Pėrfundim

Pėrse nuk udhėtojnė nė tokė qė tė shohin si ishte pėrfundimi i popujve para tyre? Ata ishin mė tė fuqishėm, punuan tokėn dhe ndėrtuan nė tė mė shumė se ē'kanė bėrė kėta (idhujtarėt e Mekės). Atyre u erdhėn tė dėrguarit e tyre me argumente tė qarta. Sigurisht qė nuk ishte Allahu Ai qė u bėri atyre padrejtėsi, por ata i bėnė padrejtėsi vetvetes.
(Er-Rum: 9)

Tė gjithė popujt qė kemi shqyrtuar deri tani kishin disa cilėsi tė pėrbashkėta. Ata vepronin kundėr ligjeve tė Allahut, adhuronin zota tė tjerė, silleshin nė mėnyrė arrogante, merrnin nė mėnyrė tė padrejtė pronėn e tjetrit, ishin tė prirė pėr shthurje seksuale dhe paturpėsi. Njė veēori tjetėr tė ngjashme qė ata kishin ishte shtypja dhe padrejtėsia qė ushtronin ndaj atyre pak besimtarėve qė jetonin pranė tyre.

Qėllimi i paralajmėrimeve nė Kuran sigurisht qė nuk ėshtė thjesht njohja e historive tė profetėve dhe popujve tė tyre, por dhėnia e njė "shembulli" pėr tė gjithė njerėzit:

A nuk shėrben si udhėzim pėr ta (qė tė dinė) se sa shumė breza kemi shkatėrruar mė parė, nėpėr vendbanimet e tė cilėve ata kalojnė? Me tė vėrtetė qė kėtu ka argumente tė qarta pėr njerėzit me arsye tė shėndoshė. (Ta Ha: 128)

Nė qoftė se ne i konsiderojmė tė gjitha kėto histori si "shembuj", atėherė mund tė vėrejmė se disa pjesė tė shoqėrisė sonė nuk janė mė mirė, pėrsa i pėrket degjenerimit dhe tejkalimit tė kufijve se popujt qė u shkatėrruan, siē u tregua mė sipėr.

Veēanėrisht, njė grup i rėndėsishėm i "shtresės drejtuese tė shoqėrisė" - tė cilėt quhen ndryshe dhe "shtresa e lartė"- nuk janė shumė ndryshe nga njerėzit e zhdukur, pėr tė cilėt kemi folur deri tani. Shumė prej tyre nuk hezitojnė tė shfaqin tė gjitha format e armiqėsisė ndaj besimtarėve.

Pjesa mė e madhe e shoqėrive nė ditėt tona kanė njė numėr tė lartė homoseksualėsh, gjė qė na kujton menjėherė popullin e Lutit. Homoseksualėt marrin pjesė nė mbrėmje seksuale me "njerėzit udhėheqės tė shoqėrisė" dhe ekspozojnė tė gjitha llojet e shthurjeve, duke ua kaluar edhe vetė njerėzve tė Sodomit dhe Gomorrės. Veēanėrisht disa grupe prej tyre, tė cilat banojnė nė qytetet mė tė mėdha tė botės, kanė shkuar edhe mė tutje se ata tė Pompeit.

Tė gjitha shoqėritė qė ne kemi shqyrtuar janė ndėshkuar nėpėrmjet fatkeqėsive tė ndryshme, si shembje toke, stuhi, pėrmbytje etj. Po ashtu, shoqėritė qė humbin rrugėn dhe guxojnė tė bėjnė tė njėjtat gabime tė popujve tė kaluar mund tė ndėshkohen nė tė njėjtėn mėnyrė.

Nuk duhet harruar se Allahu mund tė ndėshkojė kė tė dojė dhe kur tė dojė, ashtu siē mund ta lėrė dikė tė vazhdojė tė jetojė nė mohim e mendjemadhėsie dhe ta ndėshkojė nė botėn tjetėr:

… disa prej tyre Ne i ndėshkuam me njė erė tė fuqishme me shi gurėsh, disa tė tjerė i ndėshkuam me njė britmė tė fuqishme, disa tė tjerė Ne bėmė qė t'i pėrpijė toka, disa tė tjerė Ne i fundosėm dhe i pėrmbytėm. Nuk ishte Allahu Ai qė u bėri padrejtėsi atyre, por ata i bėnė padrejtėsi vetvetes. (El-Ankebut: 40)

Kurani gjithashtu tregon pėr njė besimtar, i cili ishte nga familja e faraonit dhe jetoi gjatė periudhės sė Musait, por nuk e shprehu hapur besimin e tij. Ai i tha popullit tė tij:

"O njerėzit e mi! Unė kam frikė se do tė pėsoni fatin e popujve tė mėparshėm.
Fatin e popullit tė Nuhut, Adit, Themudit dhe atyre qė erdhėn mė pas. Allahu nuk dėshiron t'u bėjė padrejtėsi robėrve tė Tij.
O njerėzit e mi! Unė kam frikė pėr ju ditėn e thirrjes sė pėrbashkėt.
Ditėn kur do tė ikni tė frikėsuar, duke mos pasur asnjė mbrojtės prej dėnimit tė Allahut. Atė qė Allahu e lė nė humbje nuk ka se kush ta ndihmojė." (Gafir: 30 - 33)

Tė gjithė profetėt u folėn popujve tė tyre pėr Ditėn e Gjykimit dhe i paralajmėruan pėr ndėshkimin e dhimbshėm tė Allahut. Tė njėjtėn gjė bėri edhe ky besimtar, i cili e fshehu besimin e tij. Tė gjithė profetėt dhe lajmėtarėt e kaluan jetėn e tyre duke u shpjeguar e mėsuar kėto ēėshtje popujve tė tyre. Por shumė shpesh, njerėzit i akuzonin profetėt si gėnjeshtarė, shpifės e tė ēmendur, ndaj dhe vazhdonin praktikimin e veprave tė tyre tė shėmtuara, pa menduar dhe pa u frikėsuar nga paralajmėrimet e profetėve. Madje disa prej tyre shkuan aq larg sa u pėrpoqėn t'i vrasin e t'i dėbojnė besimtarėt. Nė tė shumtėn e rasteve, numri i besimtarėve qė ndiqnin profetėt ishte shumė i vogėl. Kėta besimtarė tė paktė ishin njerėzit e vetėm qė shpėtonin nga ndėshkimi sė bashku me profetėt e tyre.

Megjithėse kanė kaluar mijėra vjet dhe kanė ndryshuar vendet, zakonet, teknologjitė dhe qytetėrimet, akoma nuk kanė ndryshuar shumė gjėra nė strukturat sociale tė shumė popujve tė shthurur e mohues. Siē e theksuam mė lart, njė pjesė e caktuar e shoqėrisė nė tė cilėn ne jetojmė, i ka tė gjitha cilėsitė e ndyra tė popujve tė pėrshkruar nė Kuran. Ashtu si Themudi, i cili bėnte hile nė tregėti, edhe sot njė numėr i madh njerėzish qė merren me tregėti e fitojnė pasurinė e tyre duke mashtruar, gėnjyer apo duke u bėrė hile tė tjerėve. Sot nė botė ekziston njė komunitet homoseksualėsh, i cili mbrohet ligjėrisht nga ligjet e sotme tė shteteve tė "pėrparuara" dhe nuk bie aspak poshtė pėr nga ndyrėsitė dhe gjėrat e neveritshme kur krahasohet me popullin e Lutit. Gjithashtu, njė pjesė shumė e madhe e shoqėrisė pėrbėhet nga njerėz mosmirėnjohės dhe rebelė, si sebeinėt, nga njerėz jofalenderues pėr pasurinė dhe forcėn e tyre, si populli i Iramit, nga njerėz arrogantė qė fyejnė besimtarėt, si populli i Nuhut.

Kėto janė shenja shumė domethėnėse.

Ne duhet tė ngulisim nė mendje se pėrparimi ushtarak, ekonomik, shkencor apo industrial nuk mund t'i ndihmojė nė asnjė mėnyrė njerėzit mohues, arrogantė e mosmirėnjohės prej ndėshkimit tė Allahut.

O njerėz!
Merrni mėsim nga popujt qė u shkatėrruan para jush dhe mos u bėni mohues. Kini frikė Allahun dhe bindjuni Atij qė t'i shpėtoni dėnimit. Mos harroni se ndėshkimi i Allahut ėshtė shumė i ashpėr.

 

www.popujtezhdukur.com
Na Shkruani