Shokėt e shpellės

A janė Shokėt e Shpellės nga Efesi?

Pėrsa i pėrket qytetit ku jetuan kėta tė rinj dhe shpellės nė tė cilėn ata u strehuan tregohen vende tė ndryshme nė burime tė ndryshme. Arsyet kryesore pėrse ndodh kjo janė dy: 1) Dėshira e njerėzve qė tė besojnė se njerėz kaq tė guximshėm dhe tė mirė jetuan nė vendin e tyre. 2) Ngjashmėria e madhe e shpellave nė ato zona. Kjo shfaqet qartė kur shikon se pothuajse nė tė gjitha kėto vende gjendet njė vend adhurimi, pėr tė cilin thuhet se ėshtė ndėrtuar nė vendin e Shokėve tė Shpellės.

Siē dihet, Efesi pranohet nga tė krishterėt se ėshtė njė vend i shenjtė, sepse nė tė gjendet njė shtėpi, e cila thuhet se i pėrkiste Virgjėreshės Mari dhe mė vonė u kthye nė kishė. Kėshtu, sipas burimeve tė krishtera ka shumė mundėsi qė Shokėt e Shpellės tė kenė banuar nė njė prej kėtyre vendeve tė shenjta. Pėr mė tepėr, disa burime tė krishtera deklarojnė me siguri se Efesi ėshtė vendi i shpellės.

Burimi mė i vjetėr mbi kėtė temė ėshtė prifti sirian i Sarukut me emrin Xhejms (i lindur mė 452 e.s.). Historiani i famshėm, Gibons, ka marrė shumė citate nga studimi i Xhejmsit, nė librin e tij "The Decline and Fall of Roman Empire". Sipas kėtij libri, emri i perandorit qė torturoi shtatė besimtarė tė rinj dhe i detyroi tė fshiheshin nė njė shpellė, ishte Decius. Deciusi sundoi perandorinė romake ndėrmjet viteve 249 - 251 e.s. dhe periudha e tij e sundimit njihet mirė pėr torturat qė ai praktikoi mbi pasuesit e Isait. Sipas komentuesve muslimanė, zona ku ndodhi ngjarja ishte quajtur "Afesus" ose "Afesos". Sipas Gibonsit, emri i kėtij vendi ėshtė Efes. I vendosur mbi bregun perėndimor tė Anatolisė, ky qytet ishte njė prej qyteteve-port tė perandorisė romake. Rrėnojat e kėtij qyteti njihen nė ditėt tona si rrėnojat e qytetit antik tė Efesusit.


Pjesa e brendshme e shpellės nė Efesus, e cila mendohet tė jetė shpella e Shokėve tė Shpellės.

Emri i perandorit, nė periudhėn e sundimit tė tė cilit u zgjuan Shokėt e Shpellės nga gjumi i tyre i gjatė, ėshtė Tezusius, sipas studiuesve muslimanė apo Theodosius II, sipas Gibonsit. Ky perandor sundoi ndėrmjet viteve 408 - 450 e.s.

Duke iu referuar ajetit tė mėposhtėm, nė disa komente thuhet se hyrja e shpellės binte nga veriu, kėshtu qė drita e diellit nuk mund tė depėrtonte brenda. Ata qė mund tė kalonin afėr shpellės nuk mund tė shihnin se ē'kishte brenda. Ajeti i Kuranit qė flet pėr kėtė informon:

Ju mund ta shihnit diellin kur lindte, duke lėvizur nga e djathta e shpellės, ndėrsa kur perėndonte largohej prej tyre nga ana e majtė, kurse ata qėndronin shtrirė nė njė vend tė gjerė nė mes tė shpellės. (El-Kehf: 17)

Arkeologu dr. Musa Baran ėshtė i mendimit se Efesi ėshtė vendi ku jetoi ky grup besimtarėsh tė rinj, nė librin e tij tė quajtur "Ephesus", ku thotė:

Nė vitin 250 p.e.s. shtatė tė rinj qė jetonin nė Efes zgjodhėn krishtėrimin dhe refuzuan idhujtarinė. Duke u pėrpjekur pėr tė gjetur njė rrugėzgjidhje, kėta tė rinj gjetėn njė shpellė nė shpatin e pjerrėt lindor tė malit Pion. Ushtarėt romakė e panė kėtė dhe ndėrtuan njė mur nė hyrje tė shpellės.45

Nė kohėt e sotme dihet se mbi kėto rrėnoja dhe varre tė vjetra janė ndėrtuar shumė ndėrtesa fetare. Gėrmimet e bėra nga Instituti Arkeologjik Austriak nė 1926, zbuluan se rrėnojat e gjetura mbi shpatin e pjerrėt lindor tė malit Pion i pėrkisnin njė ndėrtese tė ndėrtuar nė emėr tė Shokėve tė Shpellės nė mes tė shekullit VII (gjatė sundimit tė Theodosius II).46

A janė Shokėt e Shpellės nga Tarsusi?

Vendi i dytė i supozuar si vendi ku jetuan Shokėt e Shpellės, ėshtė Tarsusi. Nė Tarsus ekziston njė shpellė qė pėrngjason shumė me atė qė pėrshkruhet nė Kuran dhe gjendet mbi njė mal tė njohur me emrin Encilus ose Bencilus (nė veri-perėndim tė Tarsusit).

Mendimi, se Tarsusi ėshtė vendi i shpellės, ėshtė mendimi i shumė dijetarėve muslimanė. Njė nga komentuesit mė tė njohur tė Kuranit, Taberiu, e pėrcakton emrin e malit ku gjendej shpella si "Bencilius", nė librin e tij tė quajtur "Historia e popujve". Ai gjithashtu shton se ky mal ėshtė nė Tarsus.47

Njė tjetėr komentues i Kuranit, Muhamed Emin, thotė se emri i malit ishte "Pencilus" dhe ndodhet nė Tarsus. Emri qė shqiptohet Pencilus ndonjėherė mund tė shqiptohet edhe Encilus. Sipas tij, ndryshimi midis fjalėve shkaktohet nga shqiptimet e ndryshme tė shkronjės "b" ose nga humbja e njė shkronje nga fjala origjinale.48

Fahrudin Raziu, njė tjetėr komentues i Kuranit, shpjegon nė studimin e tij se: "edhe pse ky vend quhet Efes, qėllimi ėshtė pėr tė treguar Tarsusin, sepse Efes ėshtė vetėm njė emėr tjetėr i Tarsusit".49

Pėrveē kėsaj, ky vend pėrcaktohet si Tarsusi nga shumė dijetarė tė tjerė. Tė gjithė kėta komentatorė e shpjegojnė fjalinė "… Ju mund ta shihnit diellin kur lindte, duke lėvizur nga e djathta e shpellės, ndėrsa kur perėndonte largohej prej tyre nga ana e majtė…" tė ajetit 17 (El-Kehf), duke thėnė se hyrja e shpellės nė mal binte nga veriu.50


Shpella nė Efesus e parė nga jashtė.

Vendbanimi i Shokėve tė Shpellės ishte subjekt me interes edhe nė kohėn e perandorisė osmane. Nė atė kohė janė bėrė disa studime mbi kėtė subjekt. Ka disa korrespondenca dhe njė shkėmbim informacioni mbi kėtė subjekt nė arkivat osmane tė kryeministrisė. P.sh., nė njė letėr dėrguar financės supreme tė shtetit osman nga administrata lokale e Tarsusit gjendet njė kėrkesė zyrtare dhe njė mesazh i bashkangjitur qė kėrkonte t'u jepej rrogė atyre njerėzve qė merreshin me pastrimin dhe mirėmbajtjen e shpellės sė Shokėve tė Shpellės. Pėrgjigja qė iu dha kėsaj letre thoshte se nė mėnyrė qė ajo pagesė tė jepej, ishte e nevojshme qė tė zbulohej nėse ky vend ishte me tė vėrtetė vendi ku kishin banuar Shokėt e Shpellės apo jo. Studimet e bėra pėr kėtė qėllim kanė qenė shumė tė dobishme nė pėrcaktimin e vendndodhjes sė vėrtetė tė shpellės.

Nė njė raport tė pėrgatitur pas njė hetimi tė bėrė nga Kėshilli Kombėtar, thuhet: "Nė veri tė Tarsusit, njė provincė e Adanas, gjendet njė shpellė mbi njė mal dy orė larg nga Tarsusi, hyrja e sė cilės bie nga veriu, ashtu siē thuhet nė Kuran.51

Debatet e bėra pėr Shokėt e Shpellės, ku dhe kur jetuan ata, gjithmonė i nxisnin autoritetet qė tė bėnin studime mbi kėtė subjekt. Kėshtu, shumė komente u bėnė mbi kėtė ēėshtje. Megjithatė, asnjė nga kėto komente nuk mund tė konsiderohet i sigurtė, prandaj, pyetje tė tilla si: nė cilėn periudhė jetuan kėta besimtarė apo nė cilin vend ndodhet shpella e pėrmendur nė Kuran, mbesin pa pėrgjigje tė sigurta.


Shpella nė Tarsus, e cila mendohet tė jetė shpella e Shokėve tė Shpellės.

----------------------------------------------------------------------------

45 Musa Baran, "Efes", fq.23-24
46 L. Massignon, "Opera Minora", Vol. III, fq.104-108
47 Historia e Taberiut, "Tarih el-Umem".
48 Tefsiri i Muhammed Eminit.
49 Tefsiri i Fahrudin Raziut.
50 Nga komentet kuranore "El-Bejdaui", "En-Nesefi", "El-Xhelalejn" and "Et-Tibjan"; gjithashtu "Elmalili", "Nasuhi Bilmen".
51 Ahmet Akgündüz, "Tarsus ve Tarihi ve Ashab-i Kehf".

 

www.popujtezhdukur.com
Na Shkruani