Populli i Adit dhe Ubarit, Atlanta e rėrėrave

Populli i Adit

Deri tani kemi parė se Ubari ka mundėsi tė jetė qyteti i Iramit i pėrmendur nė Kuran. Sipas Kuranit, banorėt e qytetit nuk e dėgjuan profetin Hud, i cili u transmetoi mesazhin e Zotit tė tyre dhe i paralajmėroi pėr njė dėnim tė tmerrshėm.

Identifikimi i popullit tė Adit, i cili ndėrtoi qytetin e Iramit, ka ngjallur gjithashtu shumė debat. Nė shėnimet historike nuk pėrmendet ky popull me njė kulturė kaq tė zhvilluar e as qytetėrimi qė ata kishin ngritur. Duket shumė e ēuditshme qė emri i njė populli tė tillė nuk gjendet nė shėnimet historike.

Arsyeja e mospėrmendjes ėshtė se kėta popuj jetonin nė Arabinė Jugore, e cila ishte mjaft larg prej popujve tė tjerė qė jetonin nė rajonin e Mesopotamisė dhe Lindjes sė Mesme. Kėshtu, ata kishin marrėdhėnie tė kufizuara me popujt e tjerė. Ėshtė diēka e zakonshme qė njė shtet, i cili njihet shumė pak, tė mos pėrmendet nė shėnimet historike. Nga ana tjetėr, ėshtė e mundur tė dėgjosh histori tė ndryshme pėr Adin, midis popujve tė Lindjes sė Mesme.

Arsyeja mė e rėndėsishme pse Adi nuk ka qenė pėrmendur nė shėnimet e shkruara ėshtė se shkrimi nuk ishte i pėrhapur nė atė kohė. Pra, mund tė mendohet se Adi krijoi njė qytetėrim tė konsiderueshėm, por ky qytetėrim nuk ėshtė pėrmendur nė shėnimet historike tė atyre qytetėrimeve qė mbanin dokumentacion. Nėse kjo kulturė do tė kishte ekzistuar pak mė gjatė, ndoshta sot do tė dihej mė shumė pėr kėta njerėz.

Pėr Adin nuk gjenden shėnime tė shkruara, por ėshtė e mundur tė gjesh informacione tė rėndėsishme rreth pasardhėsve tė tyre e kėshtu mund tė krijosh njė ide pėr kėtė popull nė sajė tė kėtij informacioni.

Hadramitėt, pasardhėsit e Adit

Vendi i parė ku mund tė kėrkohen gjurmėt e njė qytetėrimi tė mundshėm tė ngritur nga Adi ose nga pasardhėsit e tyre ėshtė Jemeni Jugor, ku ėshtė zbuluar Atlanta e Rėrės, Ubari, i cili njihet si "Arabia Fatlume" (Arabia Felix). Nė Jemenin Jugor kanė ekzistuar mė parė katėr popuj tė ndryshėm, tė cilėt quheshin nga grekėt "arabėt fatlumė". Ata janė hadramitėt, sebeinėt, mineanėt dhe katabeanėt. Kėta katėr popuj mbretėruan pėr ca kohė sė bashku nė territore tė ndryshme afėr njėra-tjetrės.

Shumė shkencėtarė bashkėkohorė thonė se Adi hyri nė njė periudhė transformimi dhe pastaj u rishfaq nė faqet e historisė. Dr. Mikail H. Rahman, njė studiues nė Universitetin e Ohaios, beson se populli i Adit ėshtė paraardhėsi i hadramitėve, njė prej katėr popujve qė jetuan nė Jemenin Jugor. Tė shfaqur rreth viteve 500 p.e.s., Hadramitėt janė mė pak tė njohurit midis popujve tė quajtur "arabėt fatlumė". Kėta popuj mbretėruan nė zonėn e Jemenit Jugor pėr njė kohė shumė tė gjatė dhe u zhdukėn tėrėsisht rreth viteve 240 e.s., pas njė periudhe tė gjatė dekadence. Emri i hadramitėve lė tė kuptosh se ata mund tė jenė pasardhėsit e Adit. Shkrimtari grek Plini, qė ka jetuar nė shekullin e tretė p.e.s., e pėrmend kėtė fis si Adramitai - qė do tė thotė Hadrami.23 Pjesa e fundit e emrit grek ėshtė njė prapashtesė e emrit "Adram". Kjo menjėherė tė sjell ndėrmend se ky emėr mund tė jetė njė deformim i emrit Ad-i Iram tė pėrmendur nė Kuran.

Gjeografi grek, Ptolemeu (150-100 p.e.s.), e paraqet jugun e Gadishullit Arabik si vendi ku jetoi populli i quajtur Adramitai. Kjo zonė ka qenė njohur deri vonė me emrin Hadrameut. Kryeqyteti i kėtij shteti, Sheb'ua, gjendej nė perėndim tė luginės sė Hadrameutit. Sipas shumė legjendave tė hershme, varri i profetit Hud, i cili ishte dėrguar te populli i Adit, gjendet nė Hadrameut.

Njė faktor tjetėr, i cili konfirmon mendimin se hadramitėt janė vazhdimi i Adit, ėshtė pasuria e tyre. Grekėt i cilėsonin hadramitėt si "raca mė e pasur nė botė". Shėnimet historike thonė se hadramitėt kishin pėrparuar shumė nė kultivimin e njė bime tė veēantė (frankincene) aromatike, e cila ishte njė nga bimėt mė me vlerė tė kohės. Ata kishin zbuluar dhe zgjeruar pėrdorimin e saj. Prodhimi i tyre bujqėsor i kėsaj bime ishte shumė herė mė i lartė sesa prodhimi i saj nė ditėt tona.

Ajo qė ėshtė zbuluar nga gėrmimet e bėra nė Sheb'ua, e cila njihet si qyteti i hadramitėve, ėshtė shumė interesante. Nė kėto gėrmime, tė cilat filluan nė 1975, ishte shumė e vėshtirė pėr arkeologėt tė arrinin rrėnojat e qytetit pėr shkak tė dunave tė mėdha tė rėrės. Zbulimet e arritura nga fundi i gėrmimeve ishin mahnitėse. Qyteti antik ishte njė nga zbulimet mė interesante tė bėra deri atėherė. Ai kishte shtrirjen mė tė madhe se tė gjitha vendbanimet e tjera tė Jemenit antik dhe pallatet e tij shquheshin pėr njė ndėrtim me tė vėrtetė tė mrekullueshėm.

Ėshtė shumė e logjikshme tė mendosh se hadramitėt e kanė trashėguar kėtė epėrsi arkitekturale prej paraardhėsve tė tyre, popullit tė Adit. Profeti Hud, duke paralajmėruar popullin e Adit, thotė:

Pėrse ndėrtoni ndėrtesa madhėshtore nė ēdo vend tė lartė, pa pasur nevojė?
Pėrse ndėrtoni pėr vete pallate madhėshtore, a thua se do tė jetoni nė to pėrgjithmonė? (Esh-Shuara: 128-129)

Njė tjetėr karakteristikė interesante e ndėrtesave tė zbuluara nė Sheb'ua ishin kolonat e punuara me kujdes. Kolonat e zbuluara nė Sheb'ua dukej se ishin tė vetmet nė zonė, pasi ishin tė rrumbullakta dhe tė rregulluara nė formė rrethi, ndėrsa nė tė gjitha vendet e tjera tė Jemenit deri tani janė zbuluar kolona katrore monolite. Populli i Sheb'uas duhet ta ketė trashėguar stilin arkitektural prej stėrgjyshėrve tė tyre, Adėve. Fotius, njė patriark grek-bizantin i Kostandinopojės, nė shekullin IX e.s., bėri studime tė gjera mbi arabėt e jugut dhe aktivitetet e tyre tregtare, sepse ai kishte nė dorė dorėshkrimet e vjetra greke qė nuk ekzistojnė mė sot dhe veēanėrisht librin e Agatharachide (132 p.e.s.) qė kishte tė bėnte me Detin e Kuq. Fotius thotė nė njė prej artikujve tė tij: "Thuhet se ata (arabėt e jugut) kanė ndėrtuar shumė kolona tė mbuluara me ar e argjend. Hapėsirat midis kėtyre kolonave kanė pamje tė mrekullueshme."24

Megjithėse deklarata e mėsipėrme e Fotiusit nuk u referohet drejtpėrsėdrejti hadramitėve, ajo jep njė ide tė mirėqenies dhe mjeshtėrisė sė arabėve tė asaj zone nė ngritjen e kėtyre ndėrtesave. Shkrimtarėt klasikė grekė, Plini dhe Straboni, pėrshkruajnė kėto qytete si "qytete tė zbukuruara me tempuj tė bukur dhe pallate".

Kur sjellim ndėrmend se banorėt e kėtyre qyteteve ishin pasardhėsit e Adit, kuptohet qartė pse Kurani e quan vendin ku jetonte Adi si "Irami me shtylla tė larta" (El-Fexhr: 7).

Burimet dhe kopshtet e Adit

Sot, peisazhi qė do tė haste mė shpesh dikush kur udhėton nė Arabinė Jugore, janė shkretėtirat e gjera. Shumica e vendeve, me pėrjashtim tė qyteteve dhe krahinave qė tani vonė janė pyllėzuar, janė tė mbuluara me rėrė. Kėto shkretėtira kanė ekzistuar pėr qindra dhe ndoshta pėr mijėra vjet.

Nė Kuran ėshtė dhėnė njė informacion interesant nė njė nga ajetet qė flasin pėr Adin. Ndėrsa paralajmėronte popullin e tij, profeti Hud u tėrhoqi vėmendjen pėr burimet dhe kopshtet, me tė cilat Allahu i kishte begatuar:

"Kini pra, frikė Allahun dhe dėgjojini fjalėt e mia.
Kini frikė Allahun, i Cili ju ka dhėnė tė mirat qė ju i dini.
Ai ju ka dhėnė begati e fėmijė, kopshte e burime.
Unė kam frikė pėr ju ndėshkimin e njė dite tė madhe." (Esh-Shuara: 131 - 135)

Por, siē e vumė re edhe mė parė, Ubari, i cili mendohet tė jetė qyteti i Iramit, si dhe tė gjitha vendet e tjera ku mund tė ketė qenė vendbanimi i Adit, sot ėshtė krejtėsisht i mbuluar nga shkretėtira tė gjera. Atėherė pėrse Hudi pėrdori njė shprehje tė tillė ndėrsa paralajmėronte popullin e tij?

Pėrgjigja fshihet nė ndryshimin e kushteve klimatike me kalimin e kohės. Shėnimet historike tregojnė se kėto sipėrfaqe, tė cilat janė kthyer nė shkretėtirė tani, dikur kanė qenė shumė pjellore dhe tė gjelbėruara. Disa mijėra vjet mė parė, njė pjesė e madhe e zonės ishte e mbuluar me sipėrfaqe tė gjelbėruara dhe burime, pikėrisht ashtu siē thuhet nė Kuran. Kėto pasuri shfrytėzoheshin nga banorėt e zonės. Pyjet e zbusnin klimėn e ashpėr dhe e bėnin atė mė tė pėrshtatshme pėr jetesė. Shkretėtirat ekzistonin, por nuk zinin njė sipėrfaqe kaq tė gjerė si sot.

Nė Arabinė Jugore janė zbuluar tė dhėna tė rėndėsishme nė zonat ku jetoi Adi, tė cilat mund tė hedhin dritė mbi kėtė temė. Banorėt e kėsaj zone pėrdornin njė sistem ujitės shumė tė zhvilluar. Kjo ujitje ka shėrbyer pėr njė qėllim tė vetėm, bujqėsinė. Nė ato zona, tė cilat sot nuk janė tė pėrshtatshme pėr jetesė, njerėzit dikur kultivonin lloje tė ndryshme bimėsh.

Pamjet satelitore kanė shfaqur gjithashtu njė sistem tė gjerė kanalesh dhe digash tė lashta qė pėrdoreshin pėr ujitje pėrreth zonės me emrin Remle es-Seb'atajan, e cila ėshtė vlerėsuar se mund tė furnizonte 200.000 njerėz.25 Doe, njė nga studiuesit qė drejtonin kėrkimet, ka thėnė: "Kaq pjellore ishin zonat pėrreth Maribit, saqė dikush mund tė pėrfytyronte se dikur e gjithė zona midis Maribit dhe Hadrameutit ishte e kultivuar."26

Shkrimtari klasik grek Plini e ka pėrshkruar kėtė zonė si shumė pjellore dhe tė hijeshuar me male tė pyllėzuara, lumenj dhe hapėsira tė tėra pyjesh tė pakalueshme. Nė mbishkrimet e gjetura nė disa tempuj antikė pranė Sheb'uas, kryeqytetit tė hadramitėve, ėshtė shkruar se kafshėt gjuheshin nė atė zonė dhe disa prej tyre bėheshin kurban. Tė gjitha kėto tregojnė se kjo zonė dikur ishte e mbuluar me toka pjellore, njėlloj siē ishte e mbuluar dhe me shkretėtira.

Shpejtėsia me tė cilėn shkretėtira mund tė pėrparojė mund tė shihet nė disa kėrkime tė kohėve tė fundit tė bėra nga Instituti Smithsonian nė Pakistan, ku bėhet e ditur se njė zonė e njohur si pjellore nė mesjetė ėshtė kthyer nė shkretėtirė rėre me duna 6 m tė larta. U zbulua se shkretėtira pėrparonte mesatarisht 15 cm nė ditė. Me kėtė shpejtėsi, rėra mund tė gėlltiste edhe ndėrtesat mė tė larta dhe t'i mbulonte si tė mos kishin ekzistuar kurrė. Kėshtu, gėrmimet qė u bėnė nė Tima tė Jemenit nė vitin 1950 u mbuluan pothuajse plotėsisht pėrsėri. Gjithashtu, ėshtė njė fakt i njohur qė dikur piramidat egjiptiane ishin tėrėsisht tė varrosura nėn rėrė dhe u zbuluan vetėm pas gėrmimeve qė zgjatėn pėr njė kohė tė gjatė. Shkurtimisht mund tė themi se ėshtė shumė e qartė qė zonat e njohura si shkretėtira sot mund tė kenė patur pamje tė ndryshme nė tė kaluarėn.

---------------------------------------------------------------------------------

23 Nigel Groom, "Frankincense and Myrrh", Longman, 1981, fq. 81
24 Shih mė sipėr, fq. 72
25 Joachim Chwaszcza, Yemen, 4PA Press, 1992
26 Shih mė sipėr

 

www.popujtezhdukur.com
Na Shkruani