Shokėt e shpellės

A mendon se shokėt e shpellės dhe pllaka me mbishkrimin (e emrave tė tyre) ishin nga shenjat Tona tė mrekullueshme? (El-Kehf: 9)

Surja e tetėmbėdhjetė nė Kuran e quajtur El-Kehf, qė do tė thotė "Shpella", tregon pėr njė grup tė rinjsh, tė cilėt u strehuan nė njė shpellė pėr t'u fshehur nga njė sundimtar, i cili mohonte Allahun dhe shtypte padrejtėsisht besimtarėt. Ajetet mbi kėtė temė janė si vijon:

A mendon se shokėt e shpellės dhe pllaka me mbishkrimin (e emrave tė tyre) ishin nga shenjat Tona tė mrekullueshme?
Kujto kohėn kur djemtė e rinj ikėn pėr t'u fshehur (prej popullit tė tyre mosbesimtar) nė shpellė dhe thanė: "Zoti ynė! Na dėrgo mėshirėn Tėnde dhe na e lehtėso brengėn tonė duke na udhėzuar nė rrugė tė drejtė!"
Kėshtu Ne i vumė nė gjumė tė thellė nė shpellė pėr shumė vite.
Pastaj i ngritėm nga gjumi pėr tė provuar se cili nga dy grupet ishte mė i saktė nė llogaritjen e kohės qė kishin kaluar atje.
Ne tė tregojmė me saktėsi ty (o Muhamed) ndodhinė e tyre. Ata ishin disa djem tė rinj qė besuan Zotin e tyre, ndaj dhe Ne i forcuam mė tepėr nė rrugėn e drejtė.
Ne i bėmė zemrat e tyre tė forta e tė qėndrueshme (me dritėn e besimit) kur u ngritėn dhe thanė: "Zoti ynė ėshtė Zoti i qiejve dhe i tokės, ne kurrė nuk do tė adhurojmė dikė tjetėr pėrveē Tij, sepse po tė bėnim njė gjė tė tillė, do tė ishim tė padrejtė dhe gėnjeshtarė.
"Populli ynė adhuron perėndi tė tjera nė vend tė Allahut. Pse nuk sjellin ata njė provė bindėse e tė qartė pėr ato (perėndi qė adhurojnė)? E kush bėn gabim mė tė madh se ai qė shpif gėnjeshtra ndaj Allahut?"
(Ata i thanė njėri-tjetrit): "Meqė ju u larguat prej njerėzve tuaj dhe zotave qė ata adhurojnė nė vend tė Allahut, atėherė strehohuni nė shpellė. Zoti juaj do t'ju mbulojė me mėshirėn e Tij dhe do t'jua lehtėsojė shqetėsimin tuaj."
Ju mund ta shihnit diellin kur lindte, duke lėvizur nga e djathta e shpellės, ndėrsa kur perėndonte largohej prej tyre nga ana e majtė, kurse ata qėndronin shtrirė nė njė vend tė gjerė nė mes tė shpellės. Kjo ėshtė njė nga provat dhe argumentet e Allahut. Ai qė udhėzon Allahu, ėshtė me tė vėrtetė i udhėzuar nė rrugėn e drejtė por pėr atė, tė cilin Ai e shpie nė rrugė tė gabuar, ju nuk do tė gjeni dot asnjė udhėzues pėr ta drejtuar (nė udhėn e drejtė).
Ata dukeshin sikur ishin zgjuar, por nė tė vėrtetė ishin duke fjetur. Ne i kthenim nė tė djathtė dhe nė tė majtė, kurse qeni i tyre qėndronte me dy kėmbėt e para tė shtrira te hyrja e shpellės. Po t'i kishe parė, do tė kishe ikur me tė shpejtė dhe do tė tmerroheshe prej tyre.
Kėshtu, Ne i zgjuam nga gjumi qė tė pyetnin njėri-tjetrin. Njėri prej tyre pyeti: "Sa kohė keni qėndruar nė gjumė?" Ata iu pėrgjigjėn: "Kemi ndenjur njė ditė ose njė pjesė tė saj." (Pastaj tė gjithė) thanė: "Zoti juaj e di mė mirė se sa kohė keni qėndruar nė gjumė… Tani, dėrgoni njėrin prej jush nė qytet qė tė blejė ushqim tė lejuar me kėtė monedhė argjendi dhe t'jua sjellė kėtu, por duhet tė ketė shumė kujdes tė mos marrė vesh gjė ndokush pėr ju.
Nėse e marrin vesh se ku jeni, ata do t'ju vrasin me gurė, ose do t'ju kthejnė nė fenė e tyre me forcė dhe atėherė ju kurrė nuk do tė shpėtoni."
Kėshtu pra, Ne e bėmė tė njohur ēėshtjen e tyre pėr njerėzit me qėllim qė ata tė kuptonin se premtimi i Allahut ėshtė i vėrtetė dhe se nuk mund tė ketė pikė dyshimi pėr Ditėn e Kijametit. (Pėrkujto kohėn) kur banorėt e qytetit haheshin me njėri-tjetrin pėr ēėshtjen e tyre dhe thanė: "Ngrini njė ndėrtesė mbi ta, Zoti i tyre e di mė mirė ēėshtjen e tyre." Pastaj ata qė ishin mė tepėr thanė: "Ne do tė ndėrtojmė njė vend-adhurimi mbi ta."
Disa thanė se ata ishin tre, ndėrsa qeni ishte i katėrti; disa tė tjerė thanė se ata ishin pesė, ndėrsa qeni ishte i gjashti, por kėto ishin vetėm hamendje. Megjithatė disa tė tjerė thonė se ata ishin shtatė, ndėrsa qeni ishte i teti. Thuaju (o Muhamed): "Zoti im e di mė mirė numrin e tyre; askush nuk e di atė pėrveē njė pakice tė vogėl." Kėshtu qė mos diskuto (pėr numrin e tyre) mė tepėr se ē'tė kemi treguar Ne dhe mos pyet asnjė prej tyre (ēifutėve e krishterėve) pėr ēėshtjen e shokėve tė shpellės.
Mos thuaj kurrė pėr diēka: "Do ta bėj nesėr." Pėrveēse nėse shton thėnien: "Nėse dėshiron Allahu!" Pėrmende Zotin tėnd kur tė harrosh dhe thuaj: "Mbase Zoti im mė udhėzon mua nė njė rrugė mė afėr tė vėrtetės sesa kjo."
Ata qėndruan nė shpellėn e tyre treqind vjet plus nėntė vjet.
Thuaj: "Allahu e di mė mirė se sa qėndruan. Vetėm Ai e njeh dijen e fshehtė tė qiejve dhe tokės. Sa i mprehtė ėshtė shikimi dhe dėgjimi i tij! Ata nuk mund t'i ndihmojė askush tjetėr pėrveē Tij dhe askush nuk ndėrhyn nė vendimet dhe gjykimet e Tij." (El-Kehf: 9-26)

Sipas tė dhėnave, Shokėt e Shpellės, tė cilėt lavdėrohen si nga burimet islame, ashtu dhe nga ato kristiane, ranė pre e tiranisė mizore tė perandorit romak, Decius. Duke u ballafaquar me shtypjen dhe padrejtėsinė e Deciusit, kėta tė rinj e paralajmėruan popullin e tyre disa herė qė tė mos e braktisnin fenė e Allahut. Indiferenca e populli tė tyre, shtypja e madhe qė ushtronte perandori dhe kėrcėnimi i tyre me vdekje bėri qė ata t'i braktisnin shtėpitė e tyre.

Siē vėrtetojnė dokumentet historike, nė atė kohė, shumė perandorė zbatuan gjerėsisht politikėn e terrorrit dhe shtypjes ndaj besimtarėve qė i qėndruan besnikė fesė sė Isait (Krishtit).

Nė njė letėr tė shkruar nga guvernatori romak Pilinius (69 - 113 e.s.), i cili qeveriste Anatolinė Veri-Perėndimore, drejtuar perandorit Trajan, pėrmenden disa nga pasuesit e Isait, tė cilėt u ndėshkuan pėr shkak se kundėrshtuan adhurimin e statujės sė perandorit. Kjo letėr ėshtė njė prej dokumenteve mė tė rėndėsishme, tė cilat tregojnė shtypjen qė ushtrohej mbi besimtarėt e drejtė nė atė kohė. Nė rrethana tė tilla, kėta tė rinj, tė cilėve iu kėrkua t'i nėnshtroheshin njė sistemi pagan dhe tė adhuronin perandorin, nuk e pranuan kėtė dhe thanė:

"… Zoti ynė ėshtė Zoti i qiejve dhe i tokės, ne kurrė nuk do tė adhurojmė dikė tjetėr pėrveē Tij, sepse po tė bėnim njė gjė tė tillė, do tė ishim tė padrejtė dhe gėnjeshtarė.
"Populli ynė adhuron perėndi tė tjera nė vend tė Allahut. Pse nuk sjellin ata njė provė bindėse e tė qartė pėr ato (perėndi qė adhurojnė)? E kush bėn gabim mė tė madh se ai qė shpif gėnjeshtra ndaj Allahut?" (El-Kehf: 14 - 15)

Pėr sa i pėrket zonės ku jetuan Shokėt e Shpellės ekzistojnė mendime tė ndryshme, por mė tė pranueshmet janė ato mendime qė thonė se ata jetuan nė Efes ose nė Tarsus.

Pothuajse tė gjitha burimet e krishtera e identifikojnė Efesin si vendin e shpellės, ku u strehuan kėta tė rinj. Disa studiues muslimanė dhe komentues tė Kuranit pajtohen me burimet e krishtera nė lidhje me Efesin. Disa tė tjerė shpjegojnė me detaje pse Efesi nuk ishte vendi i shpellės dhe mė pas pėrpiqen tė vėrtetojnė se ngjarja ndodhi nė Tarsus. Nė kėtė studim do tė merremi me tė dy alternativat. Pėr sa i pėrket kohės, studiuesit nė pėrgjithėsi, duke pėrfshirė edhe ata tė krishterė, thonė se ngjarja ka ndodhur nė kohėn e perandorit romak Decius (i quajtur edhe Decianus) rreth viteve 250 e.s.

Deciusi dhe Neroni njihen si perandorėt romakė qė kanė torturuar mė shumė pasuesit e Isait. Gjatė sundimit tė tij tė shkurtėr, Deciusi mori njė vendim, i cili detyronte ēdo person nėn sundimin e tij qė tė bėnte kurban pėr perėnditė romake. Njerėzit ishin tė detyruar tė bėnin kurban dhe pėr kėtė merrnin njė ēertifikatė qė u tregohej autoriteteve shtetėrore qė merreshin me zbatimin e vendimit. Nė burimet e krishtera shkruhet se shumė njerėz e refuzuan kėtė akt idhujtar dhe ikėn "nga njė qytet nė tjetrin" ose u fshehėn nė vende tė fshehta. Shokėt e Shpellės ka shumė mundėsi tė jenė njė grup prej kėtyre besimtarėve tė ikur.

Nė kėtė ngjarje ka diēka qė duhet sqaruar. Kjo histori ėshtė treguar nga disa historianė dhe komentatorė, tė cilėt kanė shtuar shumė informacione tė pasakta e tė pakonfirmuara, duke e kthyer atė nė pėrrallė. Megjithatė, kjo nuk do tė thotė se ngjarja nuk ka ndodhur, pasi kėto deformime dhe shtesa tė pasakta nuk ia ndryshojnė thelbin e vėrtetė dhe tė vėrtetuar tė ngjarjes sė Shokėve tė Shpellės, e cila ėshtė njė realitet historik.

 

www.popujtezhdukur.com
Na Shkruani