Populli i Adit dhe Ubarit, Atlanta e rėrėrave

Ndėrsa Adi u shkatėrrua nga njė erė e fortė dhe e vrullshme. Tė cilėn Ai e dėrgoi mbi ta pėr shtatė net e tetė ditė pa ndalur, saqė mund t'i shihje njerėzit tė flakur sikur tė ishin trungje hurmash tė hedhur! A mund tė gjesh ndonjė prej tyre tė mbetur? (El-Hakkah: 6 - 8)

Njė tjetėr popull i zhdukur qė pėrmendet nė sure tė ndryshme tė Kuranit ėshtė Adi, i cili pėrmendet pas popullit tė Nuhut. Allahu dėrgoi te ky popull profetin Hud, i cili e ftoi popullin e tij, ashtu siē kishin bėrė edhe profetėt e tjerė, qė tė besonin dhe tė adhuronin vetėm Allahun pa i bėrė shokė. Njerėzit reaguan armiqėsisht kundrejt Hudit. Ata e akuzuan se ishte i nxituar, i padrejtė dhe se pėrpiqej tė ndryshonte sistemin qė kishin vendosur stėrgjyshėrit e tyre. Nė suren Hud tregohet me hollėsi gjithēka qė ndodhi midis Hudit dhe popullit tė tij.

Popullit tė Adit i dėrguam vėllain e tyre, Hudin. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun! Nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė pėrveē Tij. Ju nė tė vėrtetė nuk bėni gjė tjetėr veēse shpifni!
O populli im, unė nuk ju kėrkoj asnjė shpėrblim pėr mesazhin qė ju transmetoj. Shpėrblimin e kėrkoj vetėm prej Atij qė mė krijoi mua. A nuk kuptoni?
O populli im, kėrkoni falje prej Zotit tuaj dhe pendohuni, nė mėnyrė qė Ai t'ju dėrgojė shi tė bollshėm dhe t'ua shtojė mė tepėr fuqinė tuaj. Ndaj mos e ktheni shpinėn dhe mos u bėni mohues."
Ata i thanė: "O Hud, Ti nuk na solle asnjė provė bindėse, ndaj dhe ne nuk do t'i lėmė zotat tanė pėr shkak tė thėnies tėnde dhe nuk do tė tė besojmė.
Ne mendojmė se disa nga zotat tanė tė kanė sjellė kėtė tė keqe (ēmendurinė)." Ai u tha: "Unė kam Allahun si dėshmitar; dėshmoni dhe ju se unė nuk kam asnjė lidhje me ata (idhuj) qė ju adhuroni nė vend tė Allahut. Ndaj thurni komplote kundėr meje dhe mos mė jepni afat.
Unė mbėshtetem tek Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj! Ēdo gjė e gjallė i nėnshtrohet plotėsisht sundimit tė tij. Nuk ka dyshim qė Zoti im ėshtė i drejtė.
Edhe nėse ktheni shpinėn, unė e kam shpallur mesazhin me tė cilin jam dėrguar te ju. Zoti im do tė bėjė qė njė popull tjetėr t'ju trashėgojė dhe ju nuk mund t'i bėni asnjė dėm. Me tė vėrtetė qė Zoti im ruan gjithēka.
Kur erdhi vendimi Ynė, Ne me mėshirėn Tonė e shpėtuam Hudin bashkė me besimtarėt dhe i ruajtėm nga njė dėnim i rreptė.
Kėshtu ishte Adi, i cili hodhi poshtė provat e Zotit tė tij dhe nuk iu bind tė dėrguarve, por ndoqi urdhrat e njerėzve kryelartė e kokėfortė.
Ata u pėrcollėn me mallkim si nė kėtė botė ashtu dhe nė Ditėn e Kijametit. Populli i Adit e mohoi Zotin e tij. I mallkuar dhe i shkatėrruar qoftė Adi, populli i Hudit. (Hud: 50 - 60)

Njė sure tjetėr ku pėrmendet populli i Adit ėshtė sureja Esh-Shuara. Nė kėtė sure janė theksuar disa nga karakteristikat e Adit. Nė tė thuhet se njerėzit e Adit zotėronin mjeshtėrinė e ndėrtimit tė ndėrtesave tė larta, tė cilat i ndėrtonin nė kodra dhe male, duke shpresuar se do tė jetonin atje pėrgjithmonė.

Pėrveē kėsaj ata bėnin vepra tė kėqija dhe ishin arrogantė e brutalė. Kur Hudi u tėrhoqi vėmendjen, ata i thanė se fjalėt e tij ishin "pėrralla dhe legjenda tė kota tė tė parėve". Ata ishin shumė tė sigurtė se asgjė nuk do t'u ndodhte:

Edhe populli i Adit i pėrgėnjeshtroi tė dėrguarit.
Kur vėllai i tyre, Hudi, u tha: "Pėrse nuk i frikėsoheni Allahut?
Unė jam njė i dėrguar i besueshėm pėr ju.
Kini pra, frikė Allahun dhe dėgjojini fjalėt e mia.
Unė nuk ju kėrkoj asnjė shpėrblim pėr mesazhin qė po ju transmetoj. Shpėrblimin e kėrkoj vetėm prej Atij qė mė krijoi mua.
Pėrse ndėrtoni ndėrtesa madhėshtore nė ēdo vend tė lartė, pa pasur nevojė?
Pėrse ndėrtoni pėr vete pallate madhėshtore, a thua se do tė jetoni nė to pėrgjithmonė?
Pėrse kur merrni diēka, pėrdorni forcėn dhe bėheni tiranė?
Kini pra, frikė Allahun dhe dėgjojini fjalėt e mia.
Kini frikė Allahun, i Cili ju ka dhėnė tė gjitha tė mirat qė ju i dini.
Ai ju ka dhėnė begati e fėmijė, kopshte e burime.
Unė kam frikė pėr ju ndėshkimin e njė dite tė madhe."
Ata i thanė: "Pak rėndėsi ka pėr ne nėse na kėshillon apo jo.
Kjo kėshillė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pėrrallė e shpikur nga tė parėt.
Ne kurrė nuk do tė ndėshkohemi."
Kėshtu, ata e pėrgėnjeshtruan atė, ndaj dhe Ne i shkatėrruam. Me tė vėrtetė kjo ėshtė njė provė e qartė, megjithatė shumica e tyre nuk janė besimtarė.
Zoti yt ėshtė me tė vėrtetė i plotfuqishėm dhe mėshirėplotė! (Esh-Shuara: 123 - 140)

Populli qė shprehu armiqėsi ndaj Hudit dhe u rebelua ndaj Allahut u shkatėrrua. Njė furtunė rėre e tmerrshme e zhduku Adin, sikur tė mos kish ekzistuar kurrė.

Zbulimet arkeologjike nė qytetin e Iramit

Populli i Adit

Rrėnojat e qytetit tė Ubarit, ku jetonte populli i Adit, janė zbuluar diku pranė brigjeve tė Omanit.

Nė fillim tė viteve 90' u shfaqėn disa artikuj nė gazetat mė tė njohura tė botės qė deklaronin se "qyteti i humbur i legjendės arabe u zbulua", "qyteti arab legjendar u zbulua", "Atlanta e rėrave - Ubari". Ajo qė e bėri mė intrigues kėtė zbulim arkeologjik ishte fakti se ky qytet ėshtė pėrmendur nė Kuran. Shumė njerėz, tė cilėt deri atėherė mendonin se populli i Adit, i treguar nė Kuran ishte njė legjendė ose se vendi i tyre nuk do tė gjendej kurrė, nuk mund ta fshihnin habinė e tyre pas zbulimit tė kėtij qyteti, i cili ishte pėrmendur vetėm nė gojėdhėnat e beduinėve dhe pėr kėtė arsye ngjalli interes shumė tė madh.

Ishte Nicholas Clapp, njė arkeolog amator, i cili zbuloi kėtė qytet legjendar tė pėrmendur nė Kuran.19 Duke qenė njė arabofil dhe prodhues i njė filmi dokumentar qė ka marrė disa ēmime, Clapp kishte ndeshur njė libėr shumė interesant gjatė studimit tė historisė arabe. Ky libėr ishte "Arabia Felix", i shkruar nga studiuesi anglez Bertram Thomas, nė 1932. "Arabia Felix" ishte emėrtimi romak i pjesės jugore tė Gadishullit Arabik, i cili sot pėrfshin Jemenin dhe pjesėn mė tė madhe tė Omanit. Grekėt e quanin kėtė zonė "Arabia Eudaimon", ndėrsa dijetarėt arabė tė mesjetės e quajtėn "El-Jemen es-Seide".20

Tė gjithė kėta emra do tė thonė "Arabia Fatlume", sepse populli qė jetoi nė atė zonė nė kohėt e hershme njihej si populli mė me fat nė atė kohė. Por cila ishte arsyeja e njė emėrtimi tė tillė?

Fati i tyre i mirė qėndronte nė vendndodhjen e tyre strategjike, e cila ndihmonte qė ajo zonė tė ishte pikė ndėrmjetėse nė tregėtinė e erėzave dhe piperit midis Indisė dhe vendeve tė tjera nė veri tė Gadishullit Arabik. Pėrveē kėsaj, njerėzit qė jetonin nė kėtė zonė prodhonin rrėshirė aromatike nga pemė tė rralla. Duke qenė shumė e preferuar nga komunitetet e lashta, kjo bimė pėrdorej nė ritet e ndryshme fetare. Nė ato kohė ajo ishte e vlefshme tė paktėn sa ari.


Gėrmimet e bėra nė Ubar.

Studiuesi anglez Thomas i pėrshkroi me hollėsi kėto fise "fatlume" dhe deklaroi se ai kishte zbuluar gjurmėt e njė qyteti tė lashtė tė ndėrtuar nga njėri prej kėtyre fiseve.21 Ky ishte qyteti i njohur me emrin "Ubar" nga beduinėt. Nė njėrin prej udhėtimeve qė ai bėri nė zonė, beduinėt qė jetonin nė shkretėtirė i kishin treguar disa gjurmė tė vjetra dhe i kishin thėnė se ato gjurmė tė ēonin drejt qytetit tė lashtė tė Ubarit. Thomas, i cili tregonte shumė interes pėr kėtė ēėshtje, vdiq para se ta pėrfundonte studimin e tij.

Clapp, pasi lexoi atė qė kishte shkruar studiuesi anglez Thomas, u bind pėr ekzistencėn e qytetit tė humbur tė pėrshkruar nė atė libėr. Pa humbur shumė kohė, ai nisi studimin e tij.

Ai u pėrpoq tė provonte ekzistencėn e Ubarit me dy mėnyra. Sė pari, ai zbuloi gjurmėt pėr tė cilat beduinėt thonin se kishin ekzistuar. Nė tė njėjtėn kohė bėri pėrpjekje qė tė siguronte nga NASA pamjet satelitore tė zonės. Pas njė pėrpjekjeje tė gjatė, ai arriti tė bindte autoritetet pėrkatėse qė tė merrnin fotografitė e zonės.22

Clapp vazhdoi tė studionte dorėshkrimet e hershme dhe hartat nė bibliotekėn Huntington, nė Kaliforni. Qėllimi i tij ishte tė gjente hartėn e zonės. Pas njė kėrkimi tė shkurtėr, ai gjeti njė hartė tė vizatuar nga gjeografi greko-egjiptian Ptolemeu nė vitin 200 e.s. Nė hartė tregohej vendndodhja e njė qyteti tė vjetėr tė zbuluar nė zonė si dhe rrugėt qė tė ēonin nė kėtė qytet.


Shumė vepra arti dhe monumente tė madhėrishme janė ngritur dikur nė Ubar, ashtu siē tregohet dhe nė Kuran. Sot vetėm rrėnojat e mėsipėrme kanė mbetur.

Ndėrkaq, ai mori lajmin se fotografitė ishin marrė nga NASA. Nė fotografi mund tė dalloheshin disa gjurmė karvanesh, tė cilat ishin vėshtirė tė dalloheshin nga toka, por mund tė shiheshin nė tėrėsi nga qielli. Duke krahasuar kėto fotografi me hartėn e vjetėr qė kishte nė dorė, Clapp mė nė fund arriti nė pėrfundimin qė po kėrkonte: gjurmėt nė hartėn e vjetėr korrespondonin me gjurmėt nė fotografitė e marra nga sateliti. Destinacioni pėrfundimtar i kėtyre gjurmėve ishte njė vend i gjerė, i cili dikur duhet tė kishte qenė njė qytet.

Mė nė fund, vendndodhja e qytetit legjendar, i cili kishte qenė subjekt i historive tė transmetuara gojarisht nga beduinėt, u zbulua. Pas disa kohėsh, gėrmimet filluan dhe rrėnojat e njė qyteti tė lashtė nisėn tė zbuloheshin poshtė rėrės. Kėshtu, ky qytet i humbur u pėrshkrua si "Atlanta e Rėrės, Ubari".


Vendi i qytetit tė Adit u zbulua nėpėrmjet fotografive tė marra nga kapsula spaciale.
Nė foto shigjeta ėshtė drejtuar drejt Ubarit, ku kryqėzoheshin rrugėt e karvaneve.

1. Para gėrmimeve, Ubari mund tė shihej vetėm nga hapėsira.
2. Pas gėrmimeve u zbulua njė qytet i varrosur 12 metra nė tokė.

Cila ishte prova qė provonte se ky ishte qyteti i popullit tė Adit, i cili pėrmendet nė Kuran?

Qė nga momenti kur rrėnojat nisėn tė zbuloheshin nga toka, u kuptua se ato i pėrkisnin Adit dhe shtyllave tė Iramit tė pėrmendura nė Kuran, sepse midis ndėrtesave qė u nxorėn nga toka u gjendėn kullat e pėrmendura nė mėnyrė tė veēantė nė Kuran. Njė pjesėtar i skuadrės sė kėrkimit qė kryesonte gėrmimet, dr. Zarins, deklaroi se kullat ishin njė nga veēoritė karakteristike tė Ubarit dhe meqė nė Kuran ėshtė pėrmendur se Irami kishte kulla ose shtylla, atėherė kjo ishte prova mė e fortė se vendi qė ata kishin zbuluar ishte Irami, qyteti i Adit. Kurani na tregon pėr Iramin si mė poshtė:

A nuk e ke parė se ē'bėri Zoti yt me Adin dhe me Iramin me shtylla tė larta? Si ata nuk ėshtė krijuar askush mė parė nė tokė? (El-Fexhr: 6 - 8)

-----------------------------------------------------------------------

19 Thomas H. Maugh II, "Ubar, Fabled Lost City, Found by LA Team", The Los Angeles Times, 5 Shkurt 1992.
20 Kemal Salibi, "A History of Arabia", Caravan Books, 1980
21 Bertram Thomas, "Arabia Felix: Across the 'Empty Quarter' of Arabia", New York: Schrieber's Sons 1932, fq. 161
22 Charlene Crabb, "Frankincense", Discover, Janar 1993

 

www.popujtezhdukur.com
Na Shkruani