Emrat e Profetėve Paraqiten Nė Pllakat e Eblės,
1500 Vjet Mė Tė Vjetėr Se Tevrati

Datuar nga viti 2500 p.e.s, pllakat e Eblės ofrojnė informata shumė tė rėndėsishme sa i pėrket historisė sė religjioneve. Karakteristika mė e rendėsishme e pllakave tė Eblės tė zbuluar nga arkeologėt nė vitin 1975 dhe e cila ka qenė temė e shumė hulumtimeve dhe debateve qė prej kohėsh, ėshtė se pėrmbajnė emrat e tre profetėve tė referuar nė Librat e Shenjtė.

Zbulimi i pllakave tė Eblės pas mijėra viteve dhe informata qė ata e pėrmbajnė ėshtė tejet e rėndėsishme nga qasja e tė qartėsuarit tė positės gjeografike tė shoqėrive tė zbuluara nė Kur'an.

Reth vitit 2500 p.e.s, Ebla ishte mbretėri qė shtrihej nė regjionin qė pėrfshinė kryeqytetin e Sirisė, Damaskun dhe Turqinė jug-lindore. Kjo mbretėri ka arritur kulmin e kulturės dhe ekonomisė, mirėpo mė vonė, sikurse ndodhi me shumė civilizime tjera tė mėdha, u zhduk nga faqja e historisė. Sipas disa dėshmive tė ruajtura, mbretėria e Ebles ka qenė qendėr kryesore kulturore dhe komerciale e asaj kohe. (1) Populli i Ebles ka poseduar civilizimin qė ka ndėrtuar arkivet shtetėrore, ka ndėrtuar bibloteka dhe ka regjistruar kontrata komerciale nė formė tė shkruar. Ata poashtu kanė patur edhe gjuhėn e tyre, tė njohur si gjuha eblaite.

Historia e Religjioneve Tė Varrosura

Rėndėsia e vėrtetė e mbretėrisė sė Eblės, e konsideruar si njė sukses i madh pėr arkeologjinė klasike nė kohėn kur u zbulua pėr herė tė parė nė vitin 1975, u ndriēua me gjetjen e ca 20,000 pllakave dhe fragmenteve tė vjetra (kuniforme). Ky arkiv ka qenė katėr herė mė i madh se tė gjitha tekstet e vjetra (kuniforme) tė njohura nga arkeologėt mbi 3000 vjet e fundit.

Kur gjuha e pėrdorur nė pllaka u deshifrua nga italiani Giovanni Pettinato, epigraf nė Universitetin e Romės, shkalla e rėndėsisė sė tyre u kuptua edhe mė mire. Si rezultat i kėsaj, gjetja e mbretėrisė sė Eblės dhe kėsaj arkive tė shkėlqyeshme shtetėrore nuk u bė vetėm ēėshtje arkeologjike, por ishte edhe nė interes tė qarqeve religjioze, sepse sė bashku me emrat Michael (Mi-ka-il) dhe Talut (Sa-u-lum), tė cilėt luftuan krah pėr krah me Profetin Davud, pllakat pėrmbajnė emrat e tre profetėve tė pėrmendur nė tre Librat e Shenjtė: Profeti Ibrahim (Ab-ra-mu), Profeti Davud (Da-u-dum) dhe Profeti Ismail (Ish-ma-il). (2)

Rėndėsia e Emrave nė Pllakat e Eblės

Emrat e profetėve tė identifikuar nė pllakat e Eblės janė tė njė rendėsie tė madhe sikur kjo papritmas tė ishte e hasur nė dokumentet historke tė asaj kohe. Kjo informatė e datuar 1500 vjet para Teuratit ishte tejet goditėse. Paraqitja e emrit tė Profetit Ibrahim nė kėto pllaka prezenton faktin se Profeti Ibrahim dhe religjioni i sjellur nga ai kanė ekzistuar para Teuratit.


Historianėt analizuan pllakat e Eblės nga kjo perspective, dhe ky zbulim madhėshtorė lidhur me Profetin Ibrahim dhe misionin e tij u bė ēėshtje hulumtimi nė lidhje me historinė e religjioneve. David Noel Freedman, arkeolog dhe hulumtues amerikan i historiesė sė religjioneve, bazuar nė studimet e tij, raportoi pėr emrat e profetėve siē janė Ibrahimi dhe Ismaili nė pllakat. (3)

Emrat e tjerė nė pllaka

Siē ishte e shpallur mė lart, emrat e paraqitur nė pllakat ishin tė atyre profetėve tė referuar nė tre librat e shenjtė, dhe pllakat ishin shumė mė tė vjetra se Teurati. Pėrveē kėtyre emrave, nė pllakat janė hasur edhe tema tjera dhe emra tė vendeve, nga i cili fakt mund tė konstatohet se Eblaitėt ishin tregėtarė shumė tė suksesshėm. Poashtu edhe emrat Sinai, Gaza dhe Jerusalemi, jo shumė larg Ebles, janė paraqitur nė tekstet, duke treguar se Eblaitėt kanė pasur lidhje ekonomike dhe kulturore me kėto qytete. (4)

Njė detal i rėndėsishėm i parė nė kėto pllaka ishin emrat e regjioneve tė Sodomės dhe Gomorės, ku jetoi populli i Lutit. Ėshtė e njohur se Sodoma dhe Gomora ishin regjione nė bregun e Detit tė Vdekur, ku populli i Lutit jetoi dhe ku Profeti Lut kumtoi shpalljen e tij dhe ftoi popullin tė jetojė sipas vlerave fetare morale. Pėrveē kėtyre dy emrave edhe emir i qytetit Ira mi cili paraqitet nė ajetet e Kur'anit, ėshtė nė mesin e tyre nė pllakat e Eblės.

Aspekti mė i rėndėsishėm i kėtyre emrave ėshtė ai se pavarėsisht nga tekstet tė kumtuara nga profetėt, ata asnjėherė nuk janė paraqitur nė ndonjė tekst tjetėr. Kjo ėshtė njė dėshmi e rėndėsishme e dokumentuar qė tregon se profetėt qė e kanė kumtuar shpalljen e njė religjioni tė vėrtetė nė atė kohė kanė arritur nė ato vende. Nė njė artikull nė revistėn Reader's Digest ishte shėnuar se religjioni i Eblaitėve pėsoi ndryshime gjatė sundimit tė mbretit Ebrum, dhe njerėzit kishin filluar tė shtojnė prefikse emrave tė tyre pėr tė lartėsuar emrin e Zotit tė Gjithfuqishėm.

Premtimi i Zotit ėshtė i vėrtetė...

Historia e Eblės dhe pllakave tė saj tė cilat erdhėn nė dritė pas ca 4,500 faktikisht theksojnė njė tė vėrtetė tė madhe: Zoti dėrgoi tė dėrguar nė Ebla, sikurse dėrgoi tek ēdo popull, dhe ata i ftuan popujt e vet nė fe tė vėrtetė.

Disa popuj pranuan fenė qė u erdhi dhe kėshtu arritėn rrugės sė drejtė, ndėrsa tė tjerėt e kundėrshtuan porosinė e profetėve dhe preferuan jetė tė ligė. Allahu, Zoti i tė gjithė qiejve dhe tokės, dhe e gjithė asaj qė ėshtė mes tyre, shpallė kėtė fakt nė Kur'an:

Dhe me tė vėrtetė qė Ne kemi ēuar te ēdo Ummet (bashkėsi njerėzish, popull, komb) tė Dėrguar (duke shpallur): Adhuroni vetėm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit (gjithēka qė adhurohet pėrveē apo pėrkrah Allahut)." Pastaj pati prej atyre popujve tė cilėt Allahu i drejtoi, pati edhe tė tjerė tė cilėt e merituan dhe iu bė e pashmangshme rruga e gabuar. Udhėtoni pra nėpėr tokė dhe shihni se si ishte fundi i atyre tė cilėt pėrgėnjėshtruan tė vėrtetėn.
(Kur'an, 16:36)

-----------------------------------------------------------------------------------------------------

Referencat:

1) "Ebla", Funk & Wagnalls New Encyclopaedia, © 1995 Funk & Wagnalls Corporation, Infopedia 2.0, SoftKey Multimedia Inc.
2) Howard La Fay, "Ebla: Splendour of an Unknown Empire," National Geographic Magazine, December 1978, p. 736; C. Bermant and M. Weitzman, Ebla: A Revelation in Archaeology, Times Books, 1979, Wiedenfeld and Nicolson, Great Britain, pp. 184.
3) Bilim ve Teknik magazine (Science and Technology), No. 118, September 1977 and No. 131 October 1978
4) For detailed information, please see Harun Yahya's Miracles of the Qur'an.

 

www.popujtezhdukur.com
Na Shkruani