Si u shkatėrrua Adi
Nė Kuran thuhet se populli i Adit u shkatėrrua nėpėrmjet
njė "ere tė furishme", e cila zgjati 7 net dhe 8 ditė dhe
e shkatėrroi Adin krejtėsisht.
Adi pėrgėnjeshtroi (Hudin), por si ishte
ndėshkimi Im dhe paralajmėrimet e Mia?!
Ne dėrguam kundėr tyre njė erė tė furishme nė njė ditė ogurzezė
me fatkeqėsi tė pandėrprerė dhe ajo i flakte njerėzit si
tė ishin trupa hurmash arabe tė shkulura. (El-Kamer: 18
- 20)
Ndėrsa Adi u shkatėrrua nga njė erė e fortė
dhe e vrullshme, tė cilėn Ai e dėrgoi mbi ta pėr shtatė
net e tetė ditė pandėrprerė saqė mund t'i shihje njerėzit
tė flakur si tė ishin trungje hurmash arabe tė rrėzuara.
(El-Hakkah: 6 - 7)

Sot, rajoni ku jetoi Adi ėshtė mbuluar
nga duna ranore.
|
Edhe pse u paralajmėruan mė parė, njerėzit nuk
i kushtuan vėmendje kėtyre paralajmėrimeve dhe vazhdimisht
i refuzuan tė dėrguarit e tyre. Ata jetonin nė njė iluzion
tė tillė, saqė nuk mund ta kuptonin se ē'po ndodhte, kur
panė shenjat e shkatėrrimit, ndaj dhe vazhduan mohimin e
tyre.
Pastaj, kur ata e panė atė si njė re tė dendur
qė vinte drejt luginave tė tyre, thanė: "Kjo ėshtė njė re
qė do tė na sjellė shi!" Jo! Pėrkundrazi, ai ėshtė dėnimi,
pėr tė cilin ju kėrkuat tė shpejtohej! Njė erė qė sjell
njė ndėshkim tė dhimbshėm! (El-Ahkaf: 24)
Nė kėtė ajet thuhet se njerėzit
panė "renė" qė do t'u sillte atyre fatkeqėsi, por nuk mundėn
tė kuptonin se ē'ishte ajo dhe menduan se ishte njė re shiu.
Ky ėshtė njė tregues i rėndėsishėm pėr tė kuptuar se si
ndodhi fatkeqėsia. Njė ciklon qė ngre lart rėrėn e shkretėtirės
duket nga larg tamam si njė re shiu. Ka mundėsi qė Adi tė
jetė mashtruar nga ky pėrngjasim dhe kėshtu tė mos e ketė
vėnė re fatkeqėsinė. Doe jep njė pėrshkrim (i cili duket
se vjen si rezultat i eksperiencės profesionale) tė stuhive
tė rėrės: "Shenja e parė ėshtė njė mur dheu, i cili mund
tė jetė disa mijėra kėmbė i lartė. Ai ngrihet lart si pasojė
e rrymave tė forta qė ngrihen dhe pėrzihen nga njė erė mjaft
e fortė."27
I menduar si rrėnojat e Adit, Ubari ėshtė
mbuluar nga njė shtresė rėre disa metra e trashė. Me sa
duket, era e madhe e cila zgjati 7 net dhe 8 ditė, sipas
pėrshkrimit tė Kuranit, grumbulloi tonelata me rėrė mbi
qytet dhe i varrosi njerėzit tė gjallė nė tokė. Gėrmimet
e bėra nė Ubar tregojnė tė njėjtėn gjė. Revista franceze
"Ēa m'interesse" shkruan: "Ubari u varros nėn njė shtresė
rėre 12 m tė trashė pėr shkak tė njė stuhie."28
Dėshmia mė e rėndėsishme qė tregon se Adi u varros nga
njė stuhi rėre ėshtė fjala "ahkaf", e pėrdorur nė Kuran
pėr tė treguar vendndodhjen e Adit. Pėrshkrimi i pėrdorur
nė ajetin 21 tė sures El-Ahkaf ėshtė si vijon:
Kujto vėllain e Adit (Hudin), kur e kėshilloi
popullin e tij nė Ahkaf, ndėrkohė qė shumė tė dėrguar kanė
ardhur para dhe pas tij pėr t'i kėshilluar: "Mos adhuroni
asgjė tjetėr veē Allahut. Vėrtet qė unė kam frikė pėr ju
ndėshkimin e njė dite tė madhe."
"Ahkaf" nė arabisht do tė thotė duna rėre. Kjo fjalė ėshtė
shumėsi i fjalės "hikf", e cila do tė thotė njė dunė rėre.
Kjo tregon se Adi ka jetuar nė njė zonė me shumė duna rėre.
Sipas njė komenti fjala "ahkaf" e humbi kuptimin e saj "duna
rėre" dhe u bė emri i zonės ku jetoi Adi. Kjo nuk e ndryshon
faktin qė rrėnja e kėsaj fjale ka kuptimin "duna rėre",
por tregon se kjo fjalė ėshtė bėrė veēori e kėsaj zone pėr
shkak tė dunave tė shumta tė rėrės qė gjendeshin nė tė.
Shkatėrrimi qė pėsoi Adi prej njė stuhie rėre, e cila i
hidhte njerėzit "si trungje hurmash
arabe tė hedhura", duhet tė ketė zhdukur nė njė kohė
shumė tė shkurtėr tė gjithė njerėzit e Adit, tė cilėt deri
atėherė jetonin duke kultivuar toka pjellore dhe duke ndėrtuar
diga e kanale ujitėse. Tė gjitha fushat pjellore, kanalet
dhe digat u mbuluan nga rėra dhe i gjithė qyteti bashkė
me banorėt e tij u varrosėn tė gjallė nėn rėrė. Pas shkatėrrimit
tė popullit, shkretėtira pushtoi vendin dhe mbuloi gjithēka
pa lėnė asnjė gjurmė.
Si pėrfundim, mund tė thuhet se zbulimet arkeologjike dhe
historike tregojnė se Adi dhe qyteti i Iramit kanė ekzistuar
dhe janė shkatėrruar ashtu siē ėshtė pėrshkruar nė Kuran.
Vetėm nė sajė tė kėrkimeve tė fundit, rrėnojat e kėtij qyteti
janė zbuluar dhe janė nxjerrė pėrfundimisht nga rėra.
Ēdo njeri kur sheh kėto rrėnoja tė varrosura nė rėrė duhet
tė nxjerrė mėsim, ashtu siē theksohet dhe nė Kuran, i cili
tregon se populli i Adit devijoi nga rruga e drejtė pėr shkak
tė mendjemadhėsisė dhe tha: "Kush ėshtė mė i fortė se ne nė
fuqi dhe pushtet?" Nė fund tė ajetit thuhet: "A
nuk e shohin ata se Allahu, i Cili i krijoi, ėshtė mė i fortė
se ata nė fuqi dhe pushtet?" (Fusilet: 15) Njerėzit
duhet tė mbajnė mirė nė mendje kėtė fakt dhe tė kuptojnė
se mė i madhi dhe mė i fuqishmi ėshtė gjithmonė vetėm Allahu.
Kushdo qė pretendon tė kundėrtėn, ka hedhur hapin e parė
drejt humbjes sė madhe.
------------------------------------------------------------------------------
27 Brian Doe, "Southern Arabia",
Thames and Hudson, 1971, p. 21
28 "Ēa M'Interesse", Janar
1993
|