Lutit, ndodhi si pasojė e njė ēarjeje shumė tė madhe nė tokė pėrgjatė 190 km qė pėrbėjnė shtratin e lumit Sheri'at. Lumi Sheri'at ka njė rėnie prej 180 m nė total. Kjo sė bashku me faktin se liqeni i Lutit ėshtė 400 m nėn nivelin e detit janė dy prova shumė tė rėndėsishme qė tregojnė se njė transformim gjigand gjeologjik ka ndodhur kėtu.

Struktura interesante e lumit Sheri'at dhe e Liqenit tė Lutit pėrbėjnė vetėm njė pjesė tė vogėl tė sė ēarės qė ndodhi nė kėtė vend. Gjendja dhe gjatėsia e kėsaj tė ēare janė zbuluar vetėm kėto kohėt e fundit.

Nė tė majtė: njė ilustrim qė tregon shpėrthimin vullkanik dhe shembjen qė ndodhi pas tij, tė cilat shkaktuan zhdukjen e tė gjithė njerėzve.

Faqja tjetėr: njė pamje nga larg e Liqenit tė Lutit.



Disa nga rrėnojat e qytetit, i cili u fundos nė liqen, janė zbuluar nė brigjet e liqenit.
Kėto rrėnoja dėshmojnė pėr nivelin e lartė tė jetesės sė kėtij populli.


Ēarja nis nga rrėza e malit Taurus, shtrihet nė brigjet jugore tė Liqenit tė Lutit, vazhdon nė shkretėtirėn arabe nė drejtim tė gjirit tė Akabas dhe vazhdon pėrmes Detit tė Kuq, duke pėrfunduar nė Afrikė. Pėrgjatė saj janė vėnė re veprimtari tė fuqishme vullkanike. Bazalti i zi dhe llava gjenden nė malet e Galilesė nė Izrael, nė rrafshnaltat e Jordanit, nė gjirin e Akabas dhe nė vende tė tjera aty afėr.

Tė gjitha kėto rrėnoja dhe prova gjeografike tregojnė se njė ngjarje katastrofike ka ndodhur dikur nė Liqenin e Lutit. Werner Keller shkruan:

Sė bashku me bazėn e kėsaj ēarjeje tė madhe, e cila kalon pikėrisht nėpėrmjet kėsaj zone, lugina e Sidimit, qė pėrfshin Sodomin dhe Gomorrėn, u zhyt njė ditė nė humnerė. Shkatėrrimi i tyre ndodhi si pasojė e njė tėrmeti tė madh, i cili ka mundėsi tė jetė shoqėruar me shpėrthime, vetėtima, rrjedhje gazi natyror dhe zjarre tė mėdha. Nga brendėsia u ēliruan forca vullkanike qė kishin rėnė nė qetėsi shumė thellė pėrgjatė gjatėsisė sė thyerjes. Nė luginėn e sipėrme tė Jordanit, pranė Bashanit, akoma gjenden kratere tė larta tė vullkaneve tė zhdukura. Shtresa tė mėdha llave dhe bazalti janė depozituar nė sipėrfaqen e gurėve gėlqerorė.17

National Geographic bėn kėtė koment nė dhjetor tė vitit 1957:

Mali i Sodomit, njė tokė shterpė e egėr, ngrihet thikė mbi Detin e Vdekur. Askush nuk i ka gjetur ndonjėherė qytetet e shkatėrruara tė Sodomit dhe Gomorrės, por studiuesit besojnė se ato kanė qenė nė luginėn e Sidimit pėrmes kėtyre shkėmbinjve tė thepisur. Ndoshta ujėrat vėrshues tė Detit tė Vdekur i pėrfshinė ato pas njė tėrmeti.18

Shkatėrrimi popullit tė Lutit ka frymėzuar shumė piktorė. Sipėr ėshtė dhėnė njė shembull.

-------------------------------------------------------------------------------------

13 "Werner Keller Und die Bibel hat doch recht", New York: William Morrow, 1964 fq. 75-76
14 "Le Monde de la Bible", Arkeologjia dhe Historia, Korrik-Gusht 1993
15 "Werner Keller Und die Bibel hat doch recht", New York: William Morrow, 1964, fq. 76
16 Shih mė sipėr, fq. 73-74
17 Shih mė sipėr, fq. 75-76
18 G. Ernest Wright, "Bringing Old Testament Times to Life", National Geographic, Vol. 112, Dhjetor 1957, fq. 833

 

www.popujtezhdukur.com
Na Shkruani