Profeti Sulejman dhe mbretėresha e Sebeit


Asaj iu tha: "Hyr nė pallat!" Kur e pa, ajo mendoi se para saj gjendej njė pellg uji, ndaj ngriti fustanin dhe zbuloi kėmbėt. Sulejmani i tha: "Nė tė vėrtetė ai ėshtė njė pallat i veshur me pllaka qelqi." Atėherė ajo tha: "Zoti im! Me tė vėrtetė qė paskam qenė e gabuar, ndaj dhe unė i nėnshtrohem Allahut, Zotit tė botėve, bashkė me Sulejmanin." (En-Neml: 44)

Dokumentet historike nė lidhje me takimin e profetit Sulejman me mbretėreshėn e Sebeit dolėn nė pah nėpėrmjet shqyrtimeve tė bėra nė gėrmadhat e lashta tė Sebeit, nė Jemenin Jugor. Kėrkimet e bėra mbi kėto gėrmadha zbulojnė se njė mbretėreshė jetoi nė kėtė vend midis viteve 1000 dhe 950 p.e.s. dhe udhėtoi drejt veriut (nė Jeruzalem).

Hollėsitė rreth takimit tė kėtyre dy sundimtarėve si dhe rreth pushtetit ekonomik e politik tė vendeve tė tyre gjenden tė shpjeguara nė suren En-Neml. Historia e tyre, e cila zė njė pjesė tė konsiderushme tė kėsaj sureje fillon me lajmin, tė cilin Hud'hudi, njė anėtar i ushtrisė sė Sulejmanit, i dha Sulejmanit pėr mbretėreshėn e Sebeit:

Por Hud'hudi nuk u vonua gjatė dhe (kur arriti) tha: "Kam njė lajm qė ti nuk e di. Unė po tė sjell nga Sebei lajme tė sigurta.
Unė gjeta atje njė grua qė i sundonte ata. Asaj i janė dhėnė tė gjitha gjėrat qė i nevojiten njė sundimtari nė tokė dhe ka njė fron madhėshtor.
Unė e gjeta atė dhe popullin e saj duke adhuruar diellin nė vend tė Allahut, por shejtani ua ka zbukuruar punėt e tyre duke i shmangur nga udha e vėrtetė, ndaj ata nuk janė tė udhėzuar dhe nuk adhurojnė Allahun, i Cili nxjerr nė dritė ēfarė fshihet nė qiej dhe nė tokė dhe e di se ēfarė fshihni dhe ēfarė shfaqni hapur.
Nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė pėrveē Tij, Zotit tė Arshit Madhėshtor!
Sulejmani i tha: "Do ta shohim nėse po thua tė vėrtetėn apo po gėnjen." (En-Neml: 22 - 27)

Pasi mori kėto lajme nga Hud'hudi, Sulejmani i dha atij urdhrat qė vijojnė:

Merre letrėn time dhe hidhua atyre, pastaj largohu pak prej tyre dhe shih ēfarė pėrgjigje do tė kthejnė. (En-Neml: 28)

Pas kėsaj Kurani tregon se si rodhėn ngjarjet, pasi mbretėresha e Sebeit mori kėtė letėr:

Ajo tha: "O prijės! Mua mė kanė sjellė njė letėr tė rėndėsishme.
Ajo ėshtė prej Sulejmanit dhe fillon: "Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit.
Mos u mbani me tė madh ndaj meje, por ejani tek unė si muslimanė (besimtarė tė vėrtetė)."
Ajo tha: "O prijės! Mė jepni mendimin tuaj pėr kėtė ēėshtje. Unė nuk vendos asnjė ēėshtje, pa marrė mė parė pėlqimin tuaj."
Ata i thanė: "Ne jemi tė fuqishėm dhe disponojmė mundėsi tė mėdha pėr luftė por ty tė takon urdhri; kėshtu pra, mendo mirė ēfarė do tė urdhėrosh."
Ajo tha: "Kur mbretėrit pushtojnė njė vend, e plaēkisin atė dhe i poshtėrojnė njerėzit mė tė nderuar tė atij populli. Me tė vėrtetė ata veprojnė kėshtu.
Por unė do t'i dėrgoj njė dhuratė dhe do tė shoh se ēfarė (pėrgjigje) do tė sjellin lajmėtarėt."
Kur lajmėtarėt vajtėn te Sulejmani, ai u tha: "A mos vallė doni tė mė ndihmoni me pasuri? Ajo qė mė ka dhėnė Allahu ėshtė mė e mirė se ēka ju ka dhėnė juve! Pėr mė tepėr, ju jeni njerėz qė kėnaqeni me dhuratėn tuaj!
Kthehuni prapė tek ata! Ne do tė vijmė me njė ushtri, tė cilės nuk mund t'i bėjnė ballė dhe do t'i pėrzėmė prej andej tė turpėruar dhe tė poshtėruar."
Ai u tha (njerėzve tė tij): "O udhėheqės! Cili prej jush mund tė ma sjellė fronin e saj para se ata tė mė vijnė tė nėnshtruar?"
Njė prej xhindėve tė fuqishėm tha: "Unė do tė ta sjell fronin para se tė ngrihesh prej vendit. Unė jam i fuqishėm dhe i besueshėm pėr tė kryer njė shėrbim tė tillė."
Ai qė kishte dije mbi Librin e Shenjtė tha: "Unė do tė ta sjell para se tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė!" Kur Sulejmani e pa fronin tė vendosur para tij tha: "Kjo ėshtė mirėsi nga Allahu, pėr tė mė vėnė nė provė, nėse do tė jem mirėnjohės apo mosmirėnjohės. Kush tregohet mirėnjohės, ėshtė mirėnjohės pėr veten e vet. Kush tregohet mosmirėnjohės (do t'i bėjė dėm vetes), sepse Zoti im ėshtė bujar dhe nuk ka nevojė pėr askėnd."
Ai tha: "Maskojeni fronin e saj qė tė shohim nėse do ta njohė apo jo."
Kur ajo erdhi, e pyetėn: "A ėshtė froni yt si ky?" Ajo u tha: "Duket tamam si tė ishte ai vetė." (Sulejmani tha): "Neve na ėshtė dhėnė dija para saj dhe ishim besimtarė qė mė parė."
Por atė e ndaloi (tė pranonte fenė e vėrtetė) ajo ēka kishte adhuruar mė parė nė vend tė Allahut, sepse ajo ishte prej njė populli mosbesimtar. (En-Neml: 29 - 43)

Pallati i Sulejmanit

Nė ajetet qė flasin pėr mbretėreshėn e Sebeit pėrmendet edhe profeti Sulejman. Nė Kuran tregohet se Sulejmani kishte njė pallat tė mrekullueshėm dhe njė mbretėri tė madhe e tė fuqishme. Ai kishte teknologjinė mė tė pėrparuar tė kohės sė tij. Nė pallatin e tij tė mahnitshėm, veprat e artit dhe objektet e tjera me vlerė u bėnin pėrshtypje tė gjithė atyre qė i shihnin ato. Hyrja e pallatit ishte prej qelqi. Kurani e pėrshkruan kėtė pallat dhe pėrshtypjen qė kishte lėnė ai te mbretėresha e Sebeit si mė poshtė.

Pas shkatėrrimit tė tempullit tė Sulejmanit, muri i vetėm i mbetur prej tij u shndėrrua nė "Murin e Lotėve" nga ēifutėt. Pas marrjes sė Jeruzalemit nė shekullin VII, muslimanėt ndėrtuan xhaminė e Umerit dhe "Kubenė e Gurit" nė vendin ku ka ekzistuar mė parė tempulli.
Nė foton nė tė djathtė mund tė shihet "Kubeja e Gurit".

Tempulli i Sulejmanit kishte teknologjinė mė tė avancuar tė kohės. Nė planin sipėr tregohet qendra e Jeruzalemit gjatė mbretėrimit tė Sulejmanit.
1) Dera e Jug-Perėndimit
2) Pallati i mbretėreshės
3) Pallati i Sulejmanit
4) Hyrja me 32 shtylla
5) Gjykata
6) Pylli i Libanit
7) Shtėpia e priftėrinjve tė lartė
8) Hyrja e Tempullit
9) Oborri i tempullit
10) Tempulli

Asaj iu tha: "Hyr nė pallat!" Kur e pa, ajo mendoi se para saj gjendej njė pellg uji, ndaj ngriti fustanin dhe zbuloi kėmbėt. Sulejmani i tha: "Nė tė vėrtetė ai ėshtė njė pallat i veshur me pllaka qelqi." Atėherė ajo tha: "Zoti im! Me tė vėrtetė qė paskam qenė e gabuar, ndaj dhe unė i nėnshtrohem Allahut, Zotit tė botėve, bashkė me Sulejmanin" (En-Neml: 44)


Tempulli i Sulejmanit

Nė literaturėn ēifute, pallati i profetit Sulejman quhet Tempulli i Sulejmanit. Sot vetėm "muri perėndimor" i kėtij pallati qėndron dhe ai quhet nga ēifutėt "Muri i Lotėve". Arsyeja pėrse ky pallat, ashtu si shumė objekte tė tjera nė Jeruzalem, u shkatėrrua mė vonė ishte sjellja e keqe, mospėrfillėse dhe arrogante e ēifutėve qė erdhėn mė vonė. Nė Kuran thuhet:

Ne i lajmėruam Beni Israilėt nė libėr (Teurat): "Ju do tė bėni dy herė ligėsi e shkatėrrime nė tokė dhe do tė bėheni kryelartė dhe tiranė."
Kur erdhi koha e premtimit tė parė, Ne dėrguam kundėr jush disa nga robėrit Tanė, tė cilėt ishin luftėtarė tė fuqishėm e tė ashpėr dhe hynė nė ēdo skutė tė shtėpive tuaja. Ai (ndėshkim) ishte njė premtim i pėrmbushur.
Pastaj Ne ju ndihmuam qė tė triumfoni edhe njė herė mbi ta, ju dhamė pasuri e fėmijė dhe ju shtuam shumė nė numėr.
(Ne ju thamė) "Nėse bėni vepra tė mira, do t'i bėni mirė vetes, nėse bėni vepra tė kėqija do t'i bėni keq po vetes." Mė pas, kur erdhi koha e premtimit tė dytė (Ne i dėrguam armiqtė tuaj), qė tė fusin dėshpėrim nė zemrat dhe fytyrat tuaja dhe tė hyjnė nė xhaminė (Aksa) siē patėn hyrė mė parė, duke rrėnuar plotėsisht gjithēka qė u binte nė duar. (El-Isra: 4-7)

Tė gjithė popujt e pėrmendur nė kapitujt e mėparshėm e merituan ndėshkimin e tmerrshėm pėr shkak tė rebelimit tė tyre dhe tė mosmirėnjohjes ndaj mirėsive tė Allahut. Pasi u endėn nga njė vend nė tjetrin me shekuj tė tėrė pa atdhe apo shtet, mė nė fund, ēifutėt nė kohėn e Sulejmanit gjetėn strehė nė tokat e shenjta. Por pas kėsaj, pėr shkak tė tejkalimit tė tė gjithė kufijve dhe pėr shkak tė shthurjes e mosbindjes, ata u ndėshkuan.

 

www.popujtezhdukur.com
Na Shkruani